back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mitet Serbe dhe e vërteta mbi Betejën e Fushë-Kosovës… Ilir Seci

Gazeta

Beteja e Fushë-Kosovës (1389)
Beteja e Fushë-Kosovës (1389) 

Mitet Serbe…

dhe e vërteta mbi Betejën e Fushë-Kosovës…

studim nga Ilir Seci

Jemi mësuar që çdo qershor të shohim ritualin e përkujtimit që serbët i bëjnë Betejës së Fushë-Kosovës, betejës famëkeqe të vitit 1389, një ritual përkujtimor që ata e kanë kthyer tashmë në traditë… Edhe kjo traditë si e kemi theksuar edhe në shkrime tjera është në vazhdën e praktikës serbe të përkujtimit plot krenari të një Humbjeje! Jo thjesht një humbjeje, po në fakt njërës prej humbjeve më shkatrrimtare: pikërisht të asaj dite Qershori të vitit 1389, kur forcat Osmane shkatërruan koalicionin ballkanas të prirë nga cari serb Llazari… Si gjithmonë, serbët edhe në përkujtimin e kësaj date vënë në lëvizje mekanizmin e tyre tashmë të njohur të fallsifikimit të historisë. Pa fort skrupuj ata rreken që një humbje shkatërrimtare ta paraqesin si një fitore dhe për më tepër përpiqen ta kthejnë atë në njëlloj frymëzimi kolektiv dhe krenarie kombtare!?
Po të merren në konsideratë vetëm burimet serbe, të krijohet bindja se betejën e kanë luftuar dhe fituar serbët… a thua se ata dhe koalicioni ndërluftues nuk u shpartalluan prej forcave osmane!? Mirëpo për serbët fallsifikimi nuk përben asnji problem sepse s’është as hera e parë dhe as e vetmja që humbjen ata ta paraqesin si fitore!!
Këtë gjë ata e kanë bërë shpesh gjatë shkrimit të historisë së tyre! Ata e retushojnë në vazhdimësi historinë e tyre, krijojnë mite të reja mbi ato të vjetrat dhe fabrikojnë të pavërteta në funksion. Të projekteve të tyre!!!.
Kur njeriu vendos të studiojë libra të mirëfilltë historie, të qëmtojë me kujdes tekste serioze dhe botime universitetesh të njohura, nis e i afrohet një tjetër të vërtete!
Pas këtyre leximeve ai sheh se Beteja e Fushë-Kosovës nuk ishte në fakt disfata e parë e serbëve të shkaktuar nga Osmanët në Ballkan!!! Para kësaj beteje serbët kishin pasur edhe beteja të tjera me Osmanet dhe kishin pësuar disfata edhe më parë!!
Mund të përmenden disa prej tyre: beteja e parë mes tyre qe Beteja e Galipolit, e vitit 1312, qe Beteja e Stefanianes në vitin 1344, dhe në veçanti dy beteja që kanë mbetur në histori: Betejat e Maricës dhe Beteja e Parë e Lumit të Maricës e vitit 1364 dhe Beteja e Dytë e Lumit të Maricës e vitin 1371. Marica që përmendet në tekstet historike si fushëbetejë njihet sot si Ormenione në Greqinë e sotme… Në këto dy beteja Osmanët dolën fitimtarë dhe i zgjeruan kufinjtë e Perandorisë së tyre në Ballkan. Beteja e Dytë, erdhi si pasojë e Betejës së Parë… Beteja e dytë e Maricës, e vitit 1371, ishte përpjekja e koalicionit ballkanas për t’i rimarrë territoret që kishin rënë nën sundimin Osman, në betejën e parë. Por edhe Beteja e Dytë e Maricës, ashtu si e para përfundoi me disfatë. Për të vazhduar më pas me Betejën e Savrës, e vitit 1385, që po ashtu përfundoi sërish me fitoren e osmanëve. Pikërisht për shkak të këtyre disfatave të rënda e të njëpasnjëshme, forcat ballkanike kërkuan edhe një tjetër betejë që u zhvillua në qershor të 1389, në Fushë-Kosovë…

Epilogu i Betejës së Maricës (1371)
Epilogu i Betejës së Maricës (1371)

