Akademikët e politikës dhe sharlatanët e shkencës
nga Genci Hoti
Në Shqipëri ndodh një fenomen i çuditshëm, duke përfshirë edhe njerëzit me tituj shkencorë. Fshihen dokumenta dhe vepra që kundërshtojnë idetë e referuesve dhe kërkush nuk i kundërshton. Dhe kjo është bërë kaq e rëndomtë sa një provincial, pa pikën e informacionit, merr përsipër të komentojë mbi figurën e një akademiku dhe ta paraqesë atë të përmbysur, sepse kështu janë mësuar që në barkun e nënës së tyre. Arsyeja përse ndodh ky fenomen është e lidhur me keqarsimimin e të gjithë shqiptarëve në mënyrë të qëllimshme nga politika dhe, akoma më thellë, konflikti ndër shqiptarë është i lidhur me situacionin diferencial të etnive që ndërtojnë kombin shqiptar.
Pas 1992, tek shqiptarët ndodhi përmbysja sociale që u paraqit si një përmbysje antikomuniste ku përqindja më e madhe fshatare u dynd drejt qyteteve dhe mori statusin e qytetarit. Por pati dhe një dyndje nga qytetet e dorës së dytë dhe të tretë drejt Tiranës dhe, në këtë mënyrë, u formua inteligjenca e epokës demokratike duke harruar mënyrën se si ishin formuar klasat shoqërore në Shqipëri pas 1945-ës.
Për të kuptuar të gjithë këtë proces sa politik aq dhe antinjerëzor e antishqiptar jo ftoj te lexoni, tek faqja genckhoti.com artikullin: “166 – Sharlatanët e shkencës shqiptare dhe keqarsimimi i qëllimshëm i popullatës shqipfolëse anë e kënd Ballkanit pas 1945-ës, por sidomos pas 1992-shit, kur Shkolla e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare e nxori kokën plotësisht!”.
Jam i bindur që shumica e shqiptarëve të epokës sonë do ta gjej vetveten në këtë kompleks argumentash që paraqes në fushën e gjuhësisë teorike.
Materiali është i bashkëshoqerueshëm edhe me të gjitha fotot që shqiptarët nuk marrin mundimin për t’i lexuar
Para disa diteve televizori PANORAMA dha nje emision “shkencor” ne fushen e gjuhesise me pjesmarrjen e profesorit të naftës Sazan Guri; “shkencetarit” me origjine direkt fshatare, i arsimuar denjësisht si punëtor krahu në Greqi, pa e ditur gjenezën e vet etnike (ndoshta e di, por nuk e thotë) Agron Dalipaj dhe një gazetar pa/me emër që e heq vetën si njohës perfekt i përmbajtjes së Shkollës të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare. Thelbi i diskutimit në atë emision ishte kritika ndaj idesë se profesoreshës gjuhëtare Anila Omari, të shprehur diku sikur paska thënë se fjala Gjobë e kishte origjinën nga serbishtja, por fshatari shkencëtar na e “vërtetonte” se ky term ishte me origjinë shqipe të pastër duke pasur mbështetjen si nga profesori i naftës ashtu dhe nga gazetari kritik.
Ajo që më bëri përshtypje në atë emision ishte fakti që profesori i naftës mbante anën e Prof. Eqrem Çabejt, por pa e lidhur me etimologjine e termit sipas asaj që kishte shkruar Profesori i nderuar.
Tani përpara shqiptarëve shtrohet problemi se nga e ka origjinën etimologjike fjala Gjobë, por, mbi të gjitha kur është përdorur për herë të parë procesi praktik i gjobëvënies në territorin ku sot jetojnë shqiptarët, gjë që na jep mundësinë të vërtetojmë se nga e ka origjinën kjo fjalë, që na e kishte lënë pa gjumë kritikun e etimologjisë gjuhësore.
Problemi është kaq i qartë sa nuk do të kishte nevojë për asnjë ndërhyrje, por heshtja e zonjës Omari i le shteg kritikut të devotshëm Agron Dalipajt, të fshehë paaftësinë e akademikëve shqiptarë të kohës komuniste dhe postkomuniste, por edhe mbrojtjen që Të Marrët e Madhështisë Shqiptare u bëjnë këtyre akademikëve të vetëkënaqur me titujt shkencorë që mbartin.
Në atë emision kritiku Dalipaj citoi zonjën Omari pa na e treguar tekstin origjinal, duke ngritur dyshimin që problemi është shumë më i komplikuar nga sa e paraqiti kritiku Dalipaj.
Zgjidhja e këtij problemi ishte shumë e thjeshtë, pasi mjafton të ballafaqonim zbërthimin që i kishte bërë Prof. Eqrem Çabej dhe Prof. Kolec Topalli duke parë përputhjen midis tyre dhe me pretendimin hipotetik të zonjës Omari, gjithmonë nëqoftëse ishte sipas asaj që deklaroi në emision kritiku Dalipaj.
Në lidhje me etimologjine e këtij termi Prof. Eqrem Çabej, në vëll. e IV të Studimeve Etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1996, ka shkruar (foto 1, 2, 3):
Gjobë f.; gjobár m, “ai që vë gjobë; ai që mbledh gjobat, pojak, bekçi”; gjobtár m. “në Kanun të Lekës seicili nga ata që presin gjobën në gjë të gjallë, në desh a në qe”; gjoboj gjobit “vë gjobë”. Prej sll. globa “ndëshkim në të holla, gjobë”, që në rumanishten dha gloaba, khs. G. Meyerin 141, Ëeigandin 26, Sandfeldin 94, Seliščevin 144, 180v., 307.
Këtu Prof. Çabej na ka dhënë dy interpretime të rëndësishme: së pari e ka lidhur termin Gjobë me kohën ku Ai e ka gjetur për herë të parë (koha e Kanunit të Lek Dukagjinit) dhe, se dyti, termi Gjobë vjen nga sllavishtja, duke kaluar tek rumanishtja dhe prej këtej në gjuhën shqipe me anë të popullatës bullgare dhe vllehe. Kjo e fundit është gjëja më e fshehtë që Profesori i Gjuhësisë nuk e ka thënë asnjëherë hapur, sepse në të kundërtën duhet të deklaronte me këmbëngulje që gjuha shqipe është formuar nga përbashkimi i gjuhëve të popullatave emigratore prej 322 vjetësh kur formuan për herë të parë Kombin Shqiptar.
E njëjta situatë gjendet edhe në Fjalorin Etimologjik i Gjuhës Shqipe, me autor Prof. Kolec Topalli, Tiranë 2017, ku për temën tonë shkruhet (foto 4,5,6):
Gjobë f. “detyrim në të holla si dënim”. Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim prej sll. (skr., bullg.) globa “ndëshkim në të holla, gjobë”. Në krahina të ndryshme del me forma që lidhen me evolucionin e grupit gl-; gjobë më e përgjithshme, g’jobë në geg. Dëshmohet së pari tek Bogdani: të shkruhej ndë giobë o haraç. Rrjedhoja: gjobar e gjobëtar “ai që ve ose që mbledh gjobën”, gjoboj e gjobis me emrat gjobim e gjobitje. Prej sllavishtes ka shkuar edhe në rumanishte. / Bibl.: Miklosich AF I 355, Meyer EW 141, Weigand Wört. 26, Sandfeld 94, Seliščev 144, Joki Slavia XIII 2-3, 1934-35, 296, Rrota Fj. 20, Desnickaja SJ VI 1968, 123, Duridanov Akten Innsbruck 1977, 693, Ndreca 279, Svane SLA 207, Çabej SE IV 335, Ylli SLA I 97, Orel AED 136, Luka II, 163, Omari MGSS 152).
