back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Të jetë rastësi apo diçka më tepër? nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Të jetë rastësi apo diçka më tepër? nga Klodi Stralla

“Çmimi Nobel” është një çmim ndërkombëtar i përvitshëm, të cilin Akademia e Shkencave të Suedisë, jua akordon individëve që kanë kryer zbulime apo vepra të një rëndësie madhore me ndikim në jetën dhe përparimin e njerzimit. Ky çmim mban emrin e shkencëtarit Alfred Nobel, të cilin historia e njeh si shpikësin e dinamitit. Në vitin 1895, ai vendosi një shumë të konisderueshme hollash që do t’u akordoheshin njerëzve të shquar, për t’i inkurajuar ata materialisht dhe shpirtërisht ata në punën e tyre fisnike. Kur u dha për herë të parë, në vitin 1901, ky çmim përfshinte Fizikën, Kiminë, Mjekësinë, Letërsinë dhe Paqen, dhe duke filluar nga viti 1969, u përfshi edhe Ekonomia.
Këtë çmim, deri sot e kanë marrë 855 individë, po ajo që desha të theksoj është fakti se 197 prej këtyre fituesve ose 23 % e tyre janë me origjinë ebre. Ndonse ebrejtë në botë janë më pak se 14 milion njerëz dhe përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë të saj, fituesit ebrej rezultojnë si më të sukseshmit e botës… ose të përcaktuar si fitues janë si më poshtë:
30 individë ose 41 % të çmimeve në ekonomi,
57 individë ose 28 % në mjekësi,
53 individë ose 26 % në fizikë,
35 individë ose 19 % në kimi,
13 individë ose 13 % në letërsi dhe
9 individë ose 9 % për paqe.

Simboli i ebraizmit
Simboli i ebraizmit

E thënë më shkoqur, ebrejtë me 1/400 e popullsisë të botës, zotërojnë 1/4 e çmimeve Nobel të akorduara deri më sot!
Kjo statistikë të detyron të ndalesh dhe t’i japësh një shpjegim më racional një dukurie të tillë. Vetë ebrejtë e kanë të thjeshtë përgjigjen: ata vazhdimisht e theksojnë se janë. “Populli i Zgjedhur i Zotit”, por ne të tjerët, që duam një shpjegim më racional të fakteve, nuk besoj se mund ta pranojmë kaq lehtë përgjigjen e tyre.
Unë, për vete, kam këtë shpjegim: Ebrejtë, për më se 2000 vjet, që kur u shkatërrua Tempulli i Solomonit prej romakëve, në vitin 70 pas Krishtit, nuk kanë pasur një atdhe të tyre, por kanë jetuar si të huaj në gjirin e shumë popujve të tjerë dhe shpesh janë parë e trajtuar prej tyre me përbuzje dhe si qytetarë të dorës të dytë.
Për efekt mbijetese, Bibla e tyre (Torahu) ju mësonte se vetëm zotërimi i Dijes dhe Parasë do të ishin instrumente që do t’ju siguronin të ishin të dobishëm dhe të pazvendësueshëm në gjirin e shoqërive ku jetonin. Familja e tyre, ruante me fanatizëm lidhjet e gjakut, martesat brenda grupit, fenë e të parëve dhe përkushtimin ndaj komunitetit, duke qenë edhe faktori vendimtar që kultivoi tek femijët e tyre, tipare të tilla si vrojtimi i mprehtë, mendimi kritik dhe shpirti i lirë krijues i qenies njerëzore. Për ta, Bibla (Testamenti i Vjetër) nuk ishte thjesht një tekst fetar dogmatik, si Ungjilli i kristianëve apo Kurani i muslimanëve, por Ai ishte njëherazi Histori, Moral dhe Mësim nga përvoja mijvjeçare e popullit ebre, në kërkim të “Tokës së Premtuar”…

Dorshkrime Ebraike gjetur ne Detin e Vdekur
Dorshkrime Ebraike gjetur ne Detin e Vdekur

Edhe ne shqiptarët kemi dy laureatë të çmimit Nobel – Nënë Terezën për paqen, dhe Ferid Muratin në mjekësi. Mbase mund të kishim edhe të tjerë, por ajo që na kontraston me ebrejtë është mungesa e kohezionit tonë social dhe e dëshirës për t’u drejtuar nga bashkëatdhetarët tanë më të aftë e më të përkushtuar. Kjo, para së gjithash, ka shkaqe historike dhe kulturore. Ndonëse, me retorikë propagandistike dhe demagogjike, flasim çdo ditë për reforma në arsim, në kulturë, në shkencë apo në ekonomi, por në realitet shpesh preferojmë ta sigurojmë mirëqenien tonë nga veprimtari të paligjshme (kujtoni drogën, fallsifikimet, trafiqet e kohëve të fundit), në vend të punës me djersën e ballit; preferojmë të pajisemi me diploma false, në vend të dijeve të vërteta shkencore; preferojmë të kryejmë punë shkel e shko, ne vend të punëve cilësore; preferojmë të udhëhiqemi nga individë të korrupruar dhe jo profesionistë, shpesh duke u shitblerë vota, në vend të përzgjedhjes së personaliteteve të afirmuara në profesionet e tyre; preferojmë të bëjmë kritizerin për punën e të tjerëve, në vend që të ofrohemi me përkushtim për të dhënë kontribute publike edhe vullnetare.
Ja pra, të gjitha këto ebrejtë i kanë ndryshe nga ne, sepse ata, që të vegjël, edukohen që t’i duan me pasion punët dhe profesionet… si rezultat edhe përparimin e tyre dhe të vendit që i përkasin…
Marrë nga muri i Fb. i Klodi Strallës 13 maj 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.