back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Akt heroik i Jan Palach 70 vjetori (11 gusht 1948 – 19 janar 1969) nga Klodi Stralla

Gazeta

Memoriali i Jan Palach - Sheshi Vençeslav Pragë
Memoriali i Jan Palach – Sheshi Vençeslav Pragë

Akt heroik i Jan Palach

70 vjetori (11 gusht 1948 – 19 janar 1969)

nga Klodi Stralla

Brezi im, që në vitin 1968 ishim gjimnazistë, e mbajmë mend mirë emrin e studentit 20 vjeçar Jan Palach, që i vuri flakën vetes, dhe u vetësakrifikua në njërin prej shesheve qendrorë të Pragës, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, në gusht të vitit 1968.
Ishte një gjest i rrallë i një të riu idealist, që e donte vendin e vet të pavarur nga sundimi sovjetik.
Funerali i tij, u kthye në një protestë të madhe mbarë popullore kundër pushtimit dhe frymëzoi miliona njerëz, në mbarë botën, për t’iu kundërvënë të keqes, jo përmes dhunës (sepse nuk kish mundësi kur tanket sovjetike kishin pushtuar gjithë vendin), por me atë që njihet si “mosbindje civile”. Fill pas tij dy studentë të tjerë, Jan Zaic dhe Evzen Plocek, bënë të njëjtin akt disa muaj më vonë.
.
Jan Palach (16 janar 1969) - në flakët e protestës
Jan Palach (16 janar 1969) – në flakët e protestës

.

Ndonëse Bashkimi Sovjetik e pushtoi ushtarakisht Çekosllovakinë dhe përmbysi qeverinë e ligjshme të reformatorit Aleksandër Dubçek, që njihet si “Pranvera e Pragës”, akti i studentit 20 vjeçar, Jan Palach dhe i shokëve të tij, ish një mesazh për pushtuesin, se koha staliniane kish perënduar dhe se popujt ishin gati të aspironin liritë demokratike.
Do të duheshin edhe 20 vjet që sakrifica sublime e këtyre studenteve martirë të jepte frutet e saj. Në nëntor 1989 Çekosllovakia, paqësisht, u shkëput nga tutela sovjetike dhe hyri në rrugën e demokracisë, e bashkimit me Europën Perëndimore, kulturës të së cilës i përkiste prej mijavjeçarësh.
 
Ndonse tek ne nuk kërkohen gjeste të tilla (tradita jonë lindore është ta kesh mirë me pushtetin për të përfituar individualisht dhe jo t’i kundërvihesh për një interes publik), reagimi i qarqeve studentore, akademike dhe të biznesit, ndaj veprimeve qeveritare me impakt kombëtar, si Reforma në Drejtësi, në Arsimin e Lartë, në sistemin e Tatim-Taksave, në PPP e shumë reforma të tjera, është i domosdoshëm. Vetëm një Qeveri që mbahet “nën kontroll” nga opinoni publik, gabon më pak. Popujt indiferente e të nënshtruar kanë qenë gjithmonë burim i regjimeve diktatoriale e kleptokratike.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.