back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Letër nga goc’e Tiranës (Gazeta Korça, 3 dhjetor 1909)

Gazeta

Veshja qytetare tiranse
Veshja qytetare tiranse

Letër nga goc’e Tiranës

(Gazeta Korça, e enjte, 3 dhjetor 1909)

***
“Urime për gazetën Korça. Kur kënova në fletët të ndershme “Korça” letrën me firmën “Belkis” niva  nji gëzim të paprashëm në zemrën teme. Kët gëzim nuk mu rrite pa e rrëfy, po mora penën e fillova me shkru; çar me shkru, nuk po dishe prej ati gëzimit të modh, kur sheh nji gocë Shqyptare kështu, nji letër të bukur, me fjalë të flakta, si mos të gëzohet robi. Po! Po! Fort lipset të gëzohet se kombi i vorfën Shqyptar pat ardh më nji shkall të poshtën në kohën e sundimit të kuq të Hamidit se i pat lidh gjuhën e ambël e i pat lan në errsinë. Prej këti shkaku Shqyptarët e vorfën patën met nër kom të armiqve: Grekët më nji an dojshin t’i bojshin Shqyptarët grek, më tjetrët Serbët luftojshin për dëshirat e veta e përnej Shqyptari dita qi vite shkojte në psherëtim. Funi i shkallës poshtën osht humja e kombësisë fare; po desh Zoti doli nji zo nga Resnija dhe pështoj, jo vetëm kombin Shqyptar po gjithë kombet qi rrojn nën Turqi. Ky za i rrebët, qi doli nga Resnija e pështoj kombin ton nga rreziku e i tha Shqyptarvet: Çohi prej kti gjumi, se Kombi i Juej osht i nerum, po juve ju ka pru despotizma m’kët shkall të poshtën. Ne Shqyptarët e vorfën u zgjum dhe i murëm vesht armiqt. Disa rob të fëlliq fillun me than: “Harfet bervala të latinit të prishin besën. (Është fjala për alfabetin latin), Kjo fjalë dilte prej gojës të disave, qi luftojshin – jo për atdhen – por për dëshinat e poshtna të vetat. Sado qi kta të marrë luftun ta mshihnin të drejtën prap sun fitun gjo. Sun fitun gjo se e drejta pra, po e drejt osht. Mos të menohen ata rob kot! Se ata qi luftojn kshtu për dëshinat do të përmenen gjithnji me nji emën të lig. E pra, kur osht kshtu, i lutemi të gjith Shqyptarvet t’a hekin prej vete dëshinën e poshtën të vetën dhe t’i hidhen punës mamëdheut, qi mos të meret nër kom prej armiqve, po të përparoj si kombet e tjera. Ne shqyptarët duhet të përpiqna ma fort se gjith kombet, se neve si kur dihet, ja ka pas pru dhespotizma më nji shkall të poshtër fort, po nashti o detyra e Shqiptarvet të punojm dhe të hekim dor nga dëshirat e poshtna se ata qi po luftojn; po i shohin që po fylliqen. Për mirsinë e mamdheut le t’i mrojm të drejtat e kombit ton, se me rrena nuk shtohet bota, ne ata qi thon që të prishin fenë harfet e latinit të hekin dor, se mesin të fëlliqun. E zgjata fjalën, po më falni se dëshira e modhe qi kom për gjuhën amtare më shtyni të shkruj kto fjal”.
***
Ky shkrim u mor nga arkivat e gazetës Korça… shkrim i një vajze tironase, e cila u mbështet, duke ju përgjigjun një letre t’mëparshme të vajzës së Mahmud Pashë Elbasanit, Belkises. Belkisja pak kohë më parë kish botu në këtë gazetë një shkrim duke i banum thirrje vajzave shqiptare të ndihmojnë me dashurinë e një femre lëvizjen për mëvetësim.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.