back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

A e di ti se kush jôm û, mer qyq? Sufi Asmon Sufës

Gazeta

Mit'hat Araniti 1936
Mit’hat Araniti 1936

A e di ti se kush jôm û, mer qyq? Sufi Asmon Sufës

Allaf rafmetelersëm (për ne) Mreti Viktor Menifeli, të gjitha të mirat i ka pas; mre ka qen i ômël, i but, i sert e ku di û, po mi të gjitha i gjô ka pas: punt e huqumetit m’Shqipni i ka pas rregllu mas qejfit. Sekretar kënej, sekretar anej matôn, demek ne mërnistrit ja vuni sekretar. Drejt popllit mô! Mir po belà e môdhe, se s’un i bijshe mô m’kôn t’voglit ne t’môdhit. Pri mefmurit mo t’vogël ke mô i môdhi, sekretar. U harru emni qatìp. S’pranojte mô njeri i emën kaq të vogël. Mô mir sekretar! Sekretar këtu, nënsekretar aqe, kryesekretar aqe matôn, me gufff, si gjel deti për pazar, me krahë rrshqônthi.
Koh të bukra eshedibilah! Eviva Duçe. Hô mer pra, ku ishe, ty të môrsha frymën, jarebi.
***
Velhasiqelam, ku deshe me e qit muhabetin, i dit m’kishte zôn i hall i môdh. Meno kënej, meno anej, s’un i dilshe m’kôn. Shkova ne ke i avokat, po s’dul gjô e hajrit. Mô n’fun i dhosh karar t’shkoj n’huqumet. Ke për t’pyt ti nishtina se çere halli kishe, ne n’çerè zyrje shkova. Û, alà, at tek s’e ha. Pse me, lujta una qi t’kallxoj se ku shkova? Jo, alà, jo, se jôm mir kshtu rahat. Dashke t’m’bôjsh sekretar i burgut demedè. Shkova pra m’huqumet.
Ke dera dy palica. Nôlt në môj t’shkallvet i der me dy shërbëtor përpara.
-Pa rrasmi ktu, – thojte.
-Kush rri ktu, a shoko, – pyta njônin prej shërbëtorvet.
-Filôn beu, – ma priti shërbëtori, – Si, mre, s’e njifke beun tina?
-Beun e? – thosh – Po, po, ne u rrasa mrena.
N’kry t’tavalinës i bùrr, gjymës burri, qime i çikëz skuq ne kuqarrosh, ka rrozullimet, m’gjenje t’mir. Ù meta m’kôm ke dera t’u përdredh qeleshen nëpër gjishta. Ajina kryt terpò, tu knu gazetën.
“S’m’ka nigju tu hy, – thosh – Demede qeka zhyt fell”.
-Këhë, këhë! – u kulla. Ajina hiç, po kryt terpò.
Kôm nejt no dy-tre dekika ashtuna m’kôm. Mô n’fun i hoqi syt pri gazete, ne avash avash, pa m’bô tenezyl fare me sy, mylli gazetën, e bôni pal pal, ne e vuni m’qosh t’tavalinës.
“Ishalla po m’vje ne mu sëraja” – thosh. Ne erdhi. M’hudhi i sy. Zot, o Zot, seç sy! Fun e kry sikur dojte me m’thôn:
“Ç’ke, mer derdimen, ne ti; s’m’lat i her rehat qi t’merrmi me punt e huqumetit”. Masanaj m’u kthy:
-Eee? – tha.
-Û, a zotni, – fillova, – û kôm i hall t’môdh fort.- Ne ja seta nji ka nji. Prap m’hudhi i sy, po ksaj rene, demek sy plumi, bubllime. Masanej ja nisi:
-A e di se kush jôm û, mer qyq? – tho,- Pse, mer, – tho – çere kitò tina se me punt tuja do t’merrmi una, qi jôm Kry-sekretar ne s’merrmi me pun t’vogla, se krysekretari ka pun qera… ne krysekretari, krysekretari, krysekretari…
E m’bôni demek si lëverja e lame.
Për dere, ne dula përcita ke shërbtorët. Hyna m’nji der qetër. S’u qella shum mrena, se sa fillova t’kallxoj hallin mefmuri qi ishte mrena se ftofi hiç:
-A e di ti se kush jôm û?
Kish qen sekretari i parë. Desha t’rrasmi ke dera e tret. Aty s’hyna fare, se sa futa kryt, e gjeta t’ui bërtit i baksuzi qetër si una:
-A e di ti se û jôm sekretar i dytë, se sekretari i dytë s’un merret me ju – ne sekretari, sekretari, sekretari…
***
Mu bô menja sekretar.
“Ktu qekan t’gjith sekretarna, a Suf”, – thosh me vete
-Hik, a la, se po bôhe ne tina sekretar.
Mir po m’njeli i lômsh m’bark se s’kisha çajre pa u shkarku ke na njôni.
“Pa i thôn dy fjalë” – thosh,- “s’ka kabil”.
Ne i u ktheva sherbëtorit: – Ju qoft harrôm buka. Pse mre, kshtu i shifni punt e huqumetit ju? Pranaj ju pagujn… – S’m’lon me maru:
-Ku dim gjô no, mre? Pse, mre, çere jina ne, sekretar? Hik, mër laskuriq, ne tina, kput xverkun, se për nur t’Pijgamerit…
E pash nusht, o vllà, ne… për shkallësh ne m’rrug.
Lutjen e kishe m’dor. Pri inôtit e bôna shuk. Aty po kalojte mshesaxhiu i bashkis me qerren e plehnave. U mata ta hudh m’qerre. Mshesaxhiu, u trem. Nrejti mëshesën m’hava qi t’më silli.
-Heu, – thosh,- ene ky kunra meje! Kti veç, po ja gatis û qejfin.
-A e di ti se kush jôm û? U jam Krysekretari i sekretarve hava, mer qyq. A e di se ç’të bôj? – i gërthita.
-Qofsh shënosh, mre – m’tha – pse, mre, çere t’më bôjsh tina? A e di se ne una jôm sekretari i mshesaxhive! Hika, a là. Vetëm për i gjô m’meti marak. M’meti marak qi m’u myll goja kur ishe ke Kry-sekretar beu, ne s’i thosh ne una: “qofsh shënosh!”
Me gjith ate, po ja thôm nishtina.
Sufi Asmon Sufës
Revista Letrare Nr 4. 1944

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.