[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=TGtWWb9emYI[/youtube]
Hymni i Botërorit Brazil – 2014
Projekt ligj i Botërorit Brazil – 2014
Ky projektligj vlen vetëm për gratë e gjithë atyre që janë tifozë futbolli, dhe në mënyrë taksative kërkohet prej tyre të zbatojnë këto detyra:
1-Gjatë 30 ditëve të Botërorit pulti i tv-së u takon burrave, vetëm burrave dhe askujt tjetër
2-Para çdo ndeshje, te tavola e vogël sallës të jenë mjetet e nevojshme për mbarëparjen e ndeshjes si pop-corn, birra, verë, pije freskuese në fund të fundit edhe llallë se bashku apo ato që disa i quajnëë meze
3-Të ndalohet bisede apo pyetje që besdis apo ngacmon personin ose personat që janë përqëndruar te shikimi i ndeshjes
4-Ndalohet në mënyrë absolute kalimi para tv-së gjatë shikimit të ndeshjes, dhe nëse është i domosdoshëm një veprim i tillë të kryhet këmbadoras, barkas, ose me zvarritje
5-Kur bëhet gol për skuadrën që bën tifo personi që ka telekomandën lejohet ngritja e zerit në maksimum si dhe jeni të lutur t’u bashkangjiteni britmave të gëzimit.
6-Në të kundërt nëse skuadra për të cilen Ai bën tifo humbet të mos i flitet me gojë, të mos shqetësohet nëse nuk e zë gjumi deri të nesërmen…
Ky ligj ka hyrë në fuqi me datë 12 qershor 2014… po që mund të shtyhet fuqia e tij edhe për evenimente të tjera të kësaj natyre…
Përshtatur nga Muri i Fb… Shoqëria Durrsake
Nji natë e zezë Shna Ndou për Demat e Kuq…
Në Grupin B ishin përballë Demat dhe Portokajtë
Mbas nji penalltie te realizuar nga Alonso erdhi nji gol i jashtzakonshëm nga Van Persi pak sekonda para mbarimit te pjeses së parë nji planzhon prej portjeri që e bëri portjerin Casilljas thjesht spektator… Nji gol nga më të rrallët, dhe sigurisht ndër ma të mirët e këtij botërori… Pastaj gjithçka shkonteposhte për Demat, kurse Portokajtë nxjerrin nji nga ndeshjet e tyre ndër ma spektakolare qysh prej kohnash të lashta… Dy dopjeta nga Van Persi e Roben dhe nji gol nga de Brij… duke e mbajtë e mbajtë frymën te pesa, por që mund të ishin edhe ma tepër… nji shplakë e papame ndaj Spanjës Pretenduese…
Nji natë e zezë Shna Ndou për Demat e Kuq… që duhet harrue sa ma shpejt…
13 qershor 2014
Edmon Hasani:
A ju thashë mbrëmë se surpriza më e madhe e botërorit do të jetë zhgënjimi nga Spanja? Kuptojeni një herë e mirë se epoka e morrave të cicmicit ka marrë fund!
Saimir Dervishi:
Fitorja e Hollandes me Spanjen me rezultatin 5-1… më shumë se vetë hollandezët ka gëzuar lazaratasit…
Nevila Jaupaj:
Në vitin 1957, Spanja ka shënuar 5 gola në portën hollandeze, sot ishta dita t’u kthehej qoka…
Futboll në Alpe Ilir Seci
Kampionati Botëror i Futbollit ka nisur…
Futbolli më kot nuk është sporti më popullor në botë… Shikojeni këtë foto në majë të Alpeve Shqiptare, diku mbi Bogë, ku fëmijë dhe të rinj falë dashurisë për sportin më të bukur në bote e kanë gjetë mundësinë me luejtë lojën ma gjithëperfshirëse të planetit…!
A nuk të fton kjo fushë për një ndeshje të fortë në atë ajër aq të pastër…?!
Marrë nga Muri i Fb 13 qershor 2014
***
Për fat kemi këtë kanalin televiziv “Univision” dhe i shohim ndeshjet të komentuara në spanjisht se në ESPN as mund të shihen…
Komentatori amerikan krejt i akullt, ngaqë s’e ka në gjak futbollin shprehet: “Gol! Shenoi X skuader!”… kurse Hispaniku në Univision për nja 5 minuta këlthet: “Goooooooooooooooooooooooooooool…”
Një ndeshje që të bën të mendosh Klodi Stralla
Ndonse nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis sipërfaqes e popullsisë së një shteti dhe cilësisë të të luajturit futboll të ekipeve të tij, mbrëmë, skuadra kombëtare e Kroacisë zhvilloi një ndeshje të barabartë futbolli me një shtet me një sipërfaqe dhe popullsi respektivisht 150 dhe 50 herë më të madhe se e saja, për të mos thënë me kryesoren, me 5 herë Kampionet e Botës – Brazilin. Pa qenë kroat, por thjesht ballkanas, ndjeva krenari për këtë ekip, trajnerin e saj dhe natyrshëm i bëra pyetjen vetes: Po ne?!
