back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Shqiptari trim si ky, nuk vdes kurrë! – nga Fritz Radovani

Gazeta

Padër Pjetër Meshkalla
Padër Pjetër Meshkalla (1901-1988)

Shqiptari trim si ky, nuk vdes kurrë!

nga Fritz Radovani

At Pjetër Mëshkalla s.j (25 Shtator 1901 – 28 Korrik 1988)

(Portret me laps nga F.Radovani)
Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit At Pjetër Mëshkallën, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij… Dijetarin mendjendritun dhe punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e së Vërtetës, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të Drejtave Njerzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të Rinisë Shqiptare dhe kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë Gjenocidit komunist. 
Shqipja me kthetrat e Saja, atë ditë… ka skalitë në nji shkamb: 
“Edhe një Hero ma pak!”
Plot 60 vjet ma parë At Pjetër Mëshkalla, në vitin 1954, kur ishte në Burgun e Burrelit i dënuem qysh prej vitit 1947, ka shkrue kët poezi, e cila asht nxjerrë si shumë të tjera nga djelmtë e rinj që ma vonë… dolën të plakun  prej burgjeve komuniste…
Autori i Pavdekshëm i saj, si gjithmonë, me optimizmin e Tij karakteristik, kje frymzues i idealeve ma të nalta te Rinia Shqiptare!

Burgu
Burgu

Jetë e Ré: Në kthesën e një djali të ri:

“Kaq i vogël fëmi
e kaq i madh mëkatar!”
Shën Augustini


Në zemrën teme lindi jeta,
shpirti asht mbushun me dëshirë,
me ndriti mendjen e vërteta,
vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,
më pruni paqë e dashuni,
më rreshi forcë e ngushëllime,
zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe
për pusina, kurtha e léqe;
krime n’têrr unë farkëtojshe:
holla vrapin për rrugë të kéqe…

Epshi e faji janë veriga
që tue lëmue, të skllavënojnë;
shpirti s’ka qetësi në punë të liga,
që veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,
rruga e turpit sot kjoftë pré!
U thyen prangat, ktheu liria,
shtegu u hap për  jetë të ré!
BB(Burgu Burrel) 1954.

Fritz Radovani
Fritz Radovani

Shënim nga FR: Poezia asht botue pa asnjë ndryshim prej origjinalit.
Melbourne, 26 Korrik 2014.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.