
Ekumenizmi dhe Primati i Ri
nga Bashkim Abazi
“Nuk i dihet puna sillet,
Sot vranët, nesër kthillet…”
At Gjergj Fishta
Vdekja e Kryepeshkopit Anastas shtron çështjen e zgjedhjes së një primati të ri. Sipas statutit të Kishës Ortodokse Shqiptare, zgjedhja e Kryepeshkopit bëhet nga Sinodi i Shenjtë, i përbërë nga mitropolitë në pushtet:
Astios Bakalbashi – Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës;
Ioann Pelushi – Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit, Voskopojës; Dimitrios Dikbasanis – Mitropoliti i Gjirokastrës; Nikolla Hyka – Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit; Antonios Merdani – Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.
Ekumenizmi – si një lëvizje dhe doktrinë teologjike – ka lindur për ribashkimin dhe unifikimin e besimeve të krishtera në Tokën e banuar, mbi trininë (Ati, Biri, Shpirti) si dhe të parimeve të para të ekzistencës së shenjtë. Përçarja – skizma më e madhe është ajo ndërmjet Kishës së Kostandinopojës dhe Kishës së Romës e v.1054 si edhe ajo ndërmjet Katolicizmit dhe Protestantizmit të shek. XVI me Martin Luterin – Gjermani. Të dyja, për shkaqe politike e fetare, kanë sjellë ndryshime në interpretimin e mësimeve të fesë dhe në praktika të ndryshme të jetës së krishterë.
Jo vetëm interesat shqiptare, të kishave të tjera vendore, por edhe Patriarkana e Konstandinopojës dhe e Moskës do të përfshihen në zgjedhjen e Primatit të ri.
Roli dhe ndikimi i Kostandinopojës në ringjalljen e Kishës Shqiptare në v. 1990-të – pas shkatërrimit total nga diktatura komuniste në vitin 1967 – siguroi Autoqefalinë dhe Kishën – Nënë të Shqipërisë.
Në vitin 1992, me sugjerimin e Patriarkut Bartolomeu, Anastasi u zgjodh kryepeshkop. Kryepeshkopi Anastas ishte një nga kritikët më pakompromis të krijimit të Kishës Ortodokse të Ukrainës. Ai bëri thirrje për një Këshill Pan-Orthodhoks për këtë çështje dhe shprehu vazhdimisht mbështetjen për përndjekjen e saj. Sinodi i Kishës Shqiptare ngriti kundërshtimet më të argumentuara në lidhje me legjitimitetin kanonik të shugurimit dhe legalizimin e skizmatikëve ukrainas.
Marrëveshja Berisha-Janullatos, antikombëtare dhe antikishtare midis shtetit shqiptar dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u bë me ligj në vitin 2009-të, njohu dhe ligjëroi statutin e ri antikombëtar dhe antisinodik të KOASH (2006) dhe ngriti kultin shkombëtarizues të
Kryepeshkopit Janullatos. Ai hoqi nga Statuti i vitit 1950, nenet që mbronin kishën kombëtare, të qeverisur sipas traditës kanonike ortodokse:
-U kufizua juridiksioni i KOASH vetëm brenda Shqipërisë, duke ia kaluar diasporën shqiptare, kishës greke. U shfuqizuan nenet: për zëvendësimin e Kryepeshkopit në rast paaftësie shëndetësore; për kontrollin dhe disiplinimin e Kryepeshkopit në rast shkeljeje; për procesin e zgjedhjes së kryepeshkopit; u hoqën kompetencat e Sinodit, duke ia kaluar të gjitha Kryepeshkopit, si përfaqësuesi i vetëm ligjor i komunitetit ortodoks “para çdo autoriteti e pushteti” dhe si i vetmi që ka kompetencën e komunikimit dhe kungimit me patrikanat dhe kishat e tjera autoqefale.

Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë u privatizua dhe u personalizua me statut, duke i dhënë kryepeshkopit gjithë lirinë dhe hapësirën për ta kthyer kishën tonë kombëtare në ambasadën de facto të Greqisë në Shqipëri.
