back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

13 piknisje për jetën… nga Gabriel Garsia Marquez

Gazeta

Gabriel Garcia Marquez
Gabriel Garcia Marquez

 13 piknisje për jetën…

nga Gabriel Garsia Marquez

***
Të dua… jo për at çka je ti, po për at çka jam unë kur jam me ty!

***
Asnji njeri n’botë s’i meriton lotët e tu, pse ai që i meriton s’ka me lejue kurrë që ti t’përlotesh!

***
Fakti që dikush s’të dashuron njashtu si ti dëshiron, s’do me thanë që ti t’mos dashurosh me krejt forcën e shpirtit tand!

***
Mik i vërtetë asht ai që të merr përdore dhe ta ndjen zemrën…

***
Mënyra ma e shëmtueme me e ndje mungesën e dikujt, asht me qenë krejt pranë tij dhe me e dijtë që s’ke me e pasë kurrë tandin…

***
Mos hiq dorë kurrë prej buzqeshjes, as atëherë kur të jeshë tejet e trishtë… S’i dihet… dikush mundet me u dashurue bash me buzqeshjen tande!

***
Ndoshta për botën je thjesht nji person, po mos harro se: për ndonji person ti mundesh me qenë krejt bota!

***
Mos ia dhuro kohën askujt që s’asht i gatshëm me ta dhurue edhe ai kohën e vet ty…

***
Ndoshta vetë Zoti e ka dishrue me njoftë shumë persona të gabuem, para se me njoftë personin e duhun… pse ma së fundi kur ti ta kesh njoftë atë… ta dish se je e shpërblyeme…

***
Mos qaj pse diçka që merr fund… Qesh… pse shyqyr që ajo ma s’fundi ka ndodhë…

***
Ka me qenë gjithnji dikush që t’ban vërejtje… E vetmja gja që duhet ba asht të vazhdosh me pasë besim dhe të jeshë e vëmendshme ndaj kujdo që ia dhuron besimin për të dytën herë…

***
Shëndrrohu në nji person gjithnji e ma t’mirë dhe sigurohu mirë ta dish se kush je para se me njoftë dikend tjetër… dhe prit që ai person ta kuptojë se kush je…

***
Mos u rropat shumë mbas fatit në jetë, pse gjanat ma të bukura ndodhin atëherë kur askush s’i pret…

Përktheu Jozef Radi 2013

Marc Chagall - Dashuria për jetën....
Marc Chagall – Dashuria për jetën….

 

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.