Kohë barbarësh…
dokument nga arkivat e komunizmit
Në maj 1947 udhëheqja e Partisë Komuniste u dërgoi një letër komiteteve të partisë në qarqe për përjashtimin nga partia të Sejfulla Malëshovës dhe të merrte mendimet e antarëve.
Shprehjet e komunistëve kundër tij ishin nga më ekstremet. Komunistët e qarkut të Durrësit, megjithëse Liri Belishova i sqaroi se Sejfullai nuk ishte shpallur tradhëtar, por oportunist, shpreheshin me urrejtje të madhe. Një pjesë e komunistëve të qarkut të Beratit, psh, kërkonin vrasjen e tij. Ja disa prej shprehjeve të tyre të nxjerra në evidencë dhe të firmosura nga ish ministri i jashtëm Reis Malile…
-Pse të mos e përjashtojnë, partia nuk ka se si përfiton nga aji!
-Kur u bënë zgjedhjet e Frontit në Rroskovec reaksionarët gjithmonë Sejfullanë kishin në gojë…
-Pikëpamjet e Sejfullajit – pikpamje trockiste…
-Nga ç’shtresë vjen – intelektual i dobët…
-Nji njeri që vepron si Trockist, duhet hedhur poshtë…
-Ka qenë njeri i ditur, ka ikur me mendime të shtrembërta…
-Ky duhet futur në burg ose ta vrasim…
-Është e kotë ta hajë bukën…
-Ne kishim shpresë që aji ta udhëhiqte popullin. Minoj klasën e ulët, aji të qitet jashtë se atë udhë do të ndjeki. Partia duhet të marrë masa të rënda kundër tij.
-Ai një dorë e kishte në brumë e një dorë në miell…
-Të ruajmë rradhët tona…
-Letra e Komitetit Qendror të jetë eksperiencë për neve që të jemi vigjilentë.
-Gabimi më i madh ka qenë se ai nuk ka pranuar gabimet…
-Ai është Trockist, të qitet jashtë…
-Ta ruajmë partinë tonë.
-Nji anëtar partie në Kuçovë, me inat të madh, i kuqur në fytyrë pa pritur që të mbaronte letra tha: Ai duhet zhdukur në çast e ta mbulojmë me dhè të gjallë…
-Ai është i papërmirësueshëm, meriton gjysmën e lekut, kështu shkon dhe s’kthehet më…
-Ai tashti do të egërsohet më shumë, duhet të hidhet poshtë i poshtri!
-Ai do plumbin…
-Unë s’i besoj më atij. Aji do të lidhet me reaksionin.
-Ai do të lidhet me reaksionin o vëlla… Ai do hedhur i gjallë në bitum.
-T’ia presim mishin me gërshërë…
-Pse nuk e. hodhe jashtë që në fillim, kur donte të bënte këto.
-Ai duhet të zhduket, të futet në gropën e çimentos…
Për Komitetin Qëndror Reis Malile (vula firma)
Marrë nga Muri i FB, Xhaferr Sadiku, 17 tetor 2024