Me të drejtë lind pyetja: Përse vallë në vargun e këtyre disfatave të njëpasnjëshme serbët përqendrohen kaq shumë pikërisht vetëm te njëra?!? Te Beteja e Fushë Kosovës!? Beteja është zhvilluar në tokën e Kosovës dhe sheshbeteja u ka ardhë fort për shtat miteve serbe për të “drejtën historike” mbi Kosovën! Interesant është fakti se serbët në at kohë kanë pasë edhe fitore ndaj osmanëve, e normalisht para humbjeve atyre u duhej të përkujtonin fitoret… pse “çuditërisht” ata përkujtojnë ma ka histerizëm kët betejë të humbur?! Dhe pse e quajnë “Beteja ku u vendos fati i Ballkanit!!” kur në fakt s’është e vërtetë, mbasi kjo betejë ishte e njëmbëdhjeta në rradhë midis betejave që ishin zhvilluar  osmanët dhe serbët deri në atë kohë, dhe mbas kësaj beteje janë zhvilluar edhe dhjetë beteja të tjera deri në pushtimin e plotë të Serbisë nga Osmanët në vitin 1459… Pushtimi i Serbisë, në vitin 1459, si rregull duhet kujtuar si ngjarje e rëndë nga serbet sepse s’ka gjë më të rëndë se pushtimi! Por jo… serbët nuk merren fare me këtë “detaj pa rëndësi” si pushtimi i Serbisë nga osmanët po krejt “emocionet” dhe “vajtimet” ata i shkarkojnë te Beteja e Fushë-Kosovës…!!
Vetëkuptohet, e gjitha kjo bëhet ngaqë u vjen fort për shtat pretendimeve të tyre shoviniste!
Beteja është përshkruar shumë herë ndaj theksi i këtij shkrimi nuk është përshkrimi i Betejës, si u zhvillua e të tjera detaje, sepse tashmë dihet gjithçka. Në kët shkrim duam të ndalemi në disa aspekte që vërejmë se nuk përmenden shpesh në analizat e kësaj beteje. Për shembull, nuk theksohet fare roli intrigant i djalit të dytë të Sulltan Muratit të I, pra Bajazitit, i cili pas vdekjes së babait në Betejën e Fushë-Kosovës trashëgon edhe fronin!! Pikërisht, djali i dytë Bajaziti, i cili ishte i dyti në linje!?! Në rast vrasjeje të babait ose vdekjes së natyrshme të tij, djali i dytë nuk mund të bëhej Sulltan?! Sipas së drejtës Mbretërore froni i takonte djalit të madh Jakupit, vëllai të madh të Bajazitit. Sipas shumë historianëve, atë ditë shumë nga ngjarjet e ndodhura në at betejë janë fryt i intrigave të Bajazitit, këtij biri gjakatar të Sulltan Muratit të I, djalë i cili kishte vendosur të bëhej Sulltan me çdo kusht! Ja se çfarë na dëshmojnë kronikat Osmane të kohës për të cilat flet historiani Colin Imber në Librin “Perandoria Osmane/ Struktura e pushtetit”, edicion i dytë, New York… (The Ottoman Empire: The Structure of Power, 2nd ed. New York: Palgrave Macmillan, 2009, p. 85. ISBN 0-230-57451-3)...I biri i Muratit, Bajaziti ishte informuar për vdekjen e të Atit përpara vëllait të madh Jakupit. Bajaziti i dërgoi të vëllait një mesazh të rremë duke i thënë se babai u kishte dhënë disa udhëzime të reja. Kur Jakupi mbrriti, atë e mbytën duke ja mbajtur frymën dhe kështu  Bajaziti mbeti trashgimtari i vetëm i Fronit Osman.” (Faqja 85 e Librit)… (Murad’s son, Bayezid, was informedof the sultan’s death before his older brother Yakub. Bayezid sent Yakub a false message, stating that their father had some new orders for them. When Yakub arrived, he was strangled to death, leaving Bayezid as the sole heir tothe Ottoman throne.) Por edhe përpara vrasjes së vëllait Jakupit, krimineli gjakatar me emrin Bajazit, sipas shumë historianëve ka dorë edhe në vrasjen e babait të vet Sulltan Muratit të I, të cilin sipas disa librave e ka eleminuar me tradhëti pikërisht Bajaziti, i biri!… Milos Obilici, i cili vdiq më 1389, ishte një kalorës mesjetar, i njohur herë si vartës i Car Llazarit, e herë si vasal i Sulltan Muratit të I. Ai nuk përmendet në burimet bashkëkohore, por përmendet me vonë në tekstet e historisë mbi disfatën serbe në Betejën e Fushë-Kosovës si vrasësi legjendar i Sulltan Muratit të I. Edhe pse  anonim në burimet ekzistuese deri në shekullin e 18-të, përmendja e historisë së vrasjes së Muratit në kronikat fiorentine, serbe, omane dhe burimet greke vërehet gjerësisht në shkrimet për Ballkanin një gjysmëshekulli mbas ngjarjes. Millosh Obiliqit i është dhënë Kodi, “Fjale-kalimi” për të çarë përmes rojave deri te tenda e Sulltan Muratit, pikërisht nga njerëzit e Bajazitit. Si fjalëkalim qe fjala osmane “Kobile” që do të thotë: “Pele e re… mëze!” Në kët mënyrë ai u lejua të shkojë deri te çadra e Sulltanit dhe ta vrasë atë!”… (Milos Obilici who died 1389 was a medievl lknight well known sometimes in Order of Knighthood of Car Lazar and sometimes as a vassal of Sultan Murad I. He is not mentioned in contemporary sources, but he features prominently in later accounts of the Serbian defeat at the Battle of Kosovo as the legendary assassin of the Ottoman sultan Murad I. Although he remains anonymous in the extant sources until the 18th century, the dissemination of the story of Murad’s assassination in Florentine, Serbian, Ottoman and Greek sources suggests that versions of it circulated widely across the Balkans within half a century after the event. Milos Obilic’s was given the pass-code to get through Sultans guards straight to Sultan’s tent by Bayezid men.The pass code ëas the ottoman ëord “Kobile” for “Mare”… That way he gained access to Sultans tent and finished him…) (page 112)… Pra ky pinjoll intrigant, Bajaziti gjatë gjithë kohës kish pasur planet e veta, plane që atë ditë arriti t’i realizojë një nga një! Në fund të asaj Beteje të përgjakshme, ai e gjeti veten Sulltan… ashtu siç edhe kishte ëndërruar! Babai i tij, Murati i I, dhe i vëllai Jakupi kishin shkuar me të shumtët, kurse atij tashmë i përkiste froni…!
Fill mbas humbjes së Betejës së Fushë-Kosovës, serbët humbës i dorëzohen vasalë Sulltan të ri: Bajazitit, dhe mes vasalëve ishte edhe Stefani, djali i Car Llazarit të vrarë në atë betejë… Trimi Stefan Llazari, nuk matet dy herë, por menjëherë bën krushqi me Sulltanin e ri, të cilit i jep për grua motrën e vet: Despinën…!!!
Ende pa varrosur babanë e vrarë në betejë, Stefani – i biri i Llazarit do të bëhej krushk me vrasësin e babait të vet!… Për më tepër, në përgjigje të presionit turk, disa fisnikë serbë i martuan vajzat e tyre, duke u përfshirë këtu edhe vajza e car Llazarit, me Sulltan Bajazitin…
Në vazhdën e këtyre martesave, Stefan Llazareviqi u bë aleat besnik i Bajzitit, i cili në vazhdim e sipër do të kontribuonte me forca në shumë prej angazhimeve të ardhshme ushtarake të Sulltan Bajzitit duke përfshirë edhe betejën e Nikopolit…  (Furthermore, in response to Turkish pressure, some Serbian noblemen wed their daughters, including the daughter of Prince Lazar, to Bayezid. In the wake of these marriages, Stefan Lazarević became a loyal allyof Bayezid, going on to contribute significant forces to many of Bayezid’s future military engagements, including the Battle of Nicopolis…) (The Ottoman Empire, 1700-1922 By Donald Quataert, p. 26)…

