back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Agjenti i CIA-s: Ja cila qe arsyeja pse e vrava Marilyn Monroe-n

Gazeta

Marilyn Monroe (1926-1962)
Marilyn Monroe (1926-1962) 

Agjenti i CIA-s Normand Hodges:

Ja cila qe arsyeja pse e vrava Marilyn Monroe-n

Norfolk, Virginia – Nji 78-vjeçar, oficer i vjetër në pension i CIA-s, Normand Hodges, ka bërë nji seri rrefimesh të habitshme, prej ditës së Hënë kur ai u pranua në Spitalin Sentara General Hospital. Ai pretendon, se “…ka kryer 37 vrasje për interes të shtetiit amerikan nga viti 1959 deri në 1972, duke përfshirë këtu edhe aktore dhe topmodelen, Marilyn Monroe.”
http://beforeitsnews.com/alternative

Norman Hodges ne Spital
Norman Hodges ne Spital


Agjenti i CIA-s: Ja cila qe arsyeja pse e vrava Marilyn Monroe-n

Agjenti në pension i CIA-s, Normand Hodges, ka pranuar publikisht se ai është vrasësi i aktores amerikane, Marilyn Monroe. Ky vrasës profesionist, i cili tashme ndodhet seriozisht i sëmurë, – tha se “…për 41 vite shërbim në Inteligjencën Amerikane, ka vrarë gjithsej 36 persona, të gjithë ata për të cilët CIA besonte që përbëjnë nji kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara…”
Hodges ishte nji ekspert i gjuajtjeve, snajper dhe mjeshtër i arteve marciale. Ai e pohoi të kët gamë të përsosur e formash të pazakonta vrasjesh, ku përfshihet helmimi dhe përdorimi i eksplozivëve…
”Marilyn Monroe ishte në listën time dhe mbetet unik për shkak se ajo është e vetmja grua që kam vrarë. Kur ajo u bë kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, ajo ishte për t’u vrarë. Nuk kishte prova të tjera, përvec John Kennedy-t, ajo kish fjetur edhe me Fidel Castro-n. Komandanti im, Jimmy Hayworth, më urdhëroi “…ta vrisja, por duhej të paraqitej o si vetëvrasje o si helmim!” – tha Nomand – “Unë kurrë më parë nuk kisha vrarë gra, por unë i kam pranuar urdhërat. Unë e bëra kët vrasje në Amerikë. Ajo kishte transmetuar informacion konfidencial tek komunistët, dhe ne nuk mund ta pranonim kët gjë. Ajo duhej të vdiste, dhe unë vecse kam kryer detyrën time!”.

Varri i se Famshmes Marilyn Monroe
Varri i se Famshmes Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, vdiq në natën e 5 gusht të vitit 1962, ndërsa Hodges betohet se: “…ai hyri në dhomën e saj vetën, ndërsa ajo ishte duke fjetur, dhe i ka injektuar një dozë të madhe të chlorine-hydrate.”
Normand Hodges ndodhet tani i sëmurë rëndë dhe është në spital, i mbikqyrur nga agjentët e FBI.
/www.world-dimension.com/
Përshtati në shqip Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.