Në këto rreshta të Prof. Topallit dallojmë një “përkthim” të termit Gjobë = detyrim ne të holla si dënim, por dallojmë edhe faktin qe Prof. Topalli ka marre nga Omari materialin zbërthyes te termit GJOBË pa u përmendur në asnjë rast huazimi nga serbishtja (pra Dalipaj gënjen fare hapur; në këtë rast zbulojmë se për çfarë shërbejnë televizionet private në Shqipërinë e sotme).
I dhashë rëndësi “përkthimit” të termit Gjobë = detyrim në të holla si dënim, pasi me këtë konstatim zgjidhja e problemit komplikohet pak si më tepër kur e analizojmë si proces social që nga shek. XIV. U mbështeta në Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, me përkthim nga latinishtja të Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala, Tiranë 2009, f. 1-26, ku përdoret rendom termi Dënim deri në para = Gjobë (foto 7,8,9,10,11).
Por pas kësaj përplasje idesh shtrohet pyetja: përse popullata shqipfolëse nuk e mori termin Gjobë nga latinishtja apo italishtja vulgare, me të cilët paraardhësit e tyre kishin pasur relacione imponuese politike prej disa shekujsh, por e huazoi nga sllavishtja, meqënëse e ka përdorur fillimisht të huazuar nga dy gjuhët e para? Pra rezulton që rrugëformimi i gjuhës shqipe ka kaluar nëpër një autostradë që deri më sot kërkush nuk e ka përcaktuar as me përafërsi, me përjashtim të Profesoreve të nderuar Eqrem Çabej dhe Ahmet Kelmendi, që kanë dhënë definicione shumë-shumë afër së vërtetës absolute në këto drejtime:
1-… 2-… 3-… 4-… 5-…
Pas kësaj analize na rezulton që zonja Omari nuk mund të këtë thënë që fjala Gjobë e ka prejardhjen nga serbishtja, pasi këtë nuk e ka thënë asnjë etimolog shqiptar apo i huaj, por termi Gjobë e ka prejardhjen nga sllavishtja (bullgarishtja) prej nga e kanë marrë Vllehët dhe e kanë sjellë në gjuhën shqipe (mund ta kenë sjelle edhe popullatat bullgare të emigruara në mes të popullatës shqipfolëse si: Gollobordasit, Maqedonasit, Goranët).
166–Sharlatanët e shkencës shqiptare dhe keq-arsimimi i qëllimshëm i popullatës shqip-folëse anë e kënd Ballkanit pas 1945-sës, por sidomos pas 1992-shit kur Shkolla e të Marrëve të Madhështise Shqiptare e nxorri kokën plotësisht.
Fakti që figura shkencore dhe civile e Prof. Kolec Topallit atakohet sot me të njëjtat metoda si për rastin e figurës së Prof. Eqrem Çabej, është një tregues mbi ekzistencën e qëllimshme të një procesi që lidhet me keqarsimimin e popullatës shqipfolese në të gjithë vendet ballkanike ku ata jetojnë, sidomos pas 1945-ses.
Defekti numër një i arsimimit të shqiptarëve pas 1945, është mungesa e informacionit mbi kritikën e pikëpamjeve ekzistuese. Pas këtij viti shqiptarët, kudo në Ballkan, kryesisht në Shqipëri dhe ish Jugosllavi (Mal i Zi-Kosovë-Maqedoni) mësuan nëpër shkolla dukuri krejtësisht të rreme në të gjitha lëndet arsimore pa asnjë përjashtim, por që binte në sy kryesisht në katër fusha: Filozofi, Histori, Letërsi dhe Gjuhësi. Vetëm në fushën e Gjuhësisë, në Shqipëri, ndodhi realisht reaksioni antikomunist pa e thënë të Vërtetën asnjëherë, por u kundërshtua prejardhja pellazgjike e shqipes dhe mosnjohja e ilirishtes, fare hapur nga Prof. Eqrem Çabej, dhe nuk u firmos akti përfundimtar i kongresit të drejtëshkrimit të shqipes (1972) nga Liriku më i madh europian e shek. XX Lasgush Poradeci. Nqs Emërmadhin e gjuhës shqipe Eqrem Çabej-n e luftuan me format më të ndyra njerëzore brenda Akademisë së shkencave të RPSSH, për Poetin e Pavdekshëm Lasgush Poradeci, u përdor metoda e mohimit Kohor dhe vetëm ne, komshinjtë dhe nxënësit e shkollës “Ali Demi” midis viteve 1960-1987), e dinim qe Poeti ishte gjallë dhe mbijetonte për xhelozi ndaj kriminelëve komunistë. Aq më tepër që në filloren e asaj shkolle jepte mësim Zyshë Nafija Gusho, mbesa e filozofit të Pavarësisë dhe nënkryetarit të Qeverisë së Parë të Shtetit Shqiptar, Imzot Nikollë Kaçorrit (1912), gruaja e Poetit famemadh. Kam pasur fatin ta kisha jo vetëm mësuese Zyshë Nafijen, por dhe vajzën e Poetit shoqe klase (1965-1969), të urtën deri në Shën Mëri, Kostandina Gusho-n. I them të gjitha këto për t’i kujtuar lexuesit se figura e Poetit Lasgush Poradecit ishte figura më madhështore dhe më e njohur në ndërgjegjen tonë adoleshente e pandotur nga propoganda komuniste. Pas Klerikëve Katolike Shqiptare, figura e Prof. Eqrem Çabej dhe figura e Poetit Lasgush Poradeci janë figurat më të Shenjta dhe të Pastra të Karakterit Shqiptar, Ato janë figurat më dinjitoze të Kombit tonë të nëpërkëmbur nga regjimi kriminal komunist dhe pjellat e tyre sot.
Mungesa e kësaj cilësie, dmth paaftësia për të realizuar kritikën e pikëpamjeve ekzistuese, i bën studiuesit shqiptarë të të gjitha fushave pas 1945, e deri me sot krejtësisht të paaftë për të thënë fjalën e tyre në mënyrë origjinale edhe pse i kanë të gjitha titujt shkencorë të barabarta me ato që përdor Bota e civilizuar. Në këtë rast dua të vë në dukje shkakun përse janë marrë titujt shkencore në Shqipëri pas 1945: për të krijuar kampionet e ardhshëm të besueshmërisë teorike, por edhe për të grabitur vlera ekonomike suplementare mbi rrogën.