Beteja e Nicopolit (1398)
Beteja e Nicopolit (1398)

Te Beteja e Nikopolit duhet të ndalojmë, sepse është një moment me shumë rëndësi në Historinë e Ballkanit! Kjo betejë e zhvilluar me 25 Shtator 1396, pati përballë forcat e koalicionit Europian me një ushtri aleate të trupave hungareze, bullgare, wallachian, franceze, burgundiane, gjermane si dhe vullnetarëve të ndryshëm nga mbarë Europa, të ndihmuara nga flota e Venedikut… Përballë koalicionit Europian në anën tjetër janë aleatë Sulltan Bajaziti dhe vasali i tij, Stefan Llazari!? Ishte lufta e tyre vendimtare që rezultoi me shpartallimin e koalicionit europian! Ky shpartallim çon në fundin e Perandorisë së Dytë Bullgare. Ajo është përmendur shpesh si kryqëzata e Nikopolit dhe ishte kryqëzata e fundit në shkallë të gjerë në Mesjetë…
Për Stefan Llazarin kronikat osmane të kohës kanë fjalët më të mira, flasin me shumë vlerësim, ngaqë spikat në atë betejë për një vendosmëri të rrallë kundra Europës! Dhe serbët sot akuzojnë shqiptarët se kanë bashkëpunuar me turqit!?!!
Nëse e kundrojmë rrjedhën e ngjarjeve nga ky prizëm. Ai i daljes së Ballkanit nga shtrati i natyrshëm europian atëhere duhet thënë se Beteja që duhet parë si beteja më e rëndësishme është pikërisht kjo e Nikopolit, e vitit 1396, sepse aty pësuan disfate jo vetëm ballkanasit, po mbarë Europa! Fitorja e osmanëve ndaj koalicionit europian, ishte fitore në të cilën ka një rol të dorës së parë Serbia, që e prirë nga Stefan Llazari, i cili i inkurajoi shumë osmanët, të cilët mbas fitores në Nikopol, veç 25 viteve qëndresë historike të Skënderbeut, nuk njohën më të ndalur…!
Do kalonin vite që osmanët të njihnin një disfatë nga Europa, pikërisht disfatën osmane të Rrethimit të Maltës në vitin 1565! Deri atëherë s’kishin njohur të ndalur!

