Gjuha shqipe ternôcjanole
Sula Fajës m’ Korçë…*
Se kôm lé e jôm bô kaqi sa jôm, s’ma ka pas pré kaptina nej herë qi do t’u bojshe taksamledhs! Ene çer taksamledhsi?! Me t’môrë mënì ene gurêt e kalldrômit! Bababa!
S’ká mô keq se ishte me qenë taksambledhs!
Ene ku se?! M’Korçë! Aqe s’t’a ipshin i fé meteliku! Po menebare ù s’kôm qenë taksambledhs hyqymeti po taksamledhs gazete! Taksamledhs mrapamets gazete… Rrishe gjith’ ditën tuu pá axhakët e shtremët të Korçës. Se si rrishin ashtu shtremët as ù s’e di! Hele njoni aty afër Mojestikut, si me qenë Torre Pisa…
S’t’ipshin pare me kopilat! Gjithfarsoj shejtonlliqesh sajojshin kur i kërkojshe paret qi i kishin nel borxh gazetës: “S’ká lé dilli halaa!” – m’thô njôni, “Ke ardhë pa lé dilli…!” Po aqe s’léte dilli nej herë… Njôni, pa u sagëlldis hiç thò: “U kòm dasht ta kthej gazetën po s’kom pasë pulla me ja vá përcipër!!
“M’terezi e paske ne ti…” i thosh.
-A di me kënuu ti me? – i thosh njônit qi s’dote me m’pagùu.
-Ç’ne o! Si o s’di të këndoj?!
-Aferim! Po me paguu pse s’dike ti?
I qetër, memúr gjinkastrali, “hik”, tho, “se po qe se nelni për dallarin t’em, ju çoj me telegrafe…!
-Allahallaa! I vetmi qeka ne ky – thosh.
Po pa s’nelëm?
S’pa duu me ju kallxuu nji ka nji xhevapet e korçarve, jo, se t’gjithë kshtú imi ne… po desha me ju dëftyy i gjosen qetër mo me rònsi! Mer jom bò me torb me ‘i turist hingliz qi kishte gjezdis gjithë Shqipninë, ene dite shqip. U e njofta për mó parë se ishte hingliz, se njifen shpejt zotfale… ene ju avita, ene i fola amalikònçe. “Çere jé ti? – m’tho mû, – Amelikon a?”
“Jo mer jo! – i thosh una, – jôm Shiptár prì Lanabregsi.
-Si mre Shqiptar?! Po pse s’fol shqip ti me? – m’u kthyy shqip ai múu!!
-Po ku e dishe ù se di shqip ti me?
-Po ene mes me ditë! T’hujët qi vin ktu ke ju kòn lazëm, ene duhet t’mësojn shqip qi t’merren vesht me juu. E kur t’dilni ju m’Avropë, folni avrapjònçe pa deshët! Ú kòm kënúu m’libra qi ju ini nocianolista! I thuni vetes shqiptar ene s’folni shqip!
U bosh hazër me i sillë m’karrike kresë, po hem s’ma mate hem menojshe se kishte hak…!
Ka do qi kòm shkùu m’Shqipni, se m’foli jeri shqip, po fronçesçe, xhermonçe, taljonçe hinglizçe! Po ju qeki terrnocjanola fare! Emnat e ytelve t’gjithë Shqipnisë, më t’shumtat jon avropjònçe: M’Shkodër, ytel Park eq.; Tirònë, Kontinental, Terrnacional, Roma, Berlin Paris… (Lanabregas). Ktu m’Korçë: Pallas, Minerva, Majestik, Kristal, eqera. Magazinat e diqonet emnat po ashtu: Lluks, Universale, Argus eqera. Faqetat e dahonit: Diamant, Mignon, Rrekord, eq. E taksirati mo i mòdh òsht se ene emnat e juj kini zone me i shkruu me ka dy shkrôja hisoj: ss, gg, pp, ye, ts, (e dini vetë ju..) Gut-baaj…
Ene hiku hinglizi tuu zgërdhii dhòmët…!
Vallahi u fëlliqa, se kishte hak! E pa deshët me i fërtetuu llafet e hinglizit shkoni m’Bulevenecet se dohiçkulturat s’e folin ‘i llafe shqip. M’Kursal Frònçeze, Kontinental – Taljònçe. Shko me blé nej sen ke diqonxhiu t’thet: Gracia; rrugës shoqishoqit: Adio! T’jemë ù… i vêj xhezá t’mòdhe kti farsoj mileti!
Botuar në gazetën “Java” 1937
*Sula Fajës – është pseudonimi i gazetarit Xhemal Farka
Marrë nga Muri i Fb Zenita Farka, 16 nëntor 2023