Akademia e Shkencave është zgjeruar me 12 anëtarë të rinj,
nga Civici te Xhufi, ja cilët fituan titullin Akademik
Akademikët e rinj janë
Ardian Civici,
Pëllumb Xhufi,
Genc Sulçebe,
Arjan Durrësi,
Ilirian Malollari,
Ilia Mikerezi,
Artan Boriçi,
Kristina Jorgaqi,
Mimoza Hafizi,
Rajmonda Bualoti,
Ardian Ndreca
Ardian Vehbiu.
.
Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë, Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje:
akademik Neki Frashëri (kryetar),
akademik Floran Vila (anëtar),
akademik Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe
akademik emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:
Vendosi
Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm
I.Akademik i asociuar:
Arjan Durrësi; Ilirian Malollari.
II.Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
Genc Sulçebe; Ilia Mikerezi; Pëllumb Xhufi.
III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
Adrian Civici; Artan Boriçi; Kristina Jorgaqi; Mimoza Hafizi; Rajmonda Bualoti.
IV.Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
Ardian Ndreca; Ardian Vehbiu.
.
Marrë nga /a.y/noa.al