Milosh Obiliq dhe Sulltan Murati i I
Milosh Obiliq dhe Sulltan Murati i I

Me forcimin e Rusisë cariste serbët nisën t’i shtojnë orekset e tyre shoviniste, sepse tashmë kishin mbështetje nga Rusia ndaj dhe kërkuan të sajojnë një pikë iniciale të pretendimeve serbomedha! Me të përshtatshme se Beteja e Fushë-Kosovës nuk kishte! Pikërisht në shekullin e 18-të…pikërisht në këtë kohë thonë edhe kronikat “nis të përmendet miti i Millosh Kopiliqit” si heroi që vrau Sulltanin!? Orekseve patologjike serbe u duhej një frymëzim dhe ai frymëzim u gjet duke fallsifikuar historinë… Historiani dhe studiuesi amerikan, Albert Lordi i Universitetit të Harvardit, është ai që e vëren këtë fallsifikim… Albert Lordi ka deklaruar në vitin 1982, se: “…këngët epike shqiptare mbi Betejën e Kosovës, nuk ishin përkthime të këngëve epike serbe, siç ishte menduar më parë. Lordi argumenton se: “…të dy traditat u shfaqën pak a shumë të pavarura nga njera tjetra. Sipas tij, elementet kryesore të përrallave shqiptare të vrasjes së Sulltan Muratit nuk mund të gjenden në llogaritë përkatëse serbe, ndërsa këto elemente mund të gjurmohen në folklorin shqiptar. Traditat shqiptare dhe ato serbe hyjne në kontakt në rajonin e Sanxhakut, ku ato ishin të përziera…” (Albert Lord of Harvard University stated in 1982 that Albanian epic songs about the Battle of Kosovo were not translations of the Serbian epic songs, as was previously thought. Lord argues that the two traditions emerged more or less independent of eachother. According to him, major elements of the Albanian tale of the assassination of Sultan Murad cannot be found in the corresponding Serbian accounts, while these elements can be traced to Albanian folklore. The Serbian and the Albanian traditions came into contact in the region of Sandžak, where they were fused.)… (Lord, Albert (1984). “The Battle of Kosovo in Albanian and Serbocroatian Oral Epic Songs”. Studies on Kosova. East European Monographs 155. ISBN 9780880330473)
Këtu edhe njëherë nis funksionimin e tij mekanizmi fallsifikues dhe mitkrijues serb mbi këtë betejë si shumë tjera… Serbët në Fushë-Kosovë ngrenë skenën tragjike të një drame shekullore në kurriz të shqiptarëve mbi “Kosovo-Poljen”, kurse shqiptarët naivë bien në këtë grackë dhe ende sot e kësaj ditë shkojnë nderojnë varrin e Sulltan Muratit të I, të vrarë nga i biri i tij, Bajaziti…
19 korrik 2014


Ilir Seci 2014
Autori Ilir Seci 2014

Referenca:



-Imber Colin. The Ottoman Empire: The Structure of Power, 2nd ed. New York: Palgrave Macmillan, 2009, p. 85. ISBN 0-230-57451-3.
- Lord, Albert (1984). “The Battle of Kosovo in Albanian and Serbocroatian Oral Epic Songs”. Studies on Kosova. East European Monographs 155. ISBN9780880330473
-The Ottoman Empire,1700-1922 By Donald Quataert,
-Military history of Hungary (Magyarország hadtörténete), Ed.: Ervin Liptai, Zrínyi Military Publisher,1985 Budapest ISBN 963-05-0929-6

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.