back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Apollo 11 dhe misione të tjera”- Tregime – një libër i ri me autor Leka Ndojën shkruar gjatë Coronavirus

Gazeta

Apollo 11 dhe misione te tjera - Tregime nga Leka Ndoja
Apollo 11 dhe misione te tjera – Tregime nga Leka Ndoja

“Apollo 11 dhe misione të tjera”- Tregime

një libër i ri me autor Leka Ndojën shkruar gjatë Coronavirus

Tregimet e librit “Apollo 11 dhe misione të tjera” të autorit Leka Ndoja, përveç tregimit homonim kushtuar 50 vjetorit të zbritjes të parë të njeriut në hënë, janë shkruar gjatë karantinës . Libri përbëhet nga dy nënndarje Cikli Apollonik dhe Kronika të Pashkruara, ku përpunohen disa tematika tabu, të panjohura për lexuesin. Mjaft subjekte ishin projektuar më parë në trajtë sinopsesh, ose të përfshira në njësinë e Kronikave. Tregime si Zarfi me kordon të zi, Komplloti i Klubit të gazetarëve, janë ideuar gjatë përpunimit të evidencave dhe memories.
Shënimet mbajtur gjatë punës si gazetar televiziv në terren, para dhe gjatë trazirave të vitit 1997, por dhe gjatë luftës së Kosovës më 1999, kanë rezultuar të vlefshme në rimarrjen e disa ngjarjeve dhe situatave të krimit si në tregimet Beratoktoni Altin Dardha dhe Kollçikët e mbretit Gent lidhur me plaçkitjen e artefakteve ilire të Muzeut Arkeologjik të Durrësit më 1997-99.
Në programet narrative janë përfshirë koncepte të filozofisë, të studimeve dhe riteve të ndryshme, që nga ato të teologjisë, kërkimit e fantashkencës për gjetjen e elanit të jetës.
Një tregim fantastik dhe grotesk, është Perandoria Tung, marrë shkas nga pandemia, ndërsa Aktrimi i mbramë i Faustit, ka si subjekt krizën si devalorizim i artit, i disidencës dhe tjetërsimin e personalitetit përmes sekuencave së absurdit.
Procesi i punimit të këtyre tregimeve, krahas motiveve të memories, ku trajtohen subjekte të periudhës para vