back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Albanologu Robert Elsie ofron 75 incizime dialektore të shqipes

Gazeta

Robert Elsie 2013
Robert Elsie 2013

Albanologu Robert Elsie

ofron 75 incizime dialektore të shqipes

Albanologu Robert Elsie
ofron një faqe në internet
me 75 incizime dialektore të Shqipërisë.
Nga këto, 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg,
deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit,
dhe 29 janë nëndialekte të jugut.
Albanologu me këtë punë titanike,
duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90,
dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes,
jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Në një faqe interneti,
Elsie për herë të parë ofron regjistrime audio
në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet

Shpërndarja e Dialekteve të Shqipes...
Shpërndarja e Dialekteve të Shqipes…

Një burrë nga Drishti kujton luftën partizane, gjuha është shqipe, dialekti geg, e regjistruar në vitin 2010 nga albanologu Robert Elsie dhe Artur Metani; tjetër zë, gruaje, sjell jetën e izoluar në male, në zonën e Thethit, regjistrim afro 4 minuta; gjakmarrja tregohet në anën tjetër të pajtimit, një i ri, Valentin Lokthi jep historinë si pajtohen familjet në hasmëri, e bukuritë e vendit të tij, regjistruar në 2013; çdo tregimtar i Shkodrës do të të njohë me humorin, e ikonën e qytetit sidomos në rrëfimet e diktaturës, është një 40-vjeçar që ka lënë gjurmë në regjistrimin e 2008… janë 75 incizime zërash shqiptarë, që përfshijnë të gjitha dialektet dhe nëndialektet në Shqipëri. Nga këto 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut, të variantit tosk. Është albanologu Robert Elsie me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofrohen regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet.
Edhe pse dialektet shqiptare janë zakonisht reciprokisht të kuptueshme për dëgjuesit, Elsie shënon se dallimet rajonale, që rrjedhin kryesisht nga zhvillimi historik i gjuhës, mund të jenë thelbësore, dhe mjaft interesante. Albanologu na ofron një hartë me regjistrime të njerëzve që flasin një gamë të gjerë të dialekteve të shqipes. Studiuesi ndan se disa prej këtyre individëve janë folës të mirë të dialektit, të tjerët janë regjistruar në mënyrë të rastësishme për të dhënë një ide se si përdoret shqipja moderne, në mënyra të ndryshme. Dy format themelore, siç thekson albanologu, të pranuara universalisht për dialektin modern të shqipes janë: veriorë shqiptarë apo gegë, e folur në veri të lumit Shkumbin që kalon përmes Elbasanit në Shqipërinë Qendrore; forma jugore shqiptare ose Tosk, që flitet në jug të lumit të Shkumbin. “Për fat të keq nuk ka marrëveshje të plotë për çdo klasifikim të mëtejshëm dialektor edhe pse dialektologë kryesore si Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Agnija Desnickaja, Shaban Demiraj dhe Bahri Beci kanë dalë me skemat kryesisht të ngjashme”.
Bazuar në studimet e mëparshme, Elsie thotë se propozon në këtë rast atë që e konsiderojnë si një sistem pragmatik, për kualifikimin e saktë për dialektet shqiptare, edhe pse lexuesi duhet të mbajë mend se për shumë dialekte lokale, fjala përfundimtare mbi këtë temë ende nuk është shkruar.
Njerëzit me të cilët ka realizuar incizimet duket se albanologu nuk ka pasur ndonjë specifikë duke përfshirë mes tyre njerëz të thjeshtë, fermerë, barinj etj., të cilët qenë mahnitur nga një i huaj, i cili u afrohej, dhe u kërkonte për t’u regjistruar të folurit e tyre, pa asnjë arsye të dukshme.“Është për të shpresuar se rezultatet e mbledhjes së regjistrimeve do të përdoren në mënyrë të veçantë nga dialektologët, por për të gjithë që kanë interes në gjuhën shqipe”, shkruan Elsie në tekstin që shoqëron lëndën mbi regjistrimet në faqen e internetit.

Dialektet e shqipes dhe interferimi mes tyre
Dialektet e shqipes dhe interferimi mes tyre

Ai vëren se dialekti geg flitet në shumicën e Shqipërisë, në veri të lumit Shkumbin si edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë, po ashtu dhe në Arbanasi afër Zarës, në Kroaci. Pjesë e këtyre regjistrimeve janë dhe këto rajone.
Shënohet se nëndialekti i gegëve të veriut flitet në shumicën e rajoneve shqipfolëse në veri të lumit Mat. Këto përfshijnë Ulqinin, Krajën dhe Podgoricën në Mal të Zi, në rajonin e Shkodrës, Lezhë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Plavë, Malësi e Gjakovës, Lumë, Has, Kosovë dhe Preshevë.
Varianti perëndimor: flitet për rajonet në perëndim të një linje vertikale nga kufiri malazez-shqiptar, fillimisht poshtë kufirit midis prefekturës së Shkodrës dhe prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Thethin dhe Shalën në Dukagjin, dhe zonat në perëndim të tij, si Shkodër Lezhë, Malësia e Madhe dhe Mal i Zi. Varianti lindor: flitet në rajonet në lindje të një linje vertikale nga kufiri malazez poshtë kufirit midis Prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Nikaj-Mërturit dhe Pukës, dhe zonat në lindje të saj, si Gashi, Tropojë, Malësia e Gjakovës, Has Kukës, Kosovë dhe Preshevë,
Nëndialektet gegë flitet në Shqipërinë Qendrore, veriore në jug të lumit Mat dhe në veri të lumit Shkumbin, duke përfshirë Mat, Lurë, Peshkopi dhe më shumë nga Maqedonia perëndimore (Dibër, në Shkup dhe Kumanovë) si dhe Krujë, Tiranë dhe Elbasan.
Varianti Qendror: flitet në pellgun e brendshëm të lumit Mat, pjesë e Mirditës, Lurë, Lumë, Peshkopi dhe Maqedoninë perëndimore (në bregun e majtë të Drinit të Zi rreth Strugës), Dibër, Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Shkupi dhe Kumanova, ashtu edhe Kruja e Fushë Kruja.
Varianti perëndimor: flitet në shumicën e rajonit bregdetar nga gryka e Matit apo lumenjve Ishëm në grykën e lumit Shkumbin, përfshirë Durrës, Tiranë dhe Kavajë, si dhe zonat e brendshme të tilla si varg malor të Tiranës, Martanesh dhe Çermenika, Elbasan dhe në luginën e lumit Shkumbin.
Dialekti Tosk: flitet në shumicën e Shqipërisë në jug të Shkumbinit dhe në Greqi, si dhe në vendbanimet tradicionale të diasporës shqiptare në Itali, Greqi dhe Bullgari.
Elsie ndalet dhe në dialektin arkaik, që është në agoni të cilën e flasin 50 mijë deri 250 mijë folës, kryesisht njerëzit e vjetër, italo-shqiptarë, si variant arkaik i toskës së gjuhës shqipe që flitet nga 90 mijë folës në jug të Italisë që gjenden në fshatra të thellë malore në rajonin e Kalabrisë, Molisë, Puglias, Sicili, Abruzzi etj.

Ja linku http://dialects.albanianlanguage.net/
Marre nga http://www.faktinews.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.