back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Koleksioni fotografik i Karlltën Kunit (Carleton Coon)

Gazeta

Carleton Stevens Coon (1904-1981)
Carleton Stevens Coon (1904-1981)

Koleksioni fotografik i Karlltën Kunit (Carleton Coon)

Shqipëria e Veriut në vitin 1929

Janë 42 foto të nji libri të bëra gjatë vitit 1929, janë nji copë historie dhe nji copë Shqipërie e gjallë, asht ai realiteti i ashpër i maleve dhe njerzve të Gegnisë, nji album në bardhezi që të emocionon dhe të shtyn të mendosh e të reflektosh, dhe të gjykosh pse duhej të ishin muzetë e këtij vendi që duhet ta mbanin gjallë dhe ta përcillnin në thellsi të kohrave këtë punë të çmuar, këtë kujtesë historike që vjen gjithnji falë punës së të tjerëve… Në të njejtën kohë, gjej rast ta falenderoj nga zemra mikun tim Profesor Robert Elsie-në për pasionin në fushën e kërkimeve albanologjike dhe dashurinë e vazhdueshme që ai manifeston ndaj kulturës shqiptare… j.r.

Robert Elsie 2013
Robert Elsie 2013

Karlltën Kun (Carleton Coon)
 (1904-1981) ishte antropolog fizik amerikan nga Uejkfijlld në Masaçusets (Wakefield-Massachusetts). Ai studioi për egjiptologji dhe antropologji në Universitetin e Harvardit ku u diplomua në vitin 1925, dhe për disa vjet punoi atje si asistent dhe profesor. Më vonë shërbeu si profesor i antropologjisë në Universitetin e Pensilvanisë (1948-1963), ku ishte edhe kurator i muzeut universitar të Filadelfias.

Carleton Stevens Coon - Familja Markagjoni (csc035)
Carleton Coon – Familja Markagjoni (csc035)

Kuni kreu hulumtime antropologjike në Afrikë (Marok 1925, Etiopi 1933), në Lindjen e Mesme, në Amerikën e Jugut dhe në Indi, dhe ishte autor i shumë veprave shkencore dhe popullore. Gjatë Luftë së Dytë Botërore bashkoi udhëtimet e tij shkencore me punën e zbulimit për Zyrën e Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services – OSS), pararendësja e CIA-s.

Carleton Coon - Katër Bajraktarët (csc033)
Carleton Coon – Katër Bajraktarët (csc033)

Gjatë viteve 1929-1930, Karlltën Kuni ndodhej në Shqipëri ku kreu një studim antropometrik mbi 1.067 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format të trupave të tyre.

Carleton Coon - Burra nga Jugu i këndojnë Mbretit Zog (csc010)
Carleton Coon – Burra nga Jugu i këndojnë Mbretit Zog (csc010)

Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947, me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit dhe rezultoi në botimin e librit të tij: “The Mountains of Giants: a Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Tribes [Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të Malësisë së Shqipërisë së Veriut],” Kembrixh 1950.

Carleton Coon - Nji grua qytetare me te birin - (csc019)
Carleton Coon – Nji grua qytetare me te birin – (csc019)

Jehona shkencore e punës së Kunit qe e kufizuar për shkak se, mbas Luftë së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo kishin humbur interes. Megjithatë interesant kanë mbetur fotografitë. Fotot e këtij koleksioni burojnë nga vëllimi i sipërpërmendur dhe nga libri i asistentit të tij shqiptar, Stavre Frashëri (1900-1965), “Përmes Mirditës në dimër”, Korçë 1930, në versionin anglisht “Through Mirdite in Winter,” Boulldër 2002.

Carleton Coon - Fytyra dhe Profile gegësh - (csc039)
Carleton Coon – Fytyra dhe Profile gegësh – (csc039)

Për më tepër mund të shihni në sitin http://www.albanianphotography.net/coon

Carleton Coon - Portret malsori - (csc015)
Carleton Coon – Portret malsori – (csc015)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.