Ndahet nga jeta në SHBA gazetari dhe shkrimtari Agim Xh. Dëshnica
Është ndarë nga jeta në Wilmington, Massachusetts në SHBA në moshën 91 vjeçare gazetari dhe shkrimtari Agim Xh. Dëshnica.
Deshnica ishte nga qyteti i Beratit dhe gjatë kohës së regjimit komunist familjae tij ka qënë e përndjekur. Që në moshë të re Agimi i është kushtuar letërsisë duke lëvruar poezinë dhe tregimin.
Agim Xh. Dëshnica është marrë edhe me gazetari dhe ka qënë bashkëpunëtor i gazetës “RD” prej shumë vitesh.
Marrë nga gazetës “RD”, 26 nëntor 2024
Jo, Poetët nuk vdesin!
Fritz Radovani në përkujtim të Agim Xh. Dëshnicës
Jo, jo, as Agim Dëshnica s’ka ndrrue jetë!
Agim Dëshnica ishte poet, shkrimtar, përkthyes, atdhetar i flaktë e mbi të gjitha një historian i përsosun.
Tek portreti i Agimit gjithnjë kishte data të paharrueshme!
Mbi të gjitha ishte data që i ambëlsonte Portretin e Agimit,
i jepte pamjen e Burrit Atdhetar dhe i vezullonte sytë që i shndrisnin si dy yje!
Agimi asht një Portret i Përjetshëm për të gjithë ata që e kujtojnë sot atë, kur fliste për Gjergj Kastriotin dhe betejat e tij të paharrueshme!
E kush nuk e kujton Atë?
Ky pra ishte Agim Dëshnica i Shqipnisë sonë!
Me respekt Fritz Radovani.
Melbourne, 27 Nandor 2024