back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Anatemat e viteve 1945-1983 kundra Gjergj Fishtës nga Leka Ndoja

Gazeta

At Gjergj Fishta (1871-1940)
At Gjergj Fishta (1871-1940)
Anatemat e viteve 1945-1983 kundra Gjergj Fishtës
nga Leka Ndoja

E. Hoxha: Ti {Tuk Jakova} i shtron çështjet si Mark Ndoja, që mbron edhe Fishtën. Patër Gjergj Fishta në poemat e tij mund të ketë vargje të bukura, po me pikëpamjet e tij ai është përfaqësues i klerit dhe i reaksionit në Shqipëri. (AQSH, AKQP, “Proces verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH, mbi çështjen e shokut Tuk Jakova, i ftuar dhe Bedri Spahiu. Datë, 2 maj 1955.)
***
Armiqtë e popullit tonë kanë pas ngritur në sistem ndjenjën e shovinizmit e të nacionalizmit të kalbur borgjez dhe tradhëtarët e spiunët si Gjergj Fishta e të tjerë, tërë jetën, e tyre kanë punuar të na ndajnë e të na armiqësojnë me ata popuj, me të cilët ne ishim vëllezër dhe që në ditët e para të luftës sonë u bashkuam me gjithë forcat tona. (E. Hoxha, Vepra 4, 8 Nëntori, Tiranë 1970, f. 413-414)
***
Komunistat kanë tretë eshtnat e: “Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzi-t, Mons. Bernardin Shllakut, Atë Gjergj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument.” (Imz. Zef Simoni, Persekutimi i kishës në Shqipni, Pakti, Tiranë 2014, f. 14 – AMPB, F. 1, D. 4739, Fl. 58, Akt Akuzë kundër Mark Ndojës si mbrojtës i veprës së Fishtës. dt. 24 dhjetor 1955. U dënua me 6 vite burg)
***
Fishta me satirat e tija nuk pin ujë përpara “Epopesë së Ballit Kombëtar”, të Shefqet Musarajt. (E. Hoxha, Vepra 6, 8 Nëntori, Tiranë 1971, f.190)

Kongresi i Manastirit Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër). Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid'hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim Zavalani (i Manastirit). Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.
Kongresi i Manastirit Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër). Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid’hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim Zavalani (i Manastirit). Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.

***
Të mos merremi me diskutime boshe për autorë reaksionarë si Fishta, Koliqi etj., por të vëmë në dukje vlerat e atyre që shkruajnë për popullin. (E. Hoxha, Vepra 6, 8 Nëntori, Tiranë 1971, f.191)
***
Fishta, i cili ka qenë shërbëtor i austriakëve, i italianëve dhe i Vatikanit dhe që më në fund vdiq akademik i Italisë fashiste. Fishta në veprat e tija nxit shovinizmin e popullit tonë në luftë kundër sllavëve. (E. Hoxha, Vepra 6, 8 Nëntori, Tiranë 1971, f.352)

Leka Ndoja (koment)
Kemi mbledhë Anatemat – kundër hartuesve të Alfabetit – për nji ekspozitë që hapet nesër në Manastir me 9 postere, pjesë të Dosjeve të Sigurimit, për Mit’hat Frashërin, Dr. Gjergj Dakon vra në spitalin e Burgut e motrat Qiriazi, familjet e Grigor Cilkës e të Sotir Pecit e tjetërsimin e vepres së At Gjergjit në monografitë e komumizmit.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.