Të flasësh mbi veprën e Prof. Kolec Topalli, Fjalor Etimologjik i Gjuhës Shqipe, Tiranë 2017 – fotot 1,2,3,4 dhe ta konsiderosh ate një vepër për t’u djegur përpara Akademisë së Shkencave, një vepër antishqiptare, etj, etj, nga ana e sharlatanëve nuk është as më pak e as më shumë vepër e të keqarsimuarve nga ana e shkollës komuniste shqiptare me qëllim për të mbrojtur të kaluarën kriminale të baballarëve dhe gjyshërve të tyre (i gjithe aktiviteti social i shoqërisë shqiptare, pas 2 korrikut 1990 është fshehja e krimeve komuniste të realizuar nga produkti intelektual i pushtetit politik. Shumë të larguar nga Shqipëria pas kësaj date janë të përfshirë në këtë aktivitetet).
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7100.JPG – foto 1
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7101.JPG – foto 2
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7102.JPG – foto 3
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7103.JPG – foto 4
Këta sharlatanë, me shkallë inteligjence tepër të dyshimtë për titujt shkencorë që bartin, nuk dinë “sekretin” me elementar të veprës së Prof. Kolec Topalli-t.
Psh ata nuk e dinë, sepse në të kundërt do ta kishin deklaruar, që Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe mbështetet në:
308 burime autorësh dhe veprash;
857 autorë dhe vepra bibliografike;
114 gjuhë dhe dialekte;
209 tituj librash dhe revistash suplementare.
Vepra ka:
1584 faqe mbi etimologjine e fjalëve
310 faqe tregues leksikor
15 faqe tregues onomastik.
Të gjithë këto së bashku bëjnë që vepra “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe” i Prof. Kolec Topalli-t të jetë një ndër kryeveprat më të plota të gjuhësisë shqipe, krahas të njejtës vepër të Prof. Eqrem Çabej, ku dhe është mbështetur kryesisht autori Topalli.
Por sharlatanët e shkencës shqiptare nuk dinë edhe një gjë tjetër. Përpara se të botohej vepra e Prof. Kolec Topalli-t, në gjuhën shqipe janë botuar shumë-shumë vepra të tjera mbi këtë temë nga personalitete shkencore dhe studiues të ndryshëm që dikush e ka ndihmuar Profesorin në punën e Tij e dikush e ka atakuar me përfundimet e tyre. Pyetja në këtë rast është shumë e thjeshtë: Përse nuk është tentuar të hidhen poshtë përkrahësit e tezës së Profesorit, që janë të shumtë, dhe përse nuk janë përmendur asnjëherë kundërshtarët ideore të tezës së Tij, që janë anëtarët e Shkollës të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare?
Në këtë rast sharlatanët e shkencës shqiptare, në kuadrin e kritikës së pikëpamjeve ekzistuese, duhet të analizonin dhe kritikonin, më e pakta, veprat e mëposhtme pro dhe kundër veprës së Prof. Kolec Topalli-t (të rreshtuara sipas kohës së botimit më të parë):
-Conrad Malte-Brun, Për Shqipërinë dhe shqiptarët (Përmbledhje artikujsh dhe studimesh), Tiranë 2011. Mbi Kombin Shqiptar, Ese mbi zanafillen, zakonet dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar* (nga z. Engjëll Mashi) – 24 korrik 1808. Shënimi * thotë: Kjo pjesë është marrë nga libri “Përzgjedhje artikujsh shkencorë dhe letrarë”, vëllimi I, viti i botimit 1828. Në kapitullin “Hulumtimet mbi Shqiptarët dhe Proto-Sllavët” – f. 81-137, tekstualisht është e shkruar (f. 102-103 – foto 5,6,7,8,9): “Romaket dhe Italianët, të cilët u bënë zotër të Ilirisë në një periudhë të mëvonshme, u përzien me banorët e qytezave dhe që nga ajo periudhë fiset baritore u dalluan nga emri kelt Albani, të cilët ruajtën bazën e gjuhës së tyre të lashtë, por që u shtua dhe u bastardua nga shtimi i fjalëve dhe i frazave të italishtes vulgare apo Romana rustica dhe nga zhargoni ushtarak i legjioneve. Këto ndryshime dhe fakti se në kohët e lashta gjuha Eoliane, Pellazgët dhe ndoshta gjuha Ilirike kanë patur lidhje të lashta me gjuhën italike, na jep mundësinë të shpjegojmë se si gjuha Shqipe, Dako-Latinishtja apo Vllahishtja moderne, kjo e fundit në zanafillë nga gjuha Dake që tani janë të panjohura kanë qënë të lidhura me dialektet e papërpunuara dhe ushtarakëve të Romakëve, por si njëra gjuhë dhe tjetra pësuan sërish ndryshime në shekullin VI, kur hordhi të shumta të Sllavëve të Karpateve, të udhëhequr kryesisht nga princat e racës gote, ripopulluan Ilirinë veriore”.
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7104.JPG – foto 5
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7105.JPG – foto 6
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7106.JPG – foto 7
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7107.JPG foto 8
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7108.JPG – foto 9
-At Justin Rrota, Për historinë e Alfabetit Shqyp, botim i II, Botimet Françeskane Shkodër 2005. Në brendësi të këtij botimi gjenden disa kapituj të botuara me 1931, në Revistën “Hylli i Dritës” 1931 me kete inventar (fotot 10,11,12):
-Rreth Gramatologjisë Shqype (f. 105 – 149);
-Rreth problemit të Gjuhës Letrare (f. 137 – 149);
-Mbi refleksin e vlerës fonetike të disa tingujve të Latinishtes në Shqipet (f. 150-151;
-Vërejtje mbas vërejtjesh (f. 152-160);
-Çashtje gjuhe (f. 161-168);
-Rreth lavrimit të Gjuhës (f. 169-176).
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7109.JPG – foto 10
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7110.JPG – foto 11
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7111.JPG – foto 12
-At Gjon Shllaku, OFM, Shqyptari-Frati-Shqypnia, Botimet Françeskane Shkodër 2018, në brendësi të së cilës janë artikujt: 1-Historia flet kështu… Katholicizmi në Shqipëri e anmiqte e tij para gjykatores së Historise (f. 17-96), botim i dytë, botuar tek Hylli i Dritës 1944, f.f. 64. 2-Çashtje filozofike. Problemi i njohtëjes (f. 188-195), botuar tek Hylli i Drites, nr. 9, 1938. 3-Shka ásht Komunizmi (f. 196-207), botuar tek Hylli i Dritës, nr. 9, 1938. 4-Rreth çashtjes s’Alfabetit të Monastirit (f. 254-267), botuar tek Hylli i Dritës, nr. 4-5, 1943 (fotot 13,14,15).
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7112.JPG – foto 13
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7113.JPG – foto 14
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7114.JPG – foto 15
-Ernest Koliqi, Revista Shejzat 1957-1966. Një përmbledhje të kësaj vepre ka realizuar miku im Jozef Radi në librin: Arkitekt Koliqi, Monumenti “Shêjzat”. Përmbledhje, Botimet Jozef 2023 – (fotot 16,17).
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7115.JPG – foto 16
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7116.JPG – foto 17
-Instituti Albanologjik i Prishtinës, Simpoziumi për Skënderbeun (9-12 maj 1968), artikulli i Ahmet Kelmendit: “Shkalla e reflektimit të disa tingujve indoevropianë në shqipen e shekujve XV e XVI”, Prishtinë 1969. Autori shqiptar i Kosovës është i pari studiues shqiptar që ka publikuar ekuacionin e formimit të fjalëve në Gjuhën Shqipe sipas formulave të mëposhtme (f. 471-474, – foto 17/1,17/2,17/3,17/4,17/5,17/6,17/7,17/8), por pikërisht këtë autor kanëe parakaluar dishepujt e mbrapshtë të shkollës komuniste shqiptare pas 1945, prej nga rrjedh Shkolla e Të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, e kundërshtuar me kohë nga At Justin Rrota OFM, Prof. Eqrem Çabej, Prof. Kolec Topalli:
1-“Të gjitha diftongjet indoevropiane në gjuhën shqipe janë reduktuar në vokale në periudhat e hershme paraliterare. Koha e monoftongimit nuk mund të përcaktohet tash për tash, me siguri, gjithnjë për mungesë të dokumentave të hershme shqipe.
Togzanoret ua në jug dhe ue në veri, ndarja globale, që vijnë, si mendohet, nga primitivi UO, në shekujt XV e XVI kanë pasur përdorim në gojën e shqiptarëve sa vijon: Duke u mbështetur në një toponim veriak gjejmë… villa clamada Growemira Grandi dhe Growemiri Pizoli të vitit 1416, që do të thote “grou e mire”, si dhe në një fjalë në Fjalorthin e Arnold von Harffit, që figuron growna (groua) “ayn frauwe”, mund të përfundojmë se togzanori në shqyrtim në qindvjetshin e XV në pjesën veriake është përdorur në etapën e katërt a të tretë të zhvillimit fonologjik si OU, etapa këto të përcaktuara nga albanologu i madh Norbert Jokli qysh me 1931/32 në “Indogermanische Forschugen”. Ndërkaq në pjesën jugore të shqipes, duke u mbeshtetur ne Ungjillin e Pashkeve, që njihet si dokumenti më i vjetri i kësaj pjese të shqipes (shekulli XIV-XV) si dhe në patronimin e shekullit të XIV – emri i princit të Jugut Gjin BUA Shpata, bir i Pjeter BUAS, ku në të parin figuron fjala me trajtë kujtuam, kurse në tjetrën BUA përfundojmë se në Jug është përdorur togzanori në mënyrë më konseguente.”
2-“Në këtë përpjekje për të dhënë një prerje horizontale të formave të disa tingujve indoevropiane në sistemin fonologjik të shqipes brenda shekujve XV-XVI na del se sistemi konsonantik, thuajse është kristalizuar, procesi i inovacioneve ka mbaruar, me përjashtime fare të vogla. Tenuis dhe media aspirate janë deaspiruar, pa dyshim, qysh moti, për çka na dëshmon onomastika jonë, p.sh. patronimet: Dominiko Barda (1335), Vasil Bari (1417), Andrea Brumi (1417), pastaj toponimi BUSEsissa (1416-1417), etj
Që të tre radhët e guturalevet indovropiane në shqipet janë asibiluar para shekujve në shqyrtim, e bashkë me të në etapat e ndryshme janë bërë edhe inovacione të dukshme; p.sh. palatalet indoevropiane media g dhe media aspirata gh kanë reflektuar në shqipet z, d, dh, e kështu me radhë.
Shekujt XV e XVI i kanë zënë togjet konsonantike indoevropiane kl e gl ende të painovuar, ende të papalatatizuara. Kështu tek Buzuku hasim: “E si e pa Jezu por klante e xhudijt… qi por klanjinë ashtu i dhimti ndë zemër”; po ashtu edhe tek Matranga: “Lumtë ata që klajnë pse kanë të jenë fëqerë”, “tue klarë ndë gropë të lotet”!, “pse kanë të kluhenë bil të tinë zot”, etj. Po kështu, thuajse është mbajtur dhe nga togu konsonantik gl. Buzuku shkruan: “për jetë të glatë”, kurse Matranga: “Të vënëtë e kurorësë me kurorë glëmbash”, etj.
Shembëllat e cituara na dëshmojnë për ruajtjes e togjve kononantike indoevropiane kl e gl në rrënjët nga kjo bashkësi: klaj nga një klanio, kluhem nga klu-s-ti, kurse glëmbi nga gle-mo- dhe i glatë nga një (d) longo-me një sonorozim paraprak të medias d në g (d g).”
3-“Procesi i reflektimit a i kristalizimit të nazaleve likujdeve indoevropiane në shqip, aq sa ka qenë e mundur të konstatohet ka mbaruar para periudhës literare. Kështu vibranten sonante r e gjejme patronimet Petro Briglia (1417) nga emri bri-briri (brini). Andrea Bresna (1541) nga emri breshën, etj, poashtu sonanten laterale l e hasim ne toponimet Condi BALguri (1510) nga kompozita bulle+gur, Lopari fshat ne rrethin e Zvornikut (Bosnje), poashtu edhe ne patronimet: Andrea LOPEsi (1417), Nic LIKURsi (1502), etj.”
4-Përfundojmë: nga sa u tha deri me tani, del se prerja kohësore horizotalisht e reflektimit të disa tingujve të sistemit indoevropian në shqipen e shekujve XV e XVI duket sa vijon:
a)procesi i inovacionevet të vokalizmit indoevropian në gjuhën shqipe ka mbaruar qysh më parë në etapat e ndryshme të hershme paraliterare,
b)diftongjet indoevropiane janë zhdukur, ato janë reduktuar në vokale në periudhat e hershme paraliterare,
c)diftongjet, a togjet e sotme vokalike janë në procesin e kristalizimit, meqënese hasim në togzanorin ou (ov) dhe uo në të folmet e Veriut dhe ua në ato të Jugut.
ç)procesi i inovacioneve të reflektimit të konsonantizmit indoevropian në gjuhën shqipe thuajse ka mbaruar, pos togjeve konsonantike kl, gl, nt, etj.”
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7198.JPG – foto 17/1
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7199.JPG – foto 17/2
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7200.JPG – foto 17/3
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7201.JPG – foto 17/4
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7202.JPG – foto 17/5
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7203.JPG – foto 17/6
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7204.JPG – foto 17/7
C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7205.JPG – foto 17/8
-Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me një ekip redaksional të përbërë nga Androkli Kostallari (redaktor përgjegjës), Jani Thomaj, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në Gjuhën Shqipe, Vëll. I, Tiranë 1972 (foto 18,19,20, 20/1,20/2). Në këtë material studimor mungojnë të gjithë gjuhëtarët shqiptarë Prifterinjtë Katolikë, të burgosur e të internuar, dhe mbi të gjithe, Emërmadhi i Gjuhës Shqipe, Prof. Eqrem Çabej; – nuk ka asnjë rëndësi gjendja e veprës së tij në vëllimet në vazhdim, pasi në këtë rast do të rezultonte se Emërmadhi i Gjuhës Shqipe po nëpërkëmbej nga fallsifikatorët e Historisë dhe Gjuhësisë së Vërtetë Shqiptare. Nuk është e vështirë të kuptohet që kemi të bëjmë me studime tendencioze që kanë pasur për qëllim të fshehin Historinë reale të Gjuhës Shqipe në Autorësi dhe Kohë. Pikërisht këta studiues sharlatanët e shkencës shqiptare nuk i atakojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por merren me krahun e kundërt të tyre. Në këtë rast është krijuar një pamje e gënjeshtërt, sikur të Marrët e Madhështisë Shqiptare janë kundërshtarët teorike të “shkencëtarëve” të epokës komuniste, kur në fakt janë produkti më karakteristik i tyre.
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7158.JPG foto 18
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7159.JPG foto 19
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7160.JPG foto 20
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7162. foto 20/1
C:\Users\CTS\Desktop\124___06\IMG_7163.JPG foto 20/2
-Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk. Zanafilla, gjuha dhe jeta e etruskëve, simbas teksteve të tyre të deshifruara midis viteve 1963 dhe 1968, Tiranë 1973. Autori ka disa ide, pothuajse origjinale, por që nuk ka mundur t’i vërtetojë dot. Kështu për shembull në f. 21 ka të shkruar: “Gjatë njëmijëvjeçarit III (dmth para 5000 vjetësh, G.H.), në brigjet e Danubit ndodh një dyndje: nëpër Stepen Lindore, që shtrihet deri në Hungari, zbresin endacakët e hipur mbi kuaj – indoevropianët e parë. Në kufijtë e Kaukazit ata kanë përvetësuar disa nga elementet e qytetërimeve të mëdha të Lindjes. Danubianët i digjnin të vdekurit e tyre, kurse banorët e rinj i varrosnin me armët e tyre në turma. Kështu, nga shkrirja e autoktoneve të Danubit me indoevropianët dalin protoiliret” (fotot 21,22,23). Sipas këtij autori, ilirët janë të parët në kohë dhe pastaj vijnë pellazgët.
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7117.JPG – foto 21
C:\Users\Toni\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7118.JPG – foto 22
C:\Users\Toni\Desktop\IMG_7157.JPG – foto 23
-Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, vëll. III, Prishtinë 1976: Hyrje në Historinë e gjuhës shqipe, Fonetika Historike, Parashtesat – Prapashtesat, Shumqsi i singularizuar. Nq hyrjen nga Historia e gjuhqs shqipe, Emqrmadhi i gjuhqs shqipe ka shkruar: (f. 7) “Ideali i historisë së një gjuhe do të ishte që të njihej kjo gjuhë në tërë fillin e zhvillimit të saj, duke shkuar që në fillim e gjer në fund; atëhere do të mund të ndiqej ky zhvillim nëpër etapat e tij të brendshme, si dhe të shiheshin qartë marrëdhëniet e jashtme, lidhjet që ka pasur ajo gjuhë me gjuhët e tjera. Mirëpo, një ideal i tillë zakonisht kurrë nuk arrihet. Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arësye historia e çdo gjuhe qoftë, nuk është në gjendje të nisë me fillimet e kësaj, po detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar. Cila mund të jetë kjo epokë? Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është e shkruar” (fotot 24,25,26).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7119.JPG – foto 24
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7120.JPG – foto 25
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7121.JPG – foto 26
-Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, vëll. IV, Prishtinë 1977: Nga historia e gjuhës shqipe. Kapitulli i parë, nga Historia e jashtme e gjuhës, fillon me tekstet italo-shqiptare në Hyllin e Dritës ku citohet e përkoheshmja Hylli i Dritës me fillesën, në vitin e VII, Nr. 9, 1931 (fotot 27,28,29).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7122.JPG – foto 27
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7123.JPG – foto 28
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7124.JPG – foto 29
-Prof. Shaban Demiraj, Morfologjia historike e Gjuhës Shqipe, Tiranë 1976. Në faqen 14 të kësaj vepre është e shkruar: “Natyrisht, sistemi foljor i gjuhes shqipe ka ruajtur edhe mjaft tipare arkaike të trashëguara nga një fazë e hershme indoevropiane. Nga këto duhen përmendur sidomos supletivizmi, apofonia, aoristi sigmatik, kategoritë gramatikore të vetës, mënyrës, kohës etj.” – (fotot 30,31,32).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7125.JPG – foto 30
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7126.JPG – foto 31
C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7164.JPG – foto 32
-Jup Kastrati, Histori e Gramatologjisë Shqiptare (1635-1944), Prishtinë 1980. Ka pretendime që kjo vepër është një përpunim i studimeve të At Justin Rrotës, OFM të lëna dorëshkrim, por të botuara për herë të parë me 2006 nën titullin “Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore”, botim i I, Botimet Françeskane, Shkodër 2006. Por unë nuk isha i aftë të realizoja një përbashkim të dy veprave për të përcaktuar se ku qëndronte thelbi i plagjaturës, pasi analiza e historisë së gramatikës të gjuhës shqipe prej 309 vjetësh, i realizuar nga Jup Kastrati, ishte një prefeksion profesional për atë kohë – (fotot 33,34,35,36,37,38,39,40). Megjithatë fakti që kjo vepër është botuar më 1980, në Kosovën e Jugosllavisë duhet të nënkuptojë një ndikim të paracaktuar mbi studiuesit shqiptarë të Kosovës, që mund të kuptohet vetëm sot. Në këtë pikë problemi është krejtësisht i hapur në të mirën apo të keqen e vet dhe këtu është vendi për të përcaktuar pozitivitetin apo negativitetin e studiuesit Jup Kastrati.
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7127.JPG – foto 33
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7128.JPG – fotot 34
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7129.JPG – fotot 35
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7130.JPG – fotot 36
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7131.JPG – fotot 37
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7132.JPG – fotot 38
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7133.JPG – fotot 39
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7134.JPG – fotot 40
-Prof. Shaban Demiraj, Gramatika historike e Gjuhës Shqipe, Tiranë 1986. Në Parathënien e këtij punimi autori ka shkruar (f. 3 – foto 40/1,40/2,40/3): “…gjuha shqipe nuk mund të mos tërhiqte edhe vëmendjen e njerit prej themeluesve kryesorë të gjuhësisë krahasuese i.e., Franz Bopp-it, i cili sidomos me traktatin e tij të njohur Ueber das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen (1854) arriti në përfundimin e saktë që kjo gjuhë “në pjesët përbërëse themelore të saj nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën nga simotrat e tjera sankskrite të kontinentit tonë”. E këtë përfundim, tashmë botërisht të pranuar, Bopp-i e mbështeti me një varg të dhënash kryesisht nga struktura gramatikore e gjuhës shqipe”
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7189.JPG – foto 40/1
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7190.JPG – foto 40/2
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7191.JPG – foto 40/3
Përse Petro Zheji nuk e ka përmendur Prof. Shaban Demiraj-n në këtë konkluzion profesional gjuhësor në librin e tij njëvëllimësh: Shqipja dhe Sanskritishtja, Tiranë 1996, apo dy vëllimesh po me këtë titull, Tiranë 2005, 2006? Petro Zhejit nuk i ka vajtur ndërmend se nga kjo mungesë analitike do të zbulohej thelbi dhe pjesmarrësit e luftës së klasave në Shqipërinë Komuniste 1943-1991, problem ky i fshehur me shumë djallëzi nga historiografia filozofike dhe reale përgjat periudhës në fjalë. Për dijeni të shqiptarëve të sotëm thelbi i luftës së klasave ka qënë grabitja e pasurive të shqiptarëve nga ana e dy popullatave emigratore që kanë depërtuar në mes të shqipfolësve pas 1468 dhe konkretisht midis kuçovllehëve dhe otomanëve, pjesmarrja e të cilave të jetën e shqiptarëve sfumohet me paramendim të caktuar.
-Prof. Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe Historia e saj, Tiranë 1988. Që në hyrje (f. 19) autori është shprehur: “Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve i.e. (=indoevropiane), d.m.th. në atë familje gjuhësh me burim të përbashkët, të cilat qysh nga kohërat e hershme parahistorike janë folur në trevat që nga India në Europë.” (fotot 41,42,43).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7135.JPG – foto 41
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7136.JPG – foto 42
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7137.JPG – foto 43
-Instituti Albanologjik i Prishtinës, Fjalor i fjalëve të huaja, Prishtinë 1988 (fotot 44,45). Ky botim nuk e thotë numrin e fjalëve të huaja në Gjuhën Shqipe, por pranon se libri mbështetet në një bibliografi prej 124 autorë dhe vepra të tyre ku dorëshkrimet e studiuesve janë dorëzuar që më 1986. Nga ana tjetër baza ku janë mbështetur autorët ka qenë Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botuar më 1980. Kjo na ka shërbyer për të përcaktuar me përafërsi se sa është numërori i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe sipas studiuesve shqiptarë të asaj kohe në Kosovë.
Fjalori ka plot 667 faqe dhe çdo faqe ka mesatarisht 30 fjalë, që i bie mbi 20.000 fjalë të huaja, pak më pak se gjysma e 41.000 fjalëve që ka fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1980. Pra, sipas këtij fjalori rreth 50% e leksikut të shqipes jane të huazuara nga gjuhë të huaja.
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7138.JP – foto 44
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7139.JPG – foto 45
-Hasan Hasani, Leksikoni i shkrimtarëve shqipare 1501-2001, Prishtinë 1994, 1995, botimi III- 2003. Duke ju drejtuar lexuesve, autori ka shkruar (f. 5-6, foto 45/1,45/2, 45/3,45/4): “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptare 1501-2001” përfshin të gjithë krijuesit dhe veprat e tyre letrare, duke filluar nga “Rrethimi i Shkodrës”, shkruar nga Marin Barleti përkatësisht botuar me 1501 në Romë. U nisëm nga kjo datë, sepse kjo vepër shënon jo vetëm veprën e botuar nga një shqiptar, pra nga Marin Barleti, i cili kishte lindur në Shkodër dhe kishte marrë pjesë në luftimet që u zhvilluan ndërmjet venedikasve dhe turqve, ku të parët ua dorëzojnë Shkodrën të dytëve dhe Barleti detyrohet të emigrojë në Itali. Pikërisht ky moment flet për kështjellën madhore të letërsisë dhe kulturës shqiptare në Ballkan që u krijua për pesë shekuj me radhë. Është kjo një kështjellë që e ngritën duart e 2600 krijuesve të fjalës artistike duke krijuar kështu një monument të papushtueshëm artistik, lashtësor, kulturor, historik dhe letrar.”
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7194.JPG – foto 45/1
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7195.JPG – foto 45/2
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7192.JPG – foto 45/3
C:\Users\CTS\Desktop\leksikoni\IMG_7193.JPG – foto 45/4
–Prof. Dr. Kolec Topalli, Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes, Tiranë 1998. Autori në Parathënie (f. 3) ka shkruar: “Ne paraqitjen e këtij studimi monografik kemi ndjekur dy vija:
1) evolucioni i diftongjeve të trashëguara të shqipes, ku krahas elementeve të gjuhës indoevropiane janë shqyrtuar edhe diftongjet e marra nga gjuhët e tjera nëpërmjet huazimeve në periudha të hershme të zhvillimit të shqipes;
2) diftongjet e krijuara brenda gjuhës shqipe, në rrymë të zhvillimit të saj të brendshëm (fotot 46,47,48).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7142.JPG – foto 46
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7140.JPG – foto 47
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7141.JPG – foto 48
-Prof. Dr. Kolë Ashta, Leksiku historik i gjuhës shqipe, vëll. I, Shkodër 1996. Në parathënien (f. 5), të shkruar nga Sektori shkencor i albanologjisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, shkruhet: “Për historinë e gjuhës shqipe rëndësi të veçantë ka njohja dhe studimi jo vetëm i veçorive të strukturës fonetiko-gramatikore, por edhe i leksikut që në periudhat e para të shkrimit të saj dhe në vazhdim. Jo vetëm leksiku, por edhe fjala në veçanti ka historinë e vet. Me një punë të tillë është marrë prej kohësh Prof. Dr. Kolë Ashta dhe ka përgatitur për botim monografinë: “Leksiku historik i gjuhës shqipe” në disa vëllime. Ky dijetar është ndër të parët që ka punuar dhe po punon me pasion, me një punë këmbëngulëse dhe të mundimshme për studimin e autorëve të vjetër dhe, në mënyrë të veçantë, të leksikut të veprës së tyre.” – fotot 49,50,51.
Duke ndjekur rrugën e At Justin Rrotës OFM, Prof. Dr. Kolë Ashta mund të konsiderohet i vetmi studiues shqiptar përgjegjës mbi përcaktimin numëror të pastërtisë imagjinare të gjuhës shqipe, të cilës do t’i përgjigjemi në fund me një aparat matematik të thjeshtë, çka do të thotë se Prof. Dr. Kolec Topalli ka shkruar sipas shembullit të Prof. Dr. Kolë Ashtës dhe jo ndryshe…
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7143.JPG – foto 49
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7144.JPG – foto 50
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7145.JPG – foto 51
–Safet Hoxha, Elemente leksikore të gjuhës shqipe në gjuhët sllave ballkanike, Shkodër 2001. Duke u mbështetur në një literaturë paraprake prej 179 autorë dhe vepra, Dr. Safet Hoxha ka shkruar dy fjalë mbi veprën e tij (f. 7): “Në punimin “Elemente të gjuhës shqipe në gjuhët sllave ballkanike” trajtohet një nga temat, që paraqet interes. Ky është roli dhënës i shqipes ndaj gjuhëve sllave ballkanike. Dihet se kjo çeshtje, e parë në kuadrin e marrëdhënieve të gjuhëve ballkanike, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për studimet albanologjike, por edhe ato ballkanike. Një vëmendje e veçantë i kushtohet këtu sidomos një evidentimi e pasqyrimi sa më të plotë të elementit leksikor të gjuhës shqipe në gjuhët sllave jugore, si tregues historik, që dëshmon për lashtësinë e shqipes dhe vijimësinë e saj të pandërprerë në trojet e sotme që, në rrjedhë të shekujve, kanë ardhur duke u ngushtuar.” – fotot 52,53,54.
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7146.JPG – foto 52
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7147.JPG – foto 53
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7148.JPG – foto 54
-Bahri Beci, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre. Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të dialektologjisë historike shqiptare, Tiranë 2002. Në vend të parathënies, autori ka shkruar (f. 5 – fotot 55,56,57): “Pra, në studimet e derisotme për historinë e dy dialekteve të shqipes, gegërishtes në Veri dhe toskërishtes në Jug ka mbizotëruar pikëpamja se ato janë të reja ose relativisht të reja. Kështu, ndër të tjera, është shkruar se shekulli i XVIII është “shekulli i formimit të dy grupeve të mëdha të krahinave etnografike që u quajtën Gegëni dhe Toskëni”, ose se nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX “erdhën e u dalluan dy ndarje të madha krahinore, Toskëria ne Jug dhe Gegëria në Veri…”
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7149.JPG – foto 55
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7150.JPG – foto 56
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7151.JPG – foto 57
-Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Tiranë 2007 (fotot 58,59,60). Autori në Parathënie ka dhënë sasinë e fjalëve që përmban ky fjalor, duke u përputhur përafërsisht me të njëjtin fjalor të studiuesve shqiptarë në Kosove (19.000), por dhe ku është mbështetur konkretisht (tek fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe: 1954 e 1980).
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7152.JPG – foto 58
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7153.JPG – foto 59
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7154.JPG – foto 60
-Kolec Topalli, Nyjat e shqipes, Tirane 2009. Në Parathënie (f. 7) autori ka shkruar: (fotot 61,62,63) “Nyjat e shqipes përbejnë një ndër problemet ende të pazgjidhura të morfologjisë historike të kësaj gjuhe. Ato formojnë një sistem, që është ndër më të ndërlikuarit, por edhe ndër me origjinalet krahasuar me gjuhët e tjera indoevropiane, prandaj studimi i tij ka rëndësi të veçantë. Dihet se shqipja është e pajisur me dy palë nyja, të përparme e të prapme. Ato kanë depërtuar shumë thellë në sistemin gramatikor duke u bërë pjesë e tij integrale e duke i dhënë shqipes një fytyrë krejtësisht vetjake. Me anë të tyre është riformuar tërësisht lakimi emëror, mbiemëror dhe përemëror; madje, edhe në sistemin foljor shumë mbaresa, që janë formuar në zhvillimin e brendshëm të shqipes, e kanë burimin tek nyjat”.
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7155.JPG – foto 61
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7156.JPG – foto 62
C:\Users\CTS\Desktop\materiali i K.Topallit\IMG_7165.JPG – foto 63
Nga i gjithë ky material na jepet e drejta të bëjmë analizën dinamike të leksikut të shqipes sipas fjalorëve ku ky leksik është pasqyruar në to. Të paktën vitet 1635-2015 na e japin këtë mundësi, prej nga rrjedh dhe Koha se kur ka lindur gjuha shqipe që flasim sot dhe kush janë Autorët e saj.
Konkretisht, ndër shekuj dhe vite kemi këtë inventar të fjalorëve të gjuhës shqipe duke e konsideruar fjalorin e Dom Frang Bardhit si të parin e këtij lloji edhe pse nuk është tamam kështu, pasi këtu fshihet depërtimi i popullatave emigratore (epirotët pasmesjetarë) dhe bashkimi me popullatën e vjetër vendase, edhe kjo e përzier me popullata emigratore (gegët):
-1635 Fjalori Latin-Epirotisht i Dom Frang Bardhit me 2544 fjale shqip, Botimet Çabej 2006 (foto 64, 65).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7166.JPG – foto 64
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7167.JPG – foto 65
-1702 Fjalori Italisht-Shqip i At Francesko Maria da Lecce O.F.M me 11.200 fjalë shqip, Shkodër 2009. Realisht i pari fjalor që përmend termin “shqip” (foto 66, 67).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7168.JPG – foto 66
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7169.JPG – foto 67
-1908 Fjalori i Ri i Shqipes (i Bashkimit) me 13.798 fjalë, Prishtinë 1978 (foto 68, 69). Përcaktimi e leskikut të shqipes në këto fjalorë është bërë është marrë nga vepra e Prof. Kolë Ashta, Leksiku historik i gjuhës shqipe në tre vëllimet e para të veprës së tij, Shkodër 1996, 1998, 2000.
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7170.JPG – foto 68
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7171.JPG – foto 69
-1954 Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 1954 me 25.000 fjale (foto 70, 71).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7172.JPG – foto 70
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7173.JPG – foto 71
-1980 Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë 1980, me 41.000 fjalë (foto 72, 73).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7176.JPG – foto 72
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7177.JPG – foto 73
-1984 Fjalor i Shqipes së Sotme, Tirane 1984 me rreth 34.000 fjalë (foto 74, 75).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7174.JPG – foto 74
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7175.JPG – foto 75
-2006 Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tirane 2006 me rreth 48.000 fjalë (foto 76, 77, 78).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7178.JPG – foto 76
C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7196.JPG – foto 77
C:\Users\CTS\Desktop\IMG_7197.JPG – foto 78
-2006 Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë 2006 me 41.000 fjalë të autorit Mehmet Elezi, që nuk gjenden në fjalorin e vitit 1980 (foto 79,80).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7179.JPG – foto 79
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7180.JPG – foto 80
-2008 Fjalor themelor i Gjuhës Shqipe, Tiranë 2008, me 33.500 fjalë, të autorit Pavli Qesku, por autori pretendon (f. XII) se ka vënë në përdorim kartotekën personale të Gjuhës Shqipe me rreth 100.000 fjalë (foto 81,82,83).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7181.JPG – foto 81
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7182.JPG – foto 82
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7183.JPG – foto 83
-2011 Fjalor drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Tiranë 2011, me rreth 75.000 fjalë të autorëve Ali Dhrimo-Rami Memushaj (foto 84, 85).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7184.JPG foto 84
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7185.JPG – foto 85
-2015 Fjalor drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Tiranë 2015 me 81.000 fjalë dhe 300.000 fjaleforma të autorevë Ali Dhrimo-Rami Memushaj. Në Parathënien e botimit të dytë autorët kanë deklaruar (f. 7) se në këtë botim të ri kanë shtuar 6 mijë njësi leksikore të reja dhe leksiku i shqipes po pasurohet me 4-5 fjalë të reja çdo ditë (foto 86,87,88).
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7186.JPG – foto 86
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7187.JPG – foto 87
C:\Users\CTS\Desktop\fjaloret\IMG_7188.JPG – foto 88
Përfundime
E gjithë kjo analizë është e lidhur me përgjigjen e vetëm dy pyetjeve: Kur dhe Kush e formoi Gjuhën Shqipe?
Vetëm katër (4) shkencëtarë shqiptarë i janë afruar deri në zgjidhje të Kohës dhe Autorësisë së formimit të Gjuhës Shqipe, dhe ata janë, të renditur sipas moshës së tyre:
-At Justin Rrota, O.F.M. (1889-1964) me veprat:
-Monumenti ma i vjetër i gjuhës shqype (Buzuku 1555), botuar për herë të parë në revistën “Hylli i Dritës”, vjeti VI. Nr. 1,2,4,5,10,12 – 1930.
-Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, botimi I, Botimet Françeskane, Shkodër 2006.
-Për historinë e Alfabetit Shqyp, botim i II, Botimet Franceskane, Shkodër 2005.
-Sintaksi i shqipes, botimi III, Botimet Françeskane, Shkodër 2005.
-Rreth Votrës, botimi II, Botimet Françeskane, Shkodër 2005.
-Leteratyra shqype, Parimet letratyret, botimi III, Botimet Françeskane, Shkodër 2006.
-Prof. Eqrem Çabej (1908-1980) me kompleksin studimor:
-Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967.
-Studime etimologjike në fushën e shqipes, në shtatë vëllime, të botuara në Tiranë 1976-2014 .
-Studime gjuhësore në shtatë vëllime, të botuara në Prishtinë 1975-1986.
-Në botën e arbëreshëve, Tiranë 1987, ribotuar nga Çabej 2017.
-Studime për fonetiken historike të gjuhës shqipe, Tiranë 1988.
-Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë 1994.
-Sonete, Tiranë 2008.
-Hyrje në Indoeuropianistike, Leksionet e Prishtines, Çabej 2008.
-Prof. Ahmet Kelmendi (1929-2016) për të cilin shqiptarët e Shqipërisë nuk dinë pothuajse asgjë. E dëgjuan për herë të parë emrin e Tij me 1972, në kongresin e drejtëshkrimit ku nuk mbajti asnjë fjalë, kjo lloj revolte u është fshehur shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës atëhere edhe sot, edhe pse ishte ndër gjuhëtarët kryesore të ekipit shqiptar të Kosovës të ftuar në atë kongres, të kryesuar nga Prof. Idriz Ajeti. Emrin e Tij e mësova plotësisht vetëm me 2014, kur bleva në Kosovë, Prishtinë me 11 tetor, një libër mbi Skënderbeun (Simpozium për Skënderbeun (9-12 maj 1968), ku Profesor Ahmet Kelmendi kishte folur mbi shkallën e reflektimit të disa tingujve indoevropiane në shqipen e shekujve XV e XVI (f. 471-474). Më gjerësisht, me aq sa mund të japë një fjalor enciklopedik, gjeta në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, Vëllimi I, germa A-K, Prishtinë 2018, ku shkruhej: “Gjuhëtar. Lindi në Pejë, ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen e mbaroi në Gjakovë. Studimet i kreu në Beograd, ndersa ato pasuniversitare ne Zagreb. Ligjëroi në Shkollen e Larte Pedagogjike te Prishtines nga viti 1964 deri me 1994, pastaj në Fakultetin e Arteve dhe të Mësuesisë. Pas luftës së fundit u angazhua e QSUU (Qendrën e Studimeve Universitare Ushtarake të Trupave Mbrojtëse të Kosovës) në rolin e keshilltarit për kulturë të gjuhës shqipe me gradën major. Ishte pjesmarrës i Kongresit të Drejtëshkrimit me 1972. Është autor i katër gramatikave për ciklin fillor dhe të mesem, dy prej tyre me bashkëpunëtor. Përgatiti për botim veprat e Eqrem Çabejt “Studime gjuhësore I-IV, me 1976. Shkroi një numër artikujsh, kryesisht nga fusha e drejtshkrimit në gazetat “Rilindja”, “Zani i Rinisë”, “Përparimi”, “Flaka e Vëllazërimit”. (Bahri Koskoviku)”.
-Prof. Kolec Topalli (1938-2018) me veprat:
-Hiati dhe rrugët e shmangies së tij në gjuhën shqipe (punim disertacioni), Tiranë 1965.
-Shpjegime fjalësh me anë të haplologjisë, 1988.
-E-ja e shkurtër indoevropiane në gjuhën shqipe, 1990.
-Zanoret e patheksuara nistore, 1990.
-Vëzhgime për zhvillimin historik të togjeve zanoreve -ua-, -ue-, 1991.
-Theksi në gjuhën shqipe, Tiranë 1995.
-Për historinë e hundorësisë se zanoreve ne gjuhen shqipe, Tirane 1996.
-Zhvillimi historik i diftongjeve të gjuhës shqipe, Tiranë 1998.
-Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe, 2000.
-Sonantet e gjuhës shqipe, 2001.
-Mbylltoret e gjuhes shqipe, 2002.
-Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe, 2003.
-Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingellor në gjuhën shqipe, 2004.
-Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe, 2005.
-Fonetika historike e gjuhës shqipe, 2007.
-Ricerche sulla storia dell’accento in albanese, 2007.
-Evolucioni historik i përemrave të shqipes, 2008
-Nyja e shqipes, Tiranë 2009.
-Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë 2017.
Në formimin arsimor të shqiptarëve, pas 1945, ka ndikuar jashtëzakonisht negativisht filozofia bolshevike me lëndëën: Materializmi Dialektik dhe Historik. Kjo filozofi e mbrapshtë, tashmë e harruar, ka ndikuar për keq kaq shumë tek shqiptarët sa të vetëquajtur shkencetarë, pjesëtarë të Shkollës të të Marrëve të Madështisë Shqiptare, akoma nuk e kanë kuptuar qe baza praktike e shkencës së etimologjisë është Koha e përdoruesit më të parë të fjalëve dhe jo vetëm përdoruesit e tyre jashtë Kohës. Por me përpara këta të Marrë duhet të kuptojnë së Gjuha e shkruar është ajo që përcakton shkallën e zhvillimit social të popujve dhe në këtë pikë fshihet ekuacioni i formimit të fjalëve jo nga pikëpamja strukturore, por nga pikëpamja shkakësore. Gjuha e shkruar nuk mund të përcaktojë në asnjë rast, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, moshën biologjike apo sociale të popujve, sepse të gjithë elementet sociale që marrin pjesë në shkakun e lindjes së gjuhës së shkruar janë të varur nga procesi Kohor i lindjes se tyre, dmth ekzistojnë përpara gjuhës së shkruar, dhe kjo është arësyeja përse paraardhësit më të largët të shqiptarëve janë popullata më e vjetër e kontinentit europian, por dhe, njëkohesisht, popullata më e prapambetur e tij, që në asnjë rast nuk e ka pasur shkallën e zhvillimit deri në kuotat e domosdoshme për të prodhuar shkrimin, vepër kjo, në të gjithë rastet e Priftërinjve Politeiste në Heladën e Lavdishme (shek. VII Para Kri.) dhe e Priftsrinjve Monoteiste të Kishterë në Botën Europiane (shek. VIII Pas Kri.). Kjo diferencë kohore midis dy shkrimeve është e aftë të kërkojë nga Shkenca përse pasaardhësit e Helenëve janë më të prapambetur se Sllavët. Në këtë mënyrë kërkesa zgjerohet edhe tek shqiptarët, për të vërtetuar përse gjuha e tyre ka lindur përpara se ata të shfaqeshin në Histori dhe përse Priftërinjtë Katolike ishin lëvruesit dhe zhvilluesit më të parë të Gjuhës Shqipe dhe të Kombit Shqiptar. Pikërisht përmasat e këtij zhvillimi janë të panjohura akoma për shqiptarët e mijëvjeçarit të tretë edhe pse të dhënat konkrete për këtë zhvillim janë të botuara prej më shumë se katër shekujsh.
Për të qënë korrekt me të Marrët e Madhështisë Shqiptare po u deklaroj se mosha e gjuhës që Kombi Shqiptar përdor sot është një gjuhë fiks 322 vjeçare dhe autorët e saj janë Klerikët Katolike Shqiptarë të tre shekujve të fundit. Nga ana tjetëër, ekuacionet e formimit te gjuhes se folur jane po aq të panjohur sa dhe ekuacionet e gjuhës së shkruar dhe për të përcaktuar këto ekuacione të panjohura kërkohet një përmbysje e madhe në fushën e filozofisë së shkencave njerëzore.
Tiranë-Shkodër-Prishtinë 2023/24