back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Gjimnazi i Malsisë së Gjakovës duhet të marrë emrin e profesor Rexhep Krasniqit – nga Saimir Kalbaj

Gazeta

Prof. Dr. Rexhep Krasniqi (1906-1999)
Prof. Dr. Rexhep Krasniqi (1906-1999)
Gjimnazi i Malsisë së Gjakovës
duhet të marrë emrin e profesor Rexhep Krasniqit
nga Saimir Kalbaj
Para pak vitesh u çel një debat në rrjete sociale
lidhur me ndryshimin e emrit të gjimnazit “Asim Vokshi”
në Malsinë e Gjakovës – Tropojë.
Asokohe dhe sot i përmbahem idesë
se ky gjimnaz duhet të marrë emrin e profesor Rexhep Krasniqit.
Rexhep Krasniqi u birësue qysh 8-vjeç nga Bajram Curri pasi mbeti jetim në katundin Koçanaj të Malsisë së Gjakovës.
Deri sa ndërroi jetë, baca Bajram e quajti gjithmonë “djali i shpirtit”
Pas mbarimit té arsimit fillor, Bajram Curri e çon Rexhep Krasniqin në gjimnazin e Shkodrës.
Në vitin 1919-ë kur studionte në këtë gjimnaz, Krasniqi bahet pjesë e ekipit të futbollit “Vllaznia” .
Rexhep Krasniqi dhe familja e Bajram Currit (1938)*
Rexhep Krasniqi dhe familja e Bajram Currit (1938)*
I pari malsor futbollist.
Pas mbarimit të gjimnazit, Bajram Curri ia mundëson vijimin e studimeve të larta né Austri.
Rexhep Krasniqi doktoron në Histori- Filozofi duke mbrojtur tezën “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”.
Udhëheqës të punimit pati Dr. Karl Potsch, drejtor i Institutit Ballkanik në Vjenë, një nga njohësit ma të mirë të çështjeve ballkanike
I pari malsor doktor i shkencave, i pari që dokumenton vendlindjen e tij në një punim shkencor në një institucion prestigjoz të arsimit në Evropë.
Në Shqipni punon si profesor në gjimnazin e Gjirokastrës.
Profesor Rexhep Krasniqi me mbesën e Jeronim De Radës në një katund arbëresh
Profesor Rexhep Krasniqi me mbesën e Jeronim De Radës në një katund arbëresh
Në vitin 1941 emërohet nga Ernest Koliqi si drejtori i parë i liceut “Sami Frashëri” në Prishtinë, lice në të cilin përhapën dijen dhe frymën atdhedashëse mendjet e ndritura të Kosovës si profesorët Gjon Serreqi, Ymer Berisha, Adem Gllavica apo Ahmet Gashi i cili kishte drejtue për dy dekada “Normalen e Elbasanit”.
Ishte e para shkollë e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë.
Një personalitet si Rexhep Krasniqi do të ishte i denjë dhe për emërtime universitare, ndërkohë që emërtimi i gjimnazit të Malsisé së Gjakovës – Tropojës me emrin e tij do të ishte minimumi i nderimit për një shqiptar e malsor të ditur e patriot që i dha shumë kombit të tij.
Në foto: Profesor Rexhep Krasniqi me mbesën e Jeronim De Radës në një katund arbëresh.

*Fotografi e vitit 1938: nga e majta – ulur: Imer Musli Krasniqi, zonja Sherife Bajram Curri dhe zonja Saime Imer Krasniqi, me djemtë e Imerit në prehën – Bestarin dhe Fatosin. Në këmbë: dy vajzat e Bajram Currit – Hajria dhe Ganimeti dhe mes tyre, Rexhep Musli Krasniqi, i adaptuar nga Bajram Curri. (arkivi Idriz Lamaj, 3 dhjetor 2019)

Marrë nga muri i FB, Saimir Kalbaj, 14 tetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.