back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Duke përkujtuar 7 prillin… e 75 viteve më parë Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Duke përkujtuar 7 prillin… e 75 viteve më parë

nga Klodi Stralla

“...Më 7 prill 1939, në mëngjes herët,
shpërtheu lufta epike e popullit tonë kundër invadorëve italianë.
Në këtë luftë, të pabarabartë dhe të egër,
pata fatin edhe unë të marr pjesë me baterinë time, 75/27 mm, tip Krupp model 1906,
që pas shumë peripecive munda ta sjell e ta vendos në kodrat e Moisive,
në Durrës, përbri baterisë (kundërdetare) bregdetare të sabotuar nga oficerët italianë e ata vendas…”
Gaqo Mosko, luftëtar i orëve të para kundër pushtimit fashist.
.
Durrës... 7 prill 1939
Durrës… 7 prill 1939
Ky shkrim modest i kushtohet djalit të Korçës, oficerit të Altilerisë mbretërore, Gaqo Mosko, që me armë në dorë iu kundërvu zbarkimit italian në Durrës, në 7 prillin e 1939-ës, ku mbeti edhe i plagosur. Gjesti i tij patriotik në përmbushje të detyrës, e nderon qytetin tonë dhe mbetet simbol krenarie për më të rinjtë dhe kujtesë për autoritet lokale dhe historiografinë tonë që figura të tilla të mos lihen në haresë.
Ja si e përshkruan atë ngjarje Gaqo Mosko në “Ditarin” e tij:
“Më 7 prill 1939, në mëngjes herët, shpërtheu lufta epike e popullit tonë kundër invadorëve italianë. Në këtë luftë, të pabarabartë dhe të egër, pata fatin edhe unë të marr pjesë me baterinë time, 75/27 mm, tip Krupp model 1906, që pas shumë peripecive munda t’a sjell e t’a vendos në kodrat e Moisive, në Durrës, përbri baterisë (kundërdetare) bregdetare të sabotuar nga oficerët italianë e ata vendas”
Por kush ishte Gaqo Mosko?
Gaqo Mosko, ose siç e thërrisnin në rini Gjergji, lindi në Korçë, më 16 dhjetor 1906. Daja i tij Odhise Piastro morri pjesë me armë në dorë në çetën e Qamil Panaritit dhe Spiro Bellkamenit, ku ra deshmor në luftimet e përgjakshme të Orman-Çifligut. Gjyshi i tij nga nëna, Koli Piastro u vra në përpjekje me rebelët xhonturq. Daja tjetër i tij, Sotir Piastro, nën qeverimin e Th. Gërmenjit, të 1916-ës, u zgjodh kryetar i Bashkisë të Korçës.
I rritur pra në këtë ambient patriotik, Gaqo Mosko u pajis me një edukatë e ndjenjë të lartë atdhetarie. Pasi kreu shkollën fillore të qytetit të lindjes, vazhdoi studimet në Liceun Kombëtar frëng dhe me bursë shteti studio në Athinë, në Akademinë ushtarake “Elvepidhon” dhe mandej u specializua në Itali ne Degën e artilerisë.
Në prag të pushtimit fashist, kapiteni i ushtrisë mbretërore, nën komandën e majorit Abaz Kupi, u bëri trupave italiane një rezistencë të madhe në Durrës, duke hapur zjarr mbi flotën italiane të zbarkimit, ku mbeten disa të vrarë dhe të plagosur, midis të cilëve edhe ai vetë.
Me pushtimin italian të Shqipërisë largohet jashtë atdheut dhe kthehet pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, duke u rreshtuar në formacionet partizane si komandant i artilerisë i Grupit Operativ për Qarkun e Korçës. Por si shumë e shumë shokë te tij, bashkëluftëtarë të orëve të para, pas çlirimit ai u bë viktimë e persekutimit politik dhe u dënua me 15 vjet burg nga diktatura komuniste. Mbas vuajtjes të dënimit deri sa doli në pension, shërbeu si specialist gjeometër topogjeodezist në qytetin e Lushnjës. Ndrroj jetë në shkurt 1989.
Me sa kam dijeni, bashkeshortja e tij ka ndruar jetë, ndërsa vajza e tij e vetme, Kostandina jeton në Tiranë, dhe është mikja ime në Fb.
Gaqua ishte njeri sistematik dhe shënimet për luftën i sistemoi në “Ditarin” e tij, ku përshkruan me hollësi vende, njerëz dhe mjete që u përdorën për të përballuar rezistencën antifashiste.
7 prilli i 1939-ës, në historinë tonë, do të mbetet një ngjarje tragjike pushtimi, që ndërpreu dhunshëm procesin gradual të shtetndërtimit dhe formësimit të kombit tone, të filluar nga Mbreti Zog që në 1924.
Në këtë 79 vjetor të kësaj ngjarje të shënuar historike, që shënoi të parën rezistencë antifashiste me armë të shqiptarëve në Ballkan, ndjehem i privilegjuar që të kujtoj me respekt dhe mirënjohje jetën dhe veprën e Gaqo Moskos, djalit të Korçës, që padrejtësisht, deri më sot, është lënë në harresë të plotë.

.
(Marrë nga Muri i fb. Klodi Stralla 7 prill 2014)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.