back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Antika – Motra e Bilal Xhaferrit i shkruan Kadaresë për vëllanë e saj!

Gazeta

Busti i Bilal Xhaferrit
Busti i Bilal Xhaferrit

Antika – Motra e Bilal Xhaferrit

i shkruan Kadaresë për vëllanë e saj!

“Shumica e kritikave janë bërë përherë nga e majta me të tërë mjetet e njohura të spekulimeve politike dhe insinuative: nxirje e jetës, goditje kundër socializmit, dykuptimësi, mohim i sukseseve, ndikim dekadent, dobësim i luftës së klasave, humanizëm mbiklasor, mëshirë ndaj armikut, etj. Shumë më rrallë ka qëlluar që goditja është bërë nga liberalët, por edhe në këtë rast ata kanë përdorur mjetet e dogmatikëve, njëlloj si njeri që merr hua armën e tjetrit për të dal në gjah. Dhe kështu ka ndodhur që letrari i deklasuar, ose i parë me sy të keq për arsye se ka bërë studime në Itali, ka qënë antari i partisë fashiste ose prift, të fajson ty për mungesë zelli revolucionar, për ndikim borgjez, ose për mëshirë kristiane. Një gjë të tillë bën p. sh.  shkrimtari B. Xh., i cili pas vështirësish të njëpasnjëshmë për shkaqe biografike (babai i tij ka qënë pushkatuar gjatë luftës si bashkëpunëtor i fashistëve), arrin të botojë librin e parë që pritet mjaft mirë dhe e bën autorin të njohur.

Ismail Kadare "Ftesë në Studio"
Ismail Kadare “Ftesë në Studio”

Mirëpo, ai nuk kënaqet nga kjo. Do të fitojë kohën e humbur, por si? Pasi mendohet gjatë, bën dicka të paparashikueshme. Në një plenum të Lidhjes sulmon egërsisht shkrimtarin I. Kadare. E fajson për dekadentizëm e revizionizëm (akuza tashmë të njohura kundër tij), por të paraqitura në forma më bindëse. Është e sigurt se, “në këtë shenjë” do të fitojë. Zgjon njëfarë simpatie në disa rrethe caktuara, por, meqenëse frytet e fitores nuk po i vijnë shpejt, kurse ai është i ngutur, bën një veprim të dytë të paparashikuar: arratiset jashtë shtetit. Pra nga i djathtë bëhet ultra i majtë, për t’u kthyer tek e djathta. Jashtë shtetit përpiqet të luaj rolin e disidentit, mirëpo, meqenëse talentin e ka më të pakët se ambicien, nuk arrin dot të bëjë gjë dhe ashtu, pa fat, duke u ngutur, vdes”.
Ismail Kadare: “Sulmi që më erdhi nga Bilal Xhaferri” “Ftesë në studio”, fq, 309

Motra e Bilal Xhaferrit - Antika
Motra e Bilal Xhaferrit – Antika

Z.Ismail Kadare…
Më së qarti duket se as vdekja e tim vëllai
nuk ua shoi dot kurrë urrejtjen.
Por ju z. Ismail Kadare, e keni quajtur veten:
shkrimtari i madh i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve,
ke shkruar në Shqipëri, në Moskë e tani edhe në Paris,
i ke përkthyer shkrimet e tua në 40 gjuhë të huaja të botës
dhe ende akoma Ju nuk e keni marr vesh
se në këtë botë të gjithë jemi kalimtarë ose mysafirë!?
(Erdhëm nga hiçi e hiç do të  jemi!)
Në cilin rresht të shkrimeve të tua të shumta,
ke shkruar ose ke cituar se ti je i pavdekshëm?
Ju z. Kadare vlerësimet tuaja i morët.
tani që bën jetë më luksoze nga shumë Shqiptarë,
tani që rroni nga dashamirësit e tu…
mos vallë ndodh e kundërta
që vërejtjet do t’i marrësh pas ikjes nga kjo botë?
Se Bilal Xhaferri i mori lavditë pas vdekjes… (së ngutur që bëri).

Bilal Xhaferri i mori lavditë pas vdekjes
Bilal Xhaferri i mori lavditë pas vdekjes…

Ai nuk vdiq duke u ngutur, sepse ai nuk synonte interesa vetjake,
ai nuk synoi çmime dhe vdiq pa i marrë ato,
ai synoi të vetmen: Shqipëri të lirë, për të cilën dha edhe jetën!
Çdo të bëhet me ju të tjerët vallë,(?!)
që ambicja ju ka pushtuar dhe ndjenjat njerëzore, ndjenjat patriotike e atdhetare?
Ju që nuk do arrini kurrë të merrni çmimin e synuar?
Vallë mos vdisni duke u ngutur?
Jo nuk do të doja të ndodhte kjo,
sepse unë nuk ju urrej, as pas vdekjes suaj nuk do vjell vrer,
unë nuk të kritikoj (e bëri tjetër kush këtë gjë),
unë as lavdërohem me ju, sepse unë kam vëllanë tim,
vëllanë e gjithë çamërve, vëllanë e gjithë Shqiptarëve.
Sepse ne krenohemi me nderin tonë e të kombit
për lirinë e të cilit ai dha jetën e tij…
Antika Hoxha
motra e vogël e Bilal Xhaferrit.

Marrë nga Muri i Fb i Bilal Xhaferri, 8 shtator 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.