Aforizma nga Georges Bataille (1897-1962)
***
Para së gjithash, për erotizmin mund të thuhet se është aprovimi i jetës, deri në thelbin e vdekjes.
.
***
Dhuna, e cila në vetvete nuk është mizore, shndërrohet e tillë prej shkeljes specifike të atyre që e organizojnë atë. Mizoria është një prej formave të dhunës së organizuar.
.
***
Unë besoj se e vërteta ka vetëm një fytyrë: atë të kundërshtimit të së dhunshmes.
.
***
Sakrifica s’është tjetër veçse rrjedhojë i gjërave të shenjta.
.
***
Pasioni na shenjtëron në vuajtje, sepse në fund të fundit, është kërkim i një të pamundure.
.
***
Akti seksual ndodh në kohën kur tigri shfaqet në hapësirë.
.
***
E shenjta është trazim i shkapërderdhur i jetës, që për ta vazhduar, rendin e gjërave që ndodhin zinxhir me ato hallka të lidhura, shndërrohet në shpërthim, me fjalë të tjera në dhunë.
.
***
Automatizmi psiqik i pastër, përmes të cilit na propozohet të shprehemi, përmës së folurës, së shkruarës o mënyrave të tjera, është funksioni i vërtetë i mendimit, dhe drejtim i mendimit, në mungesë të çdo lloj kontrolli të ushtruar nga arsyeja, dhe jashtë çdo shqetësimi estetik e moral.
Georges Bataille – Sociologjia e Shenjtë e botës bashkëkohore
.
sjellë në shqip nga Jozef Radi
.