Aforisma nga Emile M. Cioran dhe Charles Bukowski
të përzgjedhuna dhe sjellë në shqip nga Jozef Radi
Aforisma nga Emile M. Cioran (1911-1995)
Detyra e nji njeriu të vetmuem asht të jetë edhe ma i vetmuem…
***
Kufini i çdo dhimbjeje asht nji dhimbje edhe ma e madhe.
***
Të jesh a të mos jesh… Ma mirë, as njena dhe as tjetra.
***
Dështimi i jetës e tande do me thanë: me iu qasë poezisë – pa mbështetjen e talentit.
***
Pa Perëndinë çdo gja asht asgja. E Perëndia? Asgjaja supreme.
***
Kur ju e dini se çdo problem asht nji problem i shtirun, e kuptoni se jeni rrezikshmërisht afër shpëtimit.
***
Zoti: asht nji smundje prej së cilës ne besojmë se jemi kurue, sepse askush në ditët e e sotme nuk mbetet viktimë.
***
Biseda asht pjellore vetëm midis shpirtnave të përkushtuem për me i konsolidue ndërdyshjet e tyne.
Aforisma nga Charles Bukowski (1920-1994)
***
Me folë për vdekjen asht si me folë me paret. – Ne nuk ia dimë as çmimin e as vlerën.
***
E shkruemja asht diçka që nuk dihet si nis. Ti ulesh, dhe ajo asht diçkaja që mund të ndodhë ose mund të mos ndodhë.
***
Dallimi në mes të demokracisë dhe diktaturës asht se në demokraci ma së pari ju votoni e mandej merrni urdhna, kurse në diktaturë nuk humbet kohë me shkue në votime.
***
Vetëm të vorfnit mbrrijnë me e kapë kuptimin e jetës, të pasunit veç përpiqen me e gjetë atë.
***
Si mundesh me ia thanë nji personi që ju e doni, kur diçka e tillë nuk ndodh. Si mundesh me ia thanë nji personi që ju e doni, kur në botë ka me mija njerëz që ju mund t’i doni ma shumë, qoftë edhe sikur vetëm t’i takojë? Sepse fakt asht se nuk mund t’i takoni.
***
Ambicia ime e vetme asht të mos jem kërkushi, kjo më duket zgjidhja ma e kuptimtë!
***
Ngjitem në makinën time, shkëputem prej trotuarit dhe futem në trafik. Ishte pothuej dhjetë e natës. Nuk qe veç hana… dhe jeta ime qe nisë njashtu ngadalë, për në askund…
nentor 2015