Konferencë e CIA-s me UDB-në mbi Shqipërinë…16. Mars. 1953
Material Top Sekret: Vetëm për Zyrtarët Amerikanë
16. Mars. 1953
Memorandum për: Zëvendës Drejtorin (Planifikimet)
Subjekti: Konferenca e CIA-s – UDB-së mbi Shqipërinë
1.Bashkëngjitur keni për informacionin Tuaj një kopje të raportit të Konferencës së mbajtur në Beograd më 16-17 Shkurt 1953, ndërmjet tre përfaqësuesve të UDB-së dhe dy të CIA-s (emri i fshirë) dhe nënshkruesi, mbi Shqipërinë.
2.Përfaqësuesit e CIA-s u pritën me një përzemërsi të veçantë. Mbledhja ishte miqësore dhe u zhvillua në një mënyrë të qetë.
Përfaqësuesit e UDB-së, edhe pse u paraqitën me emra të rremë, ishin në nivele të larta dhe kishin njohuri të veçanta mbi Shqipërinë, duke e bërë këtë takim shumë të vlefshëm.
3.Axhenda e takimit përfshinte përllogaritjen e situatës në Shqipëri nga të dyja palët, një diskutim mbi faktorët më të rëndësishëm që influencojnë Shqipërinë, si dhe një vështrim mbi ndihmat e ndërsjella në shkëmbimin e informacioneve.
4.UDB-a përshkroi pikat e dobëta të regjimit aktual në Shqipëri si më poshtë:
a)Izolimi i Shqipërisë nga Jugosllavia
b)Humbja e pavarësisë së Shqipërisë ndaj BS
c)Shfrytëzimi ekonomik sovjetik
d)Probleme ekonomike si rezultat i mbajtjes së një ushtrie shumë të madhe
e)Ndasia midis Veriut dhe Jugut
f)Spastrimet në Parti
g)Lufta midis Hoxhës dhe Shehut
h)Emigracioni shqiptar në Jugosllavi
Si pika të forta të regjimit të Tiranës, UDB-a përmendi si më poshtë:
a)Lidhja e fortë ideologjike që mbajnë anëtarët e partisë me revolucionin.
b)Fakti që Partia është përgjegjëse për çlirimin e Shqipërisë dhe për ndryshimet e mëdha ekonomiko-sociale.
c)Reforma agrare, ku mbi 70 mijë familje kanë marrë tokë.
d)Reaksioni i madh i sloganeve “Vdekje komunistëve”, i përdorur nga komiteti “Shqipëria e Lirë”.
e)Demoralizimi i njerëzve karshi masave drastike të ndërmarra.
f)Mungesa e një rezistence të organizuar brenda vendit.
g)Moszhvillimi i rezistencës brenda Partisë.
h)Fakti që e gjithë rezistenca është e organizuar nga jashtë Shqipërisë dhe e lidhur ngushtë me shërbimet inteligjente të huaja, të cilat interpretohen si agresion i huaj dhe kërcënim i vazhdueshëm i pavarësisë së integritetit të Shqipërisë.
i)Lidhja e fortë e forcave të armatosura dhe Partisë.
j)Besnikëria e fshatarësisë, e cila konsiston në një forcë shumë të rëndësishme në mbrojtjen e vendit.
(Marrë nga Muri i fb i Kastriot Myftarajt “Një këshillë miqësore për Auron Taren…” 20 janar 2014, materiali është si koment i Auron Tares)