back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ahmet Zogu (8 tetor 1895 – 8 tetor 2020) – Nji shënim dhe nji album i veçantë fotosh nga Jozef Radi

Gazeta

Ahmet Zogu (1895-1961)
Ahmet Zogu (1895-1961)

Ahmet Zogu 8 tetor 1895 – 8 tetor 2020

Nji shënim dhe nji album i veçantë fotosh

nga Jozef Radi

125 Vjetori i Lindjes së nji Figure Nyje Historike

Ahmet Zogu, sot ka nji Përvjetor të rëndësishëm të tijin, 125 Vjetorit të Lindjes…
Simbas pikpamjes sime gjithë lufta, gjithë përpjekjet dhe sakrificat e tij, gjithë kokfortësia dhe dipllomacia për t’i dhënë këtij vendi që jetonte në kufijtë e çoroditjes totale – formën dinjitoze të nji shteti europian, meriton jo vetëm të përkujtohet, por duhej që ai të gëzonte të gjitha atributet e nji Burrështetasi që bëri aq sa mundi, e simbas meje edhe më shumë se mundi…
Ekziston sot e kësaj dite nji mirnjohje e heshtur asaj periudhe që të gjithë e përmendin si periudha e artë e Viteve ’30, kur Shqipëria edhe mbas 500 viteve sundim osman, përpiqesh të shfaqesh dinjitoze dhe krenare me gjithë vështërsitë e saj…
Gjej 1000 arsye ta përkujtoj kët përvjetor, jashtë çdo sentimentalizmi dhe gjykimi emotiv. Sepse jam i sigurt se kam distancën e mjaftueshme historike, dhe gjykimin tejet të ftohtë për ta kqyrur kët figurë historike, me të gjitha vështërsitë, ndërdyshjet, kundërshtitë pse jo edhe gabimet… po edhe të gjej te Ai jo vetëm luftëtarin që fitoi mjaft beteja në terren, po edhe personalitetin që në të përpjetën drejt pushtetit e ka më të pastrën, më të lavdishmen dhe juridikisht më të përligjurën… Mendoj se ne do të bëhemi komb dinjitoz, kur të marrim distancën e duhur nga emocionet dhe ta vëzhgojmë kuadrin e historisë ashtu siç ajo meriton të shihet… e ku figura nga djaloshi Ahmet Zogu e deri te Mbret Zogu i I – Mbret i Shqiptarëve që vdiq në ezil, t’i jepen gjithë meritat që i takojnë, e që s’mund të kenë asnji lidhje as me shtrembërimet, as paragjykimet, as poshtërimet sistematike, prej gjithë atyre që historinë e kanë të mbushur përplot emocione dashurore dhe urrejtjesh…
Kët përkujtimore timen të 125 Vjetorit të Lindjes së këtij Burrshtetasi, unë do përpiqem ta përcjell vetëm përmes pak fotove… dhe  për këtë kam përzgjedhur foto të tija me gratë e shumta të jetës së tij…
Mund të them pa ndërdyshje, se nuk kam njohur ndonji udhëheqës të kësaj bote të jetë kaq shumë i rrethuar me gra sa Ahmet Zogu, është pikërisht ky raport me Gratë, ndoshta edhe fytyra më e vërtetë e tij që pakkush është kujtuar ta verë në dukje… e që unë mendoj se ky është ndoshta më i rëndësishmi…
Ahmet Zogu kishte adhurim për Gratë duke filluar nga  Nëna Mbretëreshë që e adhuronte si askush, po ai i donte dhe i vleresonte edhe motrat e shumta të tij, ai e zgjodhi me kujdes e nderoi dhe e respektoi Geraldina Aponyi, si nji zonjë dhe nji grua të madhe… dhe ajo nuk e pa atë thjesht si burrë po si nji Shqiptar të vërtetë që i dha asaj shumë dashuri edhe për Shqipërinë… dashakeqët sigurisht do t’i kujtojnë edhe të dashurat… edhe unë po ia pranoj edhe ato, i sigurt se kjo nuk e zvoglon aspak vlerën e tij… përkundrazi e madhështon edhe më shumë…
Dhe mund të përfundoj se  ky Burrë shteti që i respekton Gratë si ka vepruar ai, meriton të jetë vërtet Burrështetas… sepse na ka dhënë të gjithëve nji model të papërsëritshmëm vlerësimi për ato që janë gjysma e kësaj bote…
Dhe këto foto janë dëshmi kokforte…

Familja e Ahmet Zogut
Familja e Ahmet Zogut
Familja e Ahmet Zogut
Familja e Ahmet Zogut
Ahmet Zogu me kater motrat
Ahmet Zogu me kater motrat
Ahmet Zogu dhe motrat ne divize ushtarake
Ahmet Zogu dhe motrat ne divize ushtarake
Ahmet Zogu dhe motrat ne kostume popullore
Ahmet Zogu dhe motrat ne kostume popullore
Ahmet Zogu dhe familja ne picknic
Ahmet Zogu dhe familja ne picknic
Ahmet Zogu dhe motrat ne divize ushtarake
Ahmet Zogu dhe motrat ne divize ushtarake
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny dhe motrat 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny dhe motrat 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu me Geraldina Apogny 1938
Dasma e Ahmet Zogu - Ceremonia e nenshkrimit 1938
Dasma e Ahmet Zogu – Ceremonia e nenshkrimit 1938
Dasma e Ahmet Zogu -  1938
Dasma e Ahmet Zogu – 1938

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.