back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Hakmarrja Politike! Shkaku i vërtetë…! Murat Akil Basha

Gazeta

Murat Akil Basha
Murat Akil Basha

Hakmarrja Politike! Shkaku i vërtetë…!

Murat Akil Basha

Të dashur miq.
Filloi… Mbas statusit të vendit kandidat, rifillon sëpata në administratë. Sapo mbarova ballafaqimin me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, mbi nisjen e procedurave për ndërprerje të kontratës. Jam “Kurbani” i parë. Jam Krenar…
Më poshtë është përgjigja ime zyrtare.

Kundërshtim i arsyeshëm mbi shkakun e paarsyetuar dhe të pa mbështetur në ligj mbi: “Nisjen e procedurave për ndërprerjen e kontratës” për Drejtorinë e Aktiviteteve Sportive, pranë Q.K.M.B.M- z. Murat Akil Basha.
Z. Drejtor, duke ju mirëkuptuar se nuk jeni ju personi që urdhëroni ndërprerjen e kontratës time, por është “urdhër nga lart”, më lejoni që t’u adresoj juve si titullar i Institucionit kundërshtimin tim për këtë veprim antiligjor.
Së pari më lejoni që t’u adresoj disa pyetje:
1-A keni ndonjë rast të dokumentuar të shkeljeve disiplinore në punë?!
2-A keni ndonjë rast të dokumentuar për probleme morali në adresën time?
3-A keni ankesa mbi rezultatet e mia në punë?
Rezultatet flasin qartë: janë 113 medalje të fituara nga sportistët me ekipet sportive të fëmijëve të ushtarakëve për 3 vjet. Kjo është e dokumentuar në të gjitha informacionet zyrtare dërguar titullarit të Institucionit, por edhe Ministrave përkatës, përfshi edhe atë aktual.
Kam ngritur dhe vënë në efikasitet ekipin e futbollit “Partizani”’,në kategorinë e dytë, sot në pronësi të z.Gazmend Demi. Jemi përpjekur që të edukojmë fëmijët nëpërmjet sportit dhe t’i largojmë nga rruga.
Jam krenar për punën e bërë, sepse jo vetëm kemi furnizuar ekipet e kryeqytetit me sportistë, por nga rradhët tona sot janë dy nën/kampionë bote. Kemi punuar me orare të zgjatura për të ngritur me shpejtësi ekipet sportive, gjithashtu duke u stërvitur me intesitet për mbërritjen e rezultateve sa më të larta. Për këtë arsye i kemi dorëzuar si ish Ministrit të Mbrojtjes, po ashtu dhe Ministrit aktual platformat se si mund të organizohet sporti në Forcat e Armatosura, në nivel të lartë profesional dhe shkencor. Si mund të riorganizohet C.Z.M.I., gjithashtu edhe ndërtimin e terreneve të reja sportive brenda territorit të sotëm të Ministrisë Mbrojtjes.
Të gjitha këto në shërbim të sportit.

