back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

A shuhet urrejtja?! – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

A shuhet urrejtja?!

nga Elona Caslli

Nje shkrim i Erl Kodres provokoi rrëfimin e mëposhtëm
të cilin e kam dëgjuar kohë më parë
nga një grua në moshë që vjen nga një familje e persekutuar.
.
Teksa pinim një çaj ajo rrëfeu: “Vite më parë udhëtova në Spanjë me tim shoq. Ishim të ftuar nga disa kushërinj të tim shoqi për një gëzim familjar.
Në darkën e shtruar në shtëpinë e tyre, kishte shumë njerëz. Kryesisht ishin spanjollë. Mes tyre ishin edhe një çift shqiptarësh. Teksa u bënë prezantimet përkatëse më gërvishti keq mbiemri i një shqiptareje. Kishte të njëjtin mbiemër me hetuesin e babait tim.
Teksa u ulëm në tryezë me aftësinë e një aktoreje në karrierë, vesha një buzëqeshje hipokrite në fytyrë dhe e pyes e bija e kujt ishte. Ajo më tha pikërisht emrin që nuk doja të dëgjoja.
Në atë çast m’u rrotullua krejt dhoma. Nuk isha më mes njerëzish që festonin, por mes dhëmbëve të thyer të tim eti dhe mes çizmeve të mia të zhytura thellë në llucën e fermës.
Trupi filloi të më dridhej. Çohem dhe shkoj në banjo. Im shoq vë re diçka dhe më vjen pas. I tregoj gjithçka.
Im shoq që nuk e ka provuar dhimbjen time më thotë – Ç’faj ka ajo?! Ajo është e bija. Nuk mund të mbajë përsipër veprat e të atit.
E skuqur, e tërbuar dhe e mllefosur iu përgjigja- Ti kurrë nuk mund ta kuptosh. Është një dhimbje që nuk e ke provuar. Është një urrejtje që nuk shuhet.
Thjesht fakti që në venat e saj rrjedh i njëjti gjak mua më revolton. Unë nuk ulem më në atë tryezë.
Dhe ashtu ndodhi. Unë sajova një gjendje prej një njeriu që po i luhatej keq tensioni dhe u çuam.
Për sa kohë e kisha përballë më shfaqeshin vetëm dhëmbët e thyer të tim eti dhe balta e ndyrë në fermë. “
Teksa zonja në fjalë më rrëfente këtë gjē, më tha: E di që mund të të duket absurde, por është një dhimbje që nuk mbaron dhe është një urrejtje që nuk shuhet.
Unë nuk do t’i bëja keq kurrë të bijës së hetuesit të babait tim, por thjesht nuk mund të ulem në një tryezë me të. Jam peng i dhimbjes sime dhe nuk dua të takohem me fytyrën e kësaj dhimbjeje qoftë kjo në brez të parë apo të dytë.
.
Post Scriptum – A mund të shuhet urrejtja e jetëve të çuara dëm?!
.
Marrë nga Muri i FB i Elona Casllit, 8 nëntor 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.