back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Akti i Dytë i Historisë së Riaces, Thesari i bronzit 2300 që u shfaq në San Casciano – nga Teresa Scarale

Gazeta

 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano

Akti i Dytë i Historisë së Riaces,

Thesari i bronzit 2300 që u shfaq në San Casciano

nga Teresa Scarale

Ky është zbulimi më i madh
që nga koha e mrekullisë së bronzeve kalabreze:
Nga balta e ujërave termale të San Casciano de ‘Bagni,
ka dalë në dritë një vend i shenjtë plot me statuja dhe monedha bronzi.
Ato datojne 2300 vjet më parë. Kjo ngjarje “do ta rishkruajë historinë…”

 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano

I kanë ruajtur balta dhe uji i vluar. Ato të vaskave të San Casciano de ‘Bagni, në provincën e Sienës: kështu janë shfaqur rreth tridhjetë statuja të shkëlqyera bronzi dhe mijëra monedha pas 2300 vjetësh, falë punës së palodhur të një ekipi arkeologësh. Një zbulim që “do të rishkruajë historinë”, kështu tha arkeologu Jacopo Tabolli, studiues i Etruskologjisë dhe Antikitetit Italik në Universitetin për të Huajtë në Siena. Kjo është “depozita më e madhe e statujave në Italinë e lashtë dhe gjithsesi e vetmja për të cilën kemi mundësi të rindërtojmë plotësisht kontekstin”, komentoi arkeologu.

Banjot Termale te San Casciano
Banjot Termale te San Casciano

Zbulimi më i madh arkeologjik që nga koha e Riaces

Për Massimo Osanna-n, drejtor i përgjithshëm i Muzeve Shtetërore, ky është zbulimi më i madh që nga ai i Bronzeve të Riaces kalabreze.
Santuari kishte qenë aktiv për disa shekuj para lindjes së Krishtit; vazhdoi veprimtarinë e saj ndoshta deri në shekullin e pestë. Sëbashku me gjetjet prej bronzi ka mbishkrime si në gjuhën etruske edhe atë latine.
Në fakt, zona ishte nga ato në të cilat gjuha etruske është folur më gjatë, edhe pas pushtimeve romake, duke e bërë atë një vend të jashtëzakonshëm për të studiuar shtresëzimin e kulturave që gjatë mijëvjeçarëve çuan në formimin e qytetërimit italian.

 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano

Një vend i shenjtë i këndshëm

Për momentin, mund të imagjinohet vetëm se si ishte santuari: një vend kulti me tarraca të pjerrëta, shatërvane, pellgje, altarë të dekoruar me begati statujash të hyjnive, matrona, vajza, burra aristokratë, elementë përkushtimi ndaj familjeve më të pasura të zonës dhe jo vetëm.
Në fazën e tanishme të punimeve, pesë statuja duket se janë më shumë se një metër të larta.

 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano

Gërmimet që çuan në zbulimin janë të një natyre novatore dhe kanë përfshirë profesionistë të ndryshëm që lidhen me arkeologjinë si: arkitektë, gjeologë, numizmatistë, ekspertë të epigrafisë, arkeologë. Nga siti arkeologjik ka dalë se sakrificat ndaj perëndive kanë qenë edhe të natyrës bimore.
Kushtet e vështira të dimrit në nëntor i kanëe ndërprerë gërmimet, të cilat do të rinisin në pranverë.
Gjatë dimrit do t’i kushtohet vetëm studimit!
60 ekspertë tashmë të ardhur nga e gjithë bota – po merren me studimin e thellë, dhe katalogimin.
8.11.2022 – Pershtati Jozef Radi

 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano
 I Bronzi di San Casciano
I Bronzi di San Casciano

Marre nga https://www.we-wealth.com/news/pleasure-assets/monete-francobolli/la-favola-di-riace-atto-ii-il-tesoro-bronzeo-emerso-a-san-casciano

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.