Të kërkojmë falje për idhujt apo idiotësinë e idhujtarisë?
Pas ratifikimit të marrëveshjes antishqiptare, u shtua egërsisht përdorimi i gjuhës greke në gjithë Shqipërinë, nisi hapja e shkollave greke, shumëfishimi i varrezave ushtarake në jug të vendit…
Anëtarët nënshkrues të deklaratës së Sinodit vunë në dyshim veprimet e Patriarkanës së Kostandinopojës në Ukrainë; ata nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Simpatia ndaj Kostandinopojës midis hierarkëve shqiptarë – faktori kombëtar, i cili shpesh luan një rol më domethënës sesa respektimi i kanunit – pothuajse është e përjashtuar. Kandidati për Primatin e Kishës Shqiptare, me etni greke është vetëm Mitropoliti Dimitros i Gjirokastrës. I lindur më 1940-të.
Faktor tjetër kundër ndikimit të Patriarkanës së Kostandinopojës është polemika rreth shugurimit të Arkimandrit Theofan (Koya), në vitin 2023, në kishën e Shën Gjergjit, të drejtuar nga Kryepeshkopi Elpidofor. Sinodi i Kishës Shqiptare e kundërshtoi me forcë shugurimin, duke e etiketuar Theofanin si skizmatik. Për shkak të refuzimit të njohjes së kishës ukrainase, Kryepeshkopi Elpidophoros dhe Patriarku Bartolomeu nuk i vlerësuan kundërshtimet e Sinodit Shqiptar.
Ndikim kanë edhe deklaratat e klerikut Arkimandriti Romanos (Anastasiadis): “Anastasios i Shqipërisë në moçalin e “botës ruse”, një “rojtar i Kishës Ruse” që refuzon të njohë kishën e Ukrainës. Thirrja për faljé e Sinodit të Kishës Shqiptare u refuzua dhe Sinodi i Patriarkanës së Kostandinopojës heshtì.

Klima aktuale kishtare – në njohjen e OCU – do të përtypë edhe ndikimin e rëndësishëm të Kostandinopojës, Moskës dhe autoriteteve të tjera në zgjedhjen e Primatit vijues në Shqipëri. Si do të udhëtojë në të ardhmen Kisha Ortodokse Shqiptare; a do të jetë i prirur Primati i ri drejt marrëdhënieve më të ngushta me Kostandinopojën; si do të jenë politikat e mëvonshme të Kishës Shqiptare në marrëdhëniet me Kishat e tjera Lokale – përfshi çështjen e Ukrainës – do të shfrytëzohet për rishikimin e pozicionit të saj dhe të primatit të ri.
Ndodhemi në një moment kritik për fatin e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe pozicionin e saj brenda Ortodoksisë Botërore.
Ikja e Kryepeshkopit Anastas shënon fundin e një epoke për Kishën Ortodokse Shqiptare. E shenjtë dhe e përkorë është jeta e individit real dhe familja. Mjaft me idhuj dhe idhujtari! E kemi damkosur Shqipërinë e kryqëzuar me vijën vertikale Xarë, Fikas, Tiranë, Mirditë, Shkodër (kalaja e Rozafës kishë-xhami) dhe vija horizontale Durrës, Tiranë, Korçë (në rend metrik me Kisha Autoqefale, Kisha Katolike, Xhamia e Madhe, Teqeja Bektashiane).
Le të shpresojmë vetëdijen fanolisté dhe jo verbërinë e ekumenizmit të krishteré; arkmorti shugurues dhe simboli i kishës është mjerim i filozofisë së fesë dhe politikës arriviste, ai do të na kushtojë tragjikisht nesër.
Shqiptarë, dilni nga varret (At F. Cici).
BA 29 janar, 2025
PhD
PS: Foto është artefakt epiriot i zbuluar në trojet thesprotase.