Kroacia nuk ka ndonjë sipërfaqe apo popullsi dukshëm më të madhe se tonën, nuk e ka luajtur këtë loje historikisht më parë se ne, por gjithmonë ka pasur rezultate shumë më pozitive se ne…
Janë tashmë të shumta rastet kur Kroacia ka marrë pjesë ne Kampionatet botërore të Futbollit, dhe është paraqitur me dinjetet, duke nxjerrë trajnerë dhe lojtarë që kanë bërë emër.
Me erdhi të qesh, kur në një emision televiziv, një gazetar sportiv i yni, tha se “…ne duhet të krenohemi se në botërorin e Brazilit do të luajnë edhe 9 lojtarë me origjinë shqiptare (natyrisht shqiptare të Kosovës që luajnë për shtete të tjera). Po pse, me bisht janë shqiptarët! Ajo që duhet të na bëjë të mendohemi thellë është se pse shqiptarët të mos mund të luajnë në një kompeticion botëror… Ku të jetë arsyeja!?
Për mua, arsyeja është e thjeshtë: jo vetëm në futboll por kudo, nuk do të kemi rezultate të qëndrushme, për sa kohë mos ta shohim realitetin drejt e në sy, të mos përkrahim më të mirët, të mos i lemë drejtuesit të përzgjedhin lirisht njerëzit me të cilët do të punojnë dhe të mos i shpërblejmë ata sipas punës që bëjnë. Tek ne, sidomos në vitet e komunizmit, por jo më pak edhe sot, sporti, arti apo çdo aktivitet tjetër, janë parë si pjesëe e propagandës dhe demagogjisë dhe jo e profesionalizmit. Fitoret, në çdo fushë arrihen me punë, me djersë dhe jo me fjalë dhe shoë televizive.
Ndërsa ekipet kroate i kanë drejtuar Bariç me shokë, sipas një përzgjedhje profesionale, nëpërmjet ekipeve zinxhir, nga më të vegjlit te më të rriturit; te ne formacionet e bënin instruktorët e Partisë, Federatat i drejtonin dallkaukët e Partisë dhe shetitjet turistike jashtë shtetit të motivuara si shkëmbim experience, i bënin të preferuarit e Partisë…
E njëjta gjë ndodh edhe sot, por fjala e dikurshme parti, në njejës, duhet zëvendësuar me fjalën partitë, në shumës (jemi në pluralizëm!!). Ne s’kemi për të bërë kurrë hajër, nëse për 4 mandate rresht në krye të futbollit do të kemi Dukët, apo në krye të federatave njerëz të lidhur me krimin, që e shohin sportin si mjet për të maskuar veprimtaritë e tyre te paligjshme, ndërmjet të cilave edhepastrimi i parave.
Marrë nga Muri i Fb 13 qershor 2014
Ditar i datës 13 qershor… Jozef Radi
Mbramë prej orës tetë, nisi Aventura e Botërorit Brazil – 2014.
Nji spektakël i ngjyrave të ndezuna dhe i haresë, i muzikës dhe sensualitetit latin, nji spektakël njimujor ku të gjithë do të ngulemi para Kutive të Arta qoftë edhe për nji çast për të pà diçka, për ta thanë nji fjalë, për t’iu gëzue nji goli apo për t’ju dëshprue ndonji padrejtësie…
Mbramë Kroacia, pa të drejtë iu nënshtrue nji padrejtësie të madhe prej vendit organizator Brazilit, kurse sot Meksika i asht nënshtrue dy golave të hequn me të padrejtë nda Kamerunit…
Uroj që ky spektakël i madh siç asht Futbolli Botëror i Verës, të mos jetë spektakël i arbitrave… o të mos jetë si zgjedhjet e Stalinit: “Ju votoni, në numrojmë votat!!! (Ju luani… Ne shpallim Kampionët)
Përshëndetje e Botërorit… Ilir Seci
Sot fillon gara më e rëndesishme sportive e Botës: “Botërori – Brazil 2014”
Brazilianët si gjithmonë jane favoritë… jo vetëm për faktin se janë në shtëpi të tyre, por ata gjithmonë janë konsideruar favoritë! Spanja synon të marrë dy botërorë rradhazi, Gjermani synon titullin e katërt! Disa optimistë e konsiderojnë pretendente edhe Argjentinën e Messit… Argjentinasi Lionel Messi ka marrë katër Topa të Artë… por në dy Botërore, 2006 e 2010, ku ka luajtur ka shënuar vetëm një gol edhe atë në Botërorin 2006, në një fitore me rezultat tenistik ndaj Serbisë… 6-1! Një gol në dy Botërorë është shumë pak për një lojtar prej të cilit pritet aq shumë?! Aq me tepër kur kujtojmë se në dy Botërore Fenomeni brazilian Ronaldo, (i vërteti), ka pasë shënuar plot 12 gola!? Ndërsa në tre Botërorë ka vendosur rekordin me 15 gola! Rekord që Klose me 14 gola ka shansin ta thyejë… Ky Botëror është Sfida e Messit, që siç e ka pranuar edhe ai vetë: “Botërori është Maja që ai synon në mënyrë që të renditet krahas të mëdhenjve: Pele, Myler, Maradona, Zidane, Ronaldo…
Ky është i treti Botëror për Messin, le të shohim nëse do mund të bëjë atë që bëri Maradona në 1986, dmth të marrë një ekip mediokër dhe ta nxjerrë kampion! Për më tepër që Argjentina 2014, është ekip më i mirë krahasuar me Argjentinën e 1986…
marrë nga muri i fb 12 qershor 2014
Flet futbollisti më i mirë i gjitha kohrave Pelé!
“Në vitin 1950 isha fëmijë dhe qava për humbjen kundër Uruguajit; prandaj do të më pëlqente të takoheshim përsëri në finale dhe ta mundja: do të ishte një revansh.”
Këto janë fjalët e një tifozi të veçantë: 74 vjeçari Pelè, ambasadori i futbollit brazilian në botë. “Brazili nuk e ka për detyrë të fitojë Botërorin – saktëson ai pastaj – po të luajë mirë, të japë maksimumin, pastaj të shohim…”
Pelè ka folur me shtypin e huaj në një takim të organizuar nga FIFA në një hotel të San Paolos. (ansa)
Pseudonimet e 32 skuadrave pjesëmarrëse në
Botërorin Brazil 2014
Botërori po afron dhe 32 skuadrat pjesëmarrëse po përmbyllin përgatitjet e fundit. Siç dihet tashmë, sportdashësit janë munduar t’u vendosin pseudonime të ndryshme skuadrave dhe idhujve të tyre. Këto pseudonime lidhen me karakteristika të caktuara të kombit të cilit i është vendosur, por ka raste që krenaria e disa kombeve të përkthehet me fjalën “skuadra”, për të dhënë idenë se kjo është skuadra për t’u mundur apo është skuadra perfekte. Rastet të tilla janë Gjermania apo Rusia. Më poshtë, sipas grupeve po ju parashtrojmë pseudonimet e 32 skuadrave pjesëmarrëse në botëror:
Grupi A:
Brazili (Selesao),
Kroacia (Vatreni – Zjarrvënësit),
Kameruni (Luanët),
Meksika (El Tricolor, – tri ngjyrat e flamurit)
Grupi B:
Spanja (Të inatosurit e kuq),
Holanda (Orange – Portokallinjtë),
Kili (La Roja – Të Kuqtë),
Australia (I Socceroos – Kangurët).
Grupi C:
Kolumbia (Los Cafeteros – Kafepjekësit),
Greqia (Piratiko – Piratët),
Bregu i Fildishit (Elefantët)
Japonia (Samurai).
Grupi D:
Uruguai (Celestët – Qiellorët),
Anglia (Tre luanët),
Italia (Azzurri – Të Kaltrit),
Kosta Rika (Ticos – Vocrrakët).
Grupi E:
Zvicra (Të kuqtë e Kryqit),
Franca (Blutë, Gjelat),
Ekuador (Trios, – Tri ngjyrat e flamurit),
Hondurasi (Dyngjyrëshit).
Grupi F:
Argjentina (Albiceleste – BardhëKaltrit),
Bosnja (Dragonjtë),
Nigeria (Super Shqiponjat),
Iran (Tim Melli – Kombëtarja),
Grupi G:
Gjermania (Die Mannschaft – Skuadra),
Portugalia (Selecao Das Quinas, – Skuadra e të Pestëve),
Gana (Yjet e Sinj)
USA (Stars and Stripes, Yje dhe Shirita).
Grupi H:
Belgjika (Djajtë e Kuq),
Rusia (La Sbornaya – Skuadra),
Algjeria (Les Fennec – Ujqërit e Shkretëtirës),
Koreja e Jugut (Luftëtarët e Taugut).
Marrë nga gazeta Mapo