back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 17 Mars, 2025

Ai djalë, e filloi karrierën prej të rrituri me këmbën e gabuar… – nga Edmond Bejtaj

Gazeta

Arrestohet Erion Veliaj
Arrestohet Erion Veliaj
Ai djalë, e filloi karrierën prej të rrituri me këmbën e gabuar…
nga Edmond Bejtaj
Lexova letrën e Veliajt nga burgu, në të cilën përmendej e shoqja, djali, nëna, dhe natyrisht edhe betejat e tij në krah të vëllezërve e motrave socialiste, nuk ndjeva asgjë, madje as shpifësirën e zakonshme që më shkakton patetizmi i atyre që qurraviten në ditën që ndjejnë se nuk janë burra.
Unë nuk kam qenë fëmijë, kur Enver Hoxha dërgonte në burg apo plumb kë t’ìi kapte krahu, dhe mbaj mend që thellë-thellë askush nuk gëzohej për dënimin e tjetrit, qoftë ai i Klasës apo armik i saj, dhe besoj se edhe nëse tek-tuk vrehej ndonjë ndjenjë lehtësimi (nuk e gjej dot fjalën e duhur për atë ndjenjë), ajo ishte shkaktuar nga adrenalina e çliruar prej idesë se viktima edhe këtë radhë nuk ishe ti, e shoqëruar nga justifikimi i kollajtë i krimit, – E mo mirë, diçka do ketë bërë, se të qe ndryshe do më kishin dënuar edhe mua që nuk kam bërë asgjë…, – dhe tani do mundohem të arsyetoj se përse ai ngazëllim mbrëmë.
Arrestohet Erion Veliaj
Arrestohet Erion Veliaj
-Veliaj nuk është socialist, dmth nuk është nga raca e atyre djemve të komunistëve, të cilët baballarët e tyre të mirë i dërgonin të thyenin kurrizin në punë pa u rritur ende, që ashtu të mësonin jo vetëm se si nxirrej buka e familjes por edhe se si respektohej ajo bukë, pra që i mësonin se nëse do u tepronte ndonjë kafshatë, nuk duhej ta fshinin bythën me të por ta respektonin atë copëz buke duke menduar se dikujt tjetër për atë kafshatë të munguar ishin duke i ulëritur zorrët, dhe kjo është arsyeja se përse ai djalë e filloi karrierën dhe jetën prej të rrituri me këmbën e gabuar, duke ëndërruar bollëkun dhe luksin që i kishte munguar deri atëhere, duke dashur t’i bëjë përshtypje gruas së ëndërrave të tij me një dasëm jo të zakonshme, e pastaj duke u kthyer në një predikues bosh, nga ata që dobësitë e tyre i kompensojnë me arrogancë e hipokrizi, mbase duke menduar me mendjelehtësi se të mjerët kënaqen ta mbushin stomakun me propagandë e batuta;
-Nuk di ç’të them, mbase gabohem, por dikur kam thënë se një thes me lekë të tundon më fort se çdo femër, se ai thes është Çirçja që të kthen në derr apo Sirenat që të kthejnë në një grumbull kockash, sidoqoftë në raste të tilla më vjen në mendje një nga episodet tek “Të Mjerët” e Hygoit, ai kur Valzhan, endacaku i sapodalë nga burgu e kalon natën në një famulli, nga e cila largohet në të gdhirë duke vjedhur gjithë sendet prej argjendi, lugë, pirunë e shandanë, dhe pas pak kthehet i shoqëruar nga xhandarët të cilët pyesin priftin nëse sendet e çmuara ishin vjedhur aty, dhe prifti duke e vështruar në sy hallexhiun keqbërës:
“…Tonat janë por nuk i vodhi, ia dhurova unë…! – dhe duke i futur prap në torbën e leckosur, – Merri, ik tani dhe përdori për t’u bërë njeri i mirë…!”
Marrë nga Muri i FB, Edmond Bejtaj, 12 shkurt 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen