back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Ai yll, për të gjithë ne!” – fragment poeme Tasos Livadhitis

Gazeta

Tasos Livadhitis (1922-1988)
Tasos Livadhitis (1922-1988) 

Tasos Livadhitis

(20 prill 1922 – 30 tetor 1988)

Fragmente nga poema aq e njohur e tij

“Ai yll, për të gjithë ne!”

IV

Të dua, aq sa s’mund t’i gjej as fjalët e duhura t’i them!
I gjithë gëzimi im rri në sytë e tu,
e gjithë jeta ime ndalur në duart e tua
e gjithë bota më duket si një mur,
ku ecën mbrëmjeve hija e trupit tënd!
Jo, s’do të mund të jetoja asnji çast larg teje – dashuria ime!
Por ne mundemi të dashurojmë dhe të ndajmë bashkë:
kjo do të mbetet përgjithnjë e jona
këtë s’do mundet askush t’na e marrë
kët dashuri, kët betejë dhe besimin tonë te jeta!!

***
Prandaj eja… Fshiji sytë e tu, dhe të lutem mos qaj!
Mos qaj! O zot, sa sy të bukur ke!
A të kujtohet ajo natë kur rrinim bashkë në dritare
dhe dëgjonim larg në heshtje një gramafon…
E ti më the: “Le të mos kemi gramafon,
le të mos jetë e vendosur për ne kjo pllakë.
Por, kjo muzikë qetësie është jona, jona është edhe mbrëmja,
edhe ai ylli atje larg është joni…!” Po, kështu më pate thënë.
Ti flet si poete e dashura ime! – thashë i befasuar!
Dhe ti, duart e bukura m’i mbështolle rreth qafës e më puthe.
Ashtu si vetëm ti di të puthësh.
Prandaj eja, eja, mos qaj.
Kështu pra, kështu më pëlqen të buzqeshësh
Ne do të jetojmë, dashuria ime – ne do të fitojmë.
çfarëdo që të ndodhë… ne do të fitojmë!!
Dhe një ditë do të rigjendemi bashkë,
Do ta blejmë edhe ne një gramafon tonin
dhe do ta lemë të vërtitet gjithë kohën e kohës!
Po dashuria ime, dhe ne mbështetur
n’parvaz të dritares pranë njeri tjetrit
do të rigjendemi përsëri bashkë një ditë.
Dhe atëhere,
gjitha mbrëmjet, gjithë yjtë, gjitha këngët do jenë tonat!!!

Pema e ujit që digjet në perëndim... (foto Gjergj Rusi)
Pema e ujit që digjet në perëndim… (foto Gjergj Rusi)

V

Do të doja ta thërrisja emrin tënd e dashur, me gjithë forcën e shpirtit.
Ta dëgjojnë ndërtusit mbi skela, ata që puthen të parët me diellin,
ta mësojnë nëpër vapora avujt, e ta frymëmarrin gjithë trëndafilat,
ta ndjejë pranvera dhe të vrapojë që të vijë sa më shpejt,
ta mësojnë fëmijët që të mos i tremben më errësirës,
ta pëshpërisin kallamat buzë lumit dhe zogjtë ndër gardhe,
ta gjëmojnë gjithë kryeqytetet e botës
dhe ta kumbojnë gjithë kambanat e kishave
ta përflasin darkave gjitha rrobalarset
duke përkëdhelur duart e tyre të enjtura,
Ta ulërija edhe unë fort, aq fort
sa të mos e zerë gjumi asnjë ëndërr të botës
dhe asnjë shpresë të mos vdesë…
Ta dëgjojë edhe koha që rrjedh,
pa mundur kurrë të të prekë Ty – dashuria ime…!!

Përktheu nga greqishtja: Engrita Sauli

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.