Stema e Ministrisë së Mbrojtjes-logo
Stema e Ministrisë së Mbrojtjes

Kam kërkuar dhe më është aprovuar deri në Dhjetor 2013, shtesë personeli. Kjo pa e rënduar buxhetin e shtetit dhe fondin e pagave, por duke marrë specialistë të sportit nga rradhët e ushtarakëve, të cilët kanë punuar 5 orë në repart dhe 3 orë pasdite stërvitje me ekipet sportive. Kjo me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të F. A.
Pretendimi absurd është se, nuk kam arsimin lartë sportiv, por atë në fushën e jurisprudencës, pra drejtësinë, më lejoni të sjell në vëmëndjen tuaj se për aq kohë sa më lejuan të ushtroj aktivitetin sportiv, kam arritur jo pak, deri sa më përjashtuan për arsye politike, se arsimin e lartë jo se jo. Mbas kthimit nga emigracioni u futa në konkurs dhe fitova të drejtën e arsimit, por edhe licensën e Avokatit. Në bazë të rezultateve sportive, kam mbërritur normën dhe rezultatin duke fituar titullin Kandidat Mjeshtër Sporti, në disiplinën e atletikës, në flakjen e çekicit. Kjo në moshën 22 vjeçare… se më pas për arsye biografie m’u ndalua pjesëmarrja në sport, me vendim të Komitetit të Partisë të rrethit Tiranë, më 22 Prill 1981. Sot e gjithë ditën unë ushtrohem rregullisht vetë me sport dhe stërvis sportistë. Pra nuk jam një UFO… por pjesë integrale e sportit.
Natyrshëm më lind e drejta t’ju pyes: Po kreu i qeverisë ka qënë piktor… sot është në krye të ekzekutivit, natyrisht si pasojë e votës, por simbas kësaj llogjike profesionalisht nuk ka lidhje…? Po ashtu Ministrja aktuale e Mbrojtjes nuk vjen nga ushtria… dhe të dy këta nuk janë specialistë por drejtues, ose menaxherë dhe kanë specialistët përkatës për punën. Po ashtu edhe unë jam drejtues, menaxher jo specialist, por kam specialistët me të cilët kam drejtuar dhe organizuar punën dhe mbërritur këto rezultate që flasin qartë.
Unë e kuptoj qartë se kjo është një Hakmarrje Politike. Së pari, ka urrejtje karshi meje si i përndjekur politik nga Fashizmi dhe veçanërisht nga sistemi kriminal Komunist. Së dyti, është Hakmarrje, për debatet dhe thëniet e mia në median vizive dhe të shkruar. Së treti, është Hakmarrje, për shkrimin tim të fundit në të përditëshmen “Panorama” ku nëpërmjet një letre të hapur publike i kam kërkuar dorëheqjen Ministrit të Drejtësisë Z.Nasip Naço, sepse nderoi kriminelin antishqiptar Enver Hoxha. Për të gjitha këto më është thënë në mënyrë konfidenciale nga drejtues të dikasterit se: “Ne po të mbajmë në punë, kurse ti nuk e mbyll gojën!”. Jam përgjigjur shkurt dhe qartë se nuk e mbyll gojën për asgjë, në raport me bindjet e mija politike, aq më tepër që jam vrarë, persekutuar familjarisht vetëm për këtë ditë, që të jemi të lirë dhe të flasim lirisht… Së katërti jam pjesë e një formacioni politik të djathtë “Partia Lëvizja Legalitetit”, po ashtu edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, në rradhët e të djathtës. Ky është shkaku i vërtetë: Hakmarrja Politike…!! Asgjë tjetër… Të tjerat janë arsye të moarsyeshme, pra shkurt një hiç! Ju po ripërsërisni Hakmarrjen Politike, që m’u dha nga ata që dikur strehoheshin në ndërtesën që ju sot keni për seli partie. “Rastësi e çuditëshme!” Ju jeni të detyruar në bazë të ligjit, që të më sistemoni në një vend tjetër pune të të njëjtit nivel, por… Hakmarrja që ju ka errësuar sytë dhe llogjikën nuk ju lejon ta bëni këtë, sepse për ligj ju nuk pyesni!!
Së fundi më lejoni t’u shpreh hapur dhe qartë, krenarinë time të ligjshme që largohem me kokën lart, ballin e pastër dhe ndërgjegjen e qetë, për gjithçka që kontribuova modestisht bashkë me stafin dhe kolegët e mij për sportin në Ministrinë e Mbrojtjes. Ju kujtoj thënien e vjetër: “Se kush ngre shpatën kundër njerëzve… nga shpata do bjerë një ditë..”
Largohem Krenar.
Drejtor i Aktiviteteve Sportive në Ministrinë e Mbrojtjes
Murat Akil Basha.

(marrë nga muri i fb i Murat Bashës 25 qershor 2014)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.