back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Akaki Khorava – (1895-1972) Aktori gjeorgjian që luajti heroin tonë kombëtar

Gazeta

Akaki Khorava (Skenderbeu) dhe Besa Imami (Mamica) Filmi Skenderbeu 1954
Akaki Khorava (Skenderbeu) dhe Besa Imami (Mamica) Filmi Skenderbeu 1954

Akaki Khorava – (1895-1972)

Aktori gjeorgjian që luajti heroin tonë kombëtar

Akaki Khorava (lindi me 29 prill 1895 në fshatin Oczchomuri – v. 23 qershor 1972 në Tbilisi) ishte një regjizor, aktor filmi dhe teatri me origjinë gjeorgjane.
Në vitet 1915-1919, studioi në Kiev dhe në Tbilisi. Në vitin 1922, filloi studimet për aktrim në trupën gjeorgjiane Akaki Pagavy ku bëri debutimin e tij të parë në skenën e teatrit.
Në vitet 1939-1948, drejtoi Institutin e Teatrit gjeorgjian.
Në vitet 1949-1955 u bë drejtor i teatrit.
Në vitin 1954 xhiroi filmin Skënderbeu, heroi i shqiptarëve.
Në vitin 1946 ai mori titullin “Artist kombëtar i BRSS”.
Po ashtu u nderua pesë herë me Çmimin Stalinisti.
Iu dha dy herë Urdhri i Leninit.
Në 1939, ai u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjtik.
U zgjodh katër herë anëtar i Këshillit Suprem Sovjetit (1937-1958).
Akaki Khorava vdiq në vitin 1972 dhe u varros në Panteonin Mtacminda.
Emrin Akaki Khorava e mban sot teatri në qytetin gjeorgjian Senaki.
.
Akaki Khorava (në rolin e Skënderbeut)Akaki Khorava (në rolin e Skënderbeut)
Akaki Khorava (në rolin e Skënderbeut)

Akaki Khorava dhe Filmi “Skënderbeu”

Filmi “Skënderbeu” është një nga prodhimet më serioze të kinematografisë sonë në bashkëpunim me atë sovjetike. Filmi u realizua në vitin 1953. Drejtor i filmit ishte Sergei Jutkeviç, skenarist Mikhail Papava. Në rolet kryesore luanin aktori gjeorgjian, Akaki Khorava, në rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Besa Imami në rolin e Donikës, Adivie Alibali në rolin e Mamicës, aktori rus Semion Sokolovski në rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe në rolin e Dafinës, Naim Frashëri në rolin e Palit dhe në rolet e tjera aktorët rusë: Xhorxhi Çernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandër Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin. Në Amerikë u shfaq në vitin 1953, me titullin “Great Warrior Skanderbeg”, (Luftëtari i Madh Skënderbe). Filmi u xhirua në dy vende, në Shqipëri dhe në Rusi, dhe është i gjatë 90 minuta. Edhe pse bashkëpunim shqiptaro-rus filmi “Skënderbeu” është i pari prodhim kolosal i Kinostudios shqiptare.
 
Akaki Khorava (fragment nga Skënderbeut)
Akaki Khorava (fragment nga Skënderbeut)

Kush është Akaki Alekseyevich Khorava

Lindi në 29 prill të vitit 1895 në Ochkhamuri, provinca Ajaria, sot Gjeorgjia. Vdiq në 23 qershor të vitit 1972 në Tbilisi të Gjeorgjisë. Është aktor i njohur dhe ka marrë pjesë në 19 filma të prodhimit rus. Karrierën e tij e ka nisur që në vitin 1924 me filmin “The Lost Treasure”. Filmat e tjerë vijnë sipas radhës dhe padyshim që tematika e tyre nuk mund të ishte jashtë kontureve të sistemit komunist të instaluar në Rusinë e Stalinit. Por për ne shqiptarët do të kujtohet për aktrimin në rolin e Skënderbeut në vitin 1953.
 
Semyon Sokolovsky (ne rolin e Hamzait)
Semyon Sokolovsky (ne rolin e Hamzait)

Çmimi në Kanë

“Great Warrior Skanderbeg”, (Luftëtari i Madh Skënderbe) është edhe filmi i parë që përfaqësoi vendin tonë në Festivalin e Kanës, ku u nominua me një çmim për regjisorin. Por në të njëjtën kohë ishte edhe nga të fundit me të cilët u nderua Shqipëria. Megjithatë këtë na e shpjegon instituti “Luce”, i cili në një dokumentar për historinë moderne të vendit tonë ka bërë të ditur se prodhimi i përbashkët ruso-shqiptar u pëlqye dhe u nderua me këtë çmim. Një gjë e panjohur ky më parë për shqiptarët të cilët ishin në hije të këtij fakti. Por vetë filmi për Skënderbeun gjatë regjimit komunist u shfaq shumë rrallë në ekranet e televizionit shqiptar. Sido që të jetë edhe pse mund të ketë pasur mangësi nga pikëpamja kinematografike, ai është një kolosal që u pëlqye dhe u vlerësua nga kritika e kohës. Dhe këtu bëhet fjalë për atë ndërkombëtare, e cila vlerësoi me nota të larta filmin 90 minutash mbi heroin tonë kombëtar që njihej pothuajse në të gjithë Evropën. Ishte shumë prestigjoze duke marrë parasysh se vendi ynë ishte një vend i mbyllur dhe vinte nga një e kaluar e prapambetur dhe nuk kishte tradita në kinematografi. Për këtë sot ai është i vetmi projekt kinematografik, i cili arriti të shikojë sallat e kinemasë. Në të njëjtën kohë mbetet edhe unikal në llojin e tij si film i parë dhe i fundit kolosal dhe tashmë ka hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare.
.
The Great Warrior - Skanderbeg
The Great Warrior – Skanderbeg

Grimca nga jeta e Khoravas dhe filmi Skënderbeu

Restauratori i njohur Frederik Stamati edhe këtë herë sjell një objekt interesant që ruhet si relike e veçantë e kulturës sonë.
Bëhet fjalë për njërën nga shpatat me të cilat është luajtur filmi shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”. Në këtë film janë përdorur shumë relike midis tyre dhe shpata.
Truku filmik lejon që shumë objekte të mos jenë të vërteta por me materiale që nuk rrezikojnë jetën e aktorëve siç janë shpatat. Edhe shpata që ka përdorur aktori që luante Skënderbeun, gjeorgjiani Akaki Khorava, ka qenë një shpatë prej druri që ruhet edhe sot.
“Shpata është fare e lehtë dhe e lyer me bojë kafe. Edhe mbi të është treguar kujdes për ta ruajtur në gjendje të mirë”, thotë mjeshtri Stamati. Relike të tilla që përfaqësojnë kulturën tonë artistike, gjenden me shumicë në studiot filmike apo në teatrot e vendit. Ato janë një histori për artin dhe kulturën tonë./atsh
Shpata e përdorur te filmi Skënderbeu
Shpata e përdorur te filmi Skënderbeu
***
Akaki Khorava, aktori që interpretoi Skënderbeun në filmin me të njëjtin emër, u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 1972. Në komodinën pranë krevatit të tij, mbante librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.
http://www.kosovapress.com
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.