Armata e spiujve… Imazh
Poezi nga Gjosho Vasija (jo vetëm humor)
“Po u tregojsha mbramë fëmijve
se çka ndodhi n’Urë të Thive!!
Nji spiju i armat’s shqiptare
që spiunonte edhe pa pàre
nga që e kish ftyrën zumpare,
kishte ardhë që n’shtatë sahati
e xanë vend n’fund t’nji pallati,
hapë dy veshët si zagar
se diçka liviz n’kat të parë…
“…Te kjo shpijë nji mende e ligë
e çon radjon n’Amerikë,
e ma vonë i vijnë do shokë
se çka s’flitet kokë më kokë,
më që sot çdo fjalë që thohet
regjistrohet dhe dorzohet,
kshtu që shoku i Sigurimit
kto’ i nisë n’fusha t’vorrimit
ndërsa mu m’jep flet lavdrimit…!”
N’sa spiuni po mendon,
edhe gjoja gazetë lexon,
nji voglush n’katin e tretë,
ftyrën zbe e synin fjetë,
me do pshesha te nji safë,
nji tubë çelsa vàrë në qafë,
nxuer nga fundi i pantallonit
nji vintil, si punë bibronit,
mbasi mirë iu pshtet ballkonit
holli pishin prej vintilit,
aty poshtë në formë t’currilit
edhe fill ai uji i nxehtë
gjysa n’krye, gjysa n’gazetë.
Seç u hodh “djalli” n’hava,
tue vikatë, tue pshtye e shà,
preku kryet, krejt qullinë,
i muer erë, doli urinë,
por mbi t’gjitha kish randsi
se ka pshurrë n’fotografi
dy udhëheqsat dalë n’Rusi
njeni kakë e me mustakë,
tjetri brrakë e nanën shakë.
Seç shpërthej gazi i tre fmijve
për kte ngjarje t’Urës s’Thive,
bile ai ma’i vogli djalë
seç e mbylli me kto fjalë:
“Due ta puthi njatë fëmijnë,
që spiunin dhe partinë
na
i vaditi me urinë!”