Aktiviteti letrar e publicistik i Shpend Sollaku Noé.
Vitae Shpend Sollaku – Noe
Shpend Sollaku – Noé; lindi më 3 prill të vitit 1957, në Lushnje nga një familje beratase, transferuar në Myzeqe për arësye politike. Është diplomuar në gjuhë e letërsi. Ka punuar si arsimtar në Çermë dhe gjimnazet e Lushnjes dhe më pas si themelues, drejtues dhe gazetar i gazetave të opozitës Ora e fjalës dhe Republika.
Ai ka qenë ndër pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ndër themeleuesit e Partisë Demokratike e asaj Republikane. Që nga viti 1992 jeton si azilant politik në Itali, ku ka punuar për gazeta e televizione të ndryshme italiane e amerikane. Ka shtetësi të dyfishtë shqiptaro-italiane.
Shpend Sollaku – Noé është aktiv edhe si përkthyes, veçanërisht nga shqipja, italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkëpunimi me shumë revista letrare ndërkombëtare. Veprat e tij deri tani janë përkthyer në 21 gjuhë kryesore dhe janë shitur në rreth njëqind vende të botës. Për t’u shënuar veprimtaria në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, sidomos të emigrantëve dhe në veçanti të të burgosurve dhe të azilantëve politikë.
Librat e tij të fundit: Abysses-Voragini, Barcodes-Codici a Barre, si dhe Antologitë në shqip, italisht, frëngjisht, spanjisht e anglisht, të botuar në SHBA, kanë arritur të kenë një prestigj ndërkombëtar.
Sapo ka botuar me sukses në Itali (Romë) romanin “Il confine della nebbia”, (Kufiri i mjegullës), ambientuar në Beratin e viteve ’80 e ’90.
Shpend Sollaku – Noé ka nisur të shkruajë që në fëmijëri e të botojë që në moshën 14 vjeçare, në gazetat Shkëndia, Drita dhe Zëri i rinisë si dhe në revistën Nëntori.
Midis librave kryesore të tij përmenden:
Mëzat e kaltër – Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1987;
Il regno del proibito – Itali 1995;
Applaudire Caligola – Firence, Itali 1997;
Un posto a piedi per Galilea – Raguza, Itali 1999-2000;
La Colombia dei Balcani – prozë investigative, Itali 1994;
Il secolo breve – prozë investigative, Itali 1994;
Abysses – Voragini – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2009;
Barcodes-Codici a Barre – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2010;
Piramidi in frantumi – antologji, italisht, SHBA 2011;
Es hora de andar Sócrates – antologji, spanjisht, SHBA 2011;
Se réveiller au fond du précipice – antologji, frëgjisht, SHBA 2011;
Pantheon in Blackout – antologji, anglisht, SHBA 2012;
Atdheu i tjetrit – shqip, antologji, SHBA 2011;
Il confine della nebbia – roman, italisht, Romë, Itali 2012.
Ka bashkëpunuar ndër të tjera me këto organe shqiptare e të huaja:
“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione”, “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, “Dielli – The Sun”, “Fenix”, “VOA”, “Elite”, “Standart” etj
Citime rreth veprës së Shpend Sollaku Noè-së:
“Vepra e Sh.S. Noè-së mund të përfshihet e gjitha në fillin e zi të traditës europiane që shkon nga Marionettetheater i Kleistit tek Teatro della crudeltà të Artaudit e më tej. Kjo vepër mund të radhitet, madje në mënyrë të ndryshme, me krijimtarinë e një brezi të tërë poetësh (Brodskij, Milosz, Herbert, Kancev), të cilët, ashtu si Noè u shtërnguan të braktisin atdhetë që nuk mund të shuanin etjen e tyre për liri…”
C. Cottardi, C. Diddi, Presidentë Kombëtarë të Amnesty International, Romë, prill 1995.
“Një pëzierje eksplozive akuzash, sarkazmash e sulmesh ndaj atij që ai (Noè) e quan komunizëm i maskuar… Mund të duket subjekti i një romani të Kunderas o Grossmanit, por ankthi i realitetit kthehet në dramë njerëzore me fjalët e këtij autori…”
Gazzeta di Parma, qershor 1992.
“Një intelektual i huaj i trapiantuar me sukses në Itali…”
Il Messaggero, janar 1996.
“Një penë therëse që shkruan në një italishte perfekte…”
“Alto Adige”, shkurt 1996.
“I aftë të shkrijë formulat e ndërtuara nga tradita, i aftë të revizionojë botën e domethënieve…”
Firenze Libri, 1997.
“Një shkrimtar që ka brenda vullkanin; një art për të cilin do të flitet gjatë…”
Attilio Bertolucci, poet, 1999.
“Shpend Sollaku Noé është një intelektual i madh poliedrik…”
Floriana Gavazzi, gazetare RAI, Radio Due, 2002.
“Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse…”
Stelvio Mestrovich Wotninsky, shkrimtar, poet e kritik, 2010; nga parathënia e librit “Abysses-Voragini”.
“Mare Nostrum: një poemë thellësisht njerëzore, e regjur në dhimbje, ankth, rebelim…”
Paolo Chiozzi, Universiteti i Firences.
“Kurrë sʼkam lexuar një poemë kaq të bukur, por ngjethëse; kaq të ngjeshur me lirizëm, por të hidhur dhe plot helm; kaq të vërtetë, saqë të vjen të rilexosh, menjëherë pas kësaj, Shkrimet e Shejnta; kaq të përditshme, saqë të vjen të kesh nostalgji për të kaluarën; kaq shpuese e therëse saqë të vjen të veshësh dorashka para se tʼa shfletosh…”
Stelvio Mestrovich Wotninsky, 2010, nga parathënia e librit “Barkodë”.
“…Nuk rrodhi kurrë gjak i mirë midis meje e sovranëve… Autori i këtyre vargjeve, Shpend Sollaku Noé, shkruan një poesi civile, me retrospektiva në histori e mitologji, por për tʼu kthyer gjithmonë në bashkëkohoren dhe problemet e sotme të një bote të populluar nga tiranë, xhelatë, banka të kthyera në perëndi… Në qendër të veprës së tij është raporti midis fuqiplotëve dhe individit, midis fuqiplotëve e intelektualit…”.
Marco Rizza, “Alto Adige”, Tetor 2010.
“Romani Kufiri i mjegullës i Shpend Sollaku -Noé-së, shkrimtar, poet e përkthyes shqiptar, alternon momente të ashpra e ironikë. Një tension i fortë udhëheq lexuesin nëpërmjet historisë së beratasve Oresti që gërshetohet mjeshtërisht me ngjarjet e mëdha historike…”
Franz Giordano, RAI, qershor 2012.
“Vepra e Shpend Sollaku Noé-së, renditet përkrah letërsisë europiane që në dhjetë vjetët e fundit ka përmbledhur dëshmi me vlera absolute nga veprat e Marai, Pahor, Bettizza, Brodskij e Herta Myler. Në faqet e shqetësuara e të rrjedhshme të prozës së tij Shpend Sollaku Noé prek, me një stil të magjishëm, arësyet më të thella të humanizmit e të shpirtit dhe këtu romani i tij arrin një frymëmarrje të jashtëzakonshme.”
Giuseppe Marchetti, kritik letrar, Gazetta di Parma,2013.
Faqe zyrtare e autorit: www.shsnoe.com
4 janar 2015
(përgatitur nga redaksia për librin e ardhshëm në shqip)
Kam lexuar të gjitha shkrimet dhe statuset që publikon herëpashere Shpendi, pasi librat që ka shkruar nuk ka qenë e mundur që ti kem!
Në këtë shkrim Jozefi ka bërë një përmbledhje të kujdesshme të asaj çka është Shpendi dhe të asaj që ka shkruar. Nje shkrim kompleks me shumë dimensione. Pikërisht ky është dhe mendimi im personal për Shpend Sollakun:
Një njeri shumëdimensional!