Zef (Giuseppe ) Valentini (1 Korrik 1900-16 Nentor 1979)
Giuseppe Valentini (shqip Zef Valentini) (Padova, 1 korrik 1900 – Milano, 16 nëntor 1979)
ka qenë prift jezuit, albanolog italian dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe
në Universitetin e Palermos…
***
“At Valentini mbrriti në Shqipní në shtatorin e vjetës 1922.
N’at muej t’âmbël e të praruem vjeshtor,
Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugëve të saj gjarpnuese,
rrethue me gjethet e zverdhuna të lulvileve n’agoní e me aromat e fshehta
që asokohe vërshonin prej s’mbrendshmi në rrugë,
tue ardh’ prej matanë mureve të nalta t’oborreve të mbylluna”…
Ernest Koliqi
***
“Shqiptarët janë nji popull i çuditshëm.
Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetrën,
konflikte të pashërueshme, grindje të mbrendshme ku ndryshimet fetare,
rajonale dhe kulturore,nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese,
mirëpo mbas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ
mbî mundsitë e mbijetesës kombtare, vrejmë se si shpërthen papritmas
prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të magjeps…”.
.