back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

A ka hall qeveria që ia zgjidh letërsia?! – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

22 shkurt 2020 - Takimi i Shkrimtarëve të Disaporës
22 shkurt 2020 – Takimi i Shkrimtarëve të Disaporës

A ka hall qeveria që ia zgjidh letërsia?!

nga Faruk Myrtaj

Mbase do duhej një skicim më i gjërë publik, të asaj që ndodhi në këtë Takim qe të mund të jetë më e rëndësishme ajo që ndodhi, se sa lajmi që do të ndodhte…
Kujtohemi që kahja internacionale-iste e kulturës, po këtë ngasje shfaqi edhe pas ri-kthimit të ’97: Ftoi në Tiranë “tërë përkthyesit prej shqipes”, kudo ku kishin qënëe dhe ku jeshen në atë sene të rimëkëmbjes jo domosdo thjesht letrare…
Dhe ja arrin… të tërë ata që prej para ’90-ës kishin ardhur në Tiranë prej lëvizjeve botërore M-L, aktiviste që ëndërronin të ngjyrosnin tërë botën, dhe meqë tërë bota (pa Shqipërinë!) ishte o kapitaliste o refisioniste, ngulëkëmbën ta vazhdonin deri në fund nga Shqipëria…
Kishin punuar edhe të Radio Tirana dhe në sektorin e përkthim/botimeve të Veprave në kuadrin e shëmbëllimit të shokut Enver me Josiph Brozin, se, në të vërtetë, rezultoi dhe rezulton, ende, ishin përkthyes vetëm të Enver Hoxhës dhe të ndokujt tjetër (që për të ruajtur humorin publik nuk është mirë t’ja zemë ngoje emrin…)
Me ’90-ën predikohej se si-do-si Kështjella ishte dorëzuar dhe përveç shumicës komunare ishte ftuar edhe një pakicë për të mos ngrënë më sysh, nga trojet gjermanike dhe ndokush tjetër që do përkthente edhe në Hagë vs heroit të Handkes…
.
Faruk Myrtaj mes kolegesh
Faruk Myrtaj mes kolegesh
Më kujtohet pikëllueshëm Robert Elsie, Ai që më pas, për të na befasuar plot dhimbje të bukur na e zgjodhi truallin si prehje te përgjithnjëshme. Teksa fliste për Fjalorët e Akademisë Sonë, të Gjuhës e Letrave Tona, të Gjuhës që e kishim stan-darr-izuar edhe atë, nuk ngurroi të na kujtonte se:
“Ju s’keni përfshirë në këto fjalorë as edhe listën fizike të pjesëve të trupit të Njeriut, ju vjen turp ta pranoni njeriun me tërë organet e tij…!” (As sot e kësaj dite, as tani, unë vetë, nuk e përmend dot fjalën që përdori I Ndjeri Ynë Elsie!!!)
“Grua, Enveri ka hall…” ende-gjëmonte pëshperitja e personazheve të letërsisë Sonë, që, duke u bërë edhe botërore shprehej edhe në gjuhët e saj: “I have a hall..”
***
Në njoftimin paraprak, për këtë Takimin e më-në-fundëm, Stefan, na u tha se ky Takim do të ishte për problemet e letërsisë, pastaj u detajua si kryesisht për botimet e diasporës, hasëll hasëll për botimet për fëmijë… që edhe të mërguar prej trishtimit të prindërve, të mos shkëputeshin nga Shqipja, pra një Takim jo doemos dhe jo vetëm si vlerë e shtuar në kuadrin e kauzës Majko…
Ndaj shpresoj se mund të jetë me leverdi të thuhet pak më shumë, mik i dashur!
 
PS. Në pamundësi të gjendesha aty, ju lutem që organizatorët të m’i marrin këto rradhë thjesht si: “Letër nga Diaspora”.
.
Marrë nga muri i fb i Faruk Myrtajt, 23 shkurt, 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.