back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Shfrimet e një prodhuesi të vajit të ullirit

Gazeta

Berat - Ulliri 2000. vjeçar
Berat – Ulliri 2000. vjeçar
Shfrimet e një prodhuesi të vajit të ullirit

“Shumë njerëz kur më pyesin për çmimin e vajit tim të mirë nga bujqësia organike e çertifikuar, s’më pyesin kurrë për koston… mendojnë se është bërë njësoj si në foto!

Për të bërë vajin e Ullirit:
Duhet së pari të blesh një copë tokë
duhet të debatoni me fqinjin tuaj për kufijtë
duhet të blini edhe disa rrënjë ulliri
duhet t’i mbillni dhe të dini si t’i mbillni.
duhet edhe të presësh disa vite
duhet të blesh edhe një traktor
po duhet të blini edhe disa mjete
ju duhet t’i plehëroni ata çdo vit
duhet t’i krasitni dhe të dini t’i krasitni çdo vit
duhet t’i mblidhni edhe degët e prera
duhet t’ia hiqni edhe “këlyshkat”
duhet t’ua pastroni tokën disa herë në vit
ju duhet të shpenzoni para edhe te mekaniku
duhet të shpresoni që mos të ngrijë apo të bjerë breshër
duhet të shpresosh që të mos e kapë “miza”
ju duhet t’i mblidhni ullinjtë çdo vit
duhet gjithashtu t’i mbledhni edhe kokrrat që bien përtokë
duhet të mbani rrjeta, shkallë dhe makina
duhet ta ngarkosh e ta shkarkosh traktorin
duhet të shkosh te mulliri i vajit për bluarje
duhet të kalosh edhe natën aty te fabrika e vajit
duhet t’i blini edhe kanaçet e vajit
duhet ta paguani mullirin
duhet ta ruani atë “në errësirë”
duhet të mburresh edhe në bar se sa shumë vaj të ka dhënë për kuintal…
Ajo që në të vërtetë s’duhet, sepse s’është e mundur, që ta blini vajin që ndodhet në tryezën tuaj me 2,90 € litri.
Por ju, që keni vendosur ta blini atë, s’mund të mos i bëni vetes disa pyetje rreth asaj çka keni brenda në shishe!!”

Vaji i ullirit, në trajtë humori
Vaji i ullirit, në trajtë humori

Marrë nga Magna Grecia – Calabria

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.