back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Anmiqtë e gjuhës shqipe… Gjosho Vasia

Gazeta

 

Gjosho Vasija 2010
Gjosho Vasija 2010

Anmiqtë e gjuhës shqipe…

Gjosho Vasia – Mjeshtër i Madh i Humorit

Ka rà hana ndër bajama.
t’bijnë e vet po e thrret e ama,
“Çke moj bij që kjanë e fshanë,
kjanë e fshanë e vetllat vrànë?”

“Kjava e fshava moj lum nana,
se n’Shqipni ka kaq hajvana,
sa drejtora e profesora,
politikë e akademikë
që prap enden me nënbishten,
kur kërkojnë me tallë gegnishten…

Ja për shembull nipi i Rremit,
asht Rashiti i Alidemit,
nji filiz i atij haremit,
ka hy n’shkencë përmes karremit..
Rritè në fshat, diku mbas malit,
gjizë e misër, djalë mbas djalit,
me tri pula e ‘i kasollë,
injorant me dy klasë shkollë,
nji qyqàr deri në dry,
kurrë asfaltin pà me sy…

Po kur “xhaxhi” qiti zànë,
Proletarë eni n’Tiranë,
u nis Rasha me mend t’trasha,
edhe fill e u gjet te “Pasha”.
Me’jherè “Pasha” i preu kërthizën,
edhe tru ia futi prizën,
ia ngarkoj në zemër mnìnë…
“Dhe kur t’bajsh akademinë
me atë mnì me e pà gegninë!
Dije mirë i ç’thotë xhaxh Veri
se gegnishtja, asht si vneri,
asht rreziku që jep kleri.”
Po ti Shiti i Alidemes,
je si ai qeni përfund pemës,
leh sa t’duesh ti m’ata shokë,
por qebesa mbi kët tokë,
kurrë s’mbet shqipja me nji kokë.
Se gegnishten tonë letrare,
Zoti vetë në k’to Altare
e ka vue si gjuhë të parë,
ç’se ka lindë kombi shqiptar.
Kem Buzukun, njat farë zani,
a por Budi e Bogdani,
edhe qinda ka dashtë Zoti,
t’gjithë me vlerë sa Kastrioti,
Ndërsa ju jeni tërthorë,
jeni mjeshtra si gjaksorë,
po n’kulturë jeni kandila,
e do huta’ e do trishtila,
jeni t’gjithë Haxhi Qamila…

Ti Rashit shumë simpatik
porsi sorrë e varun n’fik,
por nuk je akademik,
për shqiptarët je anmik,
je vampir antipatik,
për kulturën anemik…
1993

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.