back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Boterori Brazil 2014 16 qershor… (sport – humor – art)

Gazeta

Brasil - World Cup - 2014
Brasil – World Cup – 2014

REZULTATET DERI ME 17 QERSHOR 2014

12/6 BRAZIL – KROACI   3 – 1
13/6 MEKSIKA – KAMERUNI   1 – 0
13/6 SPANJA – HOLLANDA   1 – 5
13/6 KILI – AUSTRALIA   3 – 1
14/6 GREQIA – KOLUMBIA   0 – 3
14/6 URUGUAJ – KOSTARIKA   1 – 3
14/6 ANGLIA – ITALIA   1 – 2
15/6 BREGU FILDISHTE – JAPONIA   2 – 1
15/6 ZVICRA – EKUDORI   2 – 1
15/6 FRANCA – HONDURAS   3 – 0
16/6 ARGJENTINA – BOSNJA 2- 1
16/6 GJERMANIA – PORTUGALIA – 4 – 0
16/6 IRAN – NIGERIA   0 – 0
17/6 SHBA – GANA  2 – 1
17/6 BELGJIKA – ALGJERIA  2 – 1
17/6 BRAZILI –  MEKSIKA  0 – 0
18/6 RUSIA – KOREA E JUGUT

Gjermani – Portugali 4 – 0 (Shporta e Karavidheve)

Gjermanët fituan nji ndeshje të zakonshme, (në dukje ma e vështira e turit të parë, por aspak tillë në të vërtetë). Fituan siç dijnë të fitojnë gjithnji gjermanët… Nji ndeshje me gola por pa histori dhe pa emocione… Ata jo vetëm e shkatërruan skuadrën me emra Yjesh, po krahas nji barre të mirë golësh i vunë mbi shpinë edhe nji barrë përdhosje që s’mund të harrohet aq lehtë për të gjithë ata që kanë nji kujtesë të thellë futbolli…
Hondurasi dhe Portugalia mbeten skuadra më pashije të këtij Botërori…
Urime për fitore skuadrës gjermane, po edhe Kryeministres Merkel që gjen kurajo dhe futet midis 30 djemve te rinj në sallat e xhveshjes dhe i nxit të mendojnë madhërishëm… për tringjyrat e flamurit gjerman…

Kryeministrja Merkel midis Kombtares
Kryeministrja Merkel midis Kombtares

Portret njeriu dhe sportisti! Gjergj Kola

Rio Mavuba asht vetëm 30 vjeç…
Nana e tij ishte Angoleze ndërsa baba Kongolez. Prindet e tij vdesin të rinj dhe djaloshi 14 vjeç shet gjithçka kishte dhe blen nji biletë “one ëay” me traget ilegal për në Europë. Anija lufton me vdekjen në mes të detit, derisa nji anije e flotës franceze ja pshton jetën… Mbas 6 vjetësh në Francë, Rio Mavuba arrin suksesin dhe vendos me luejtë futboll për kombtaren franceze. Politika dhe gazetarët e dy shteteve Angolezë dhe Kongolezë e përndjekun si trathtarë të vendit të tyne afrikan për kët veprim, në nji kohë qi kur ai ishte në mes të detit dhe luftonte me vdekjen kërkujt s’i kish ra ndërmend për të…

Sot ai asht futbollist milioner dhe i asht mirënjohës Francës… Ky rast me kujtoi disa shqiptarë qi kanë vendosë me lujtë për vende të tjera, për vendet ku prindët i rritën me aq mundime e luftë dhe morën respekt e janë mirënjoftës… Fati i nji njeriut asht gjithmonë ma i madh se ai i nji koncepti absurd…
qershor 2014

Rio Mavuba (Franca)
Rio Mavuba (Franca)

Sot përballen Gjermanët e Lahm-it dhe Portugezët e Ronaldos

Kastriot Marku
Një lajm shumë i mirë. Sot doli nga koma Michael Schumacher. Nuk i kam përmbajtur dot emocionet për këtë njeri para se gjithash, e më pas një kampion i madh. Me sa duket Shumi është zgjuar për të ndjekur sonte Gjermaninë.
Forca Shumi!
Forca Gjermania!

Deri ne vdekje...
Deri ne vdekje…

Jola poezi
Tanë natën pa gjumë, na i mori mendt botnori, zani i tv në pupa deri në 2… si me kenë tuj lujt kombtarja, deri nga 4 s’kishte gja që mbyllte sytë, si përfundim, diku aty nga 4 e 30 duhet të më ketë nxanv gjumi… Në 7 çohet vajza me kasavet:
-Mami fiton Portugalia sot e ka diftu deveja!!
Nuk të len kush me fjetë, as me u çu…
I dashtun gjumë, deri kur të mbarojë botnori do të shkruaj me mall…

 Boterori Brasil - 2014
Boterori Brasil – 2014

Tifozat Braziliane… nga Ilir Seci
“Kur luan Kombëtarja Braziliane ndodhin vjedhjet më të mëdha të shtëpive në Brazil!”-po lexoja këtë lajm në faqen anglisht të një gazetë braziliane, “duke e ditë pasionin e madh të tifozëve braziliane, hajdutët zgjedhin pikerisht atë kohë që të thyejnë shtëpitë…
Krejt familja janë një dhomë duke parë ndeshjen dhe ndodh shpesh që e dëgjojnë hajdutin që u ka hyrë në shtëpi,mirvpo asnjeri nuk lëviz nga vendi derisa sa të mbarojë ndeshjen Selecao!…
-“Me duket se dëgjova një zhurmë!? Mos na kanë hyrë hajdutë në shtëpi?” – u thotë i zoti i shtëpisë anëtareve te familjes, “A po shkon dikush të kontrollojë!”…
-“Shko vetë!” – ja kthejne familja, “s’mund ta lemë ndeshjen!”…
…E kanë në gjak futbollin dhe pikë! Taman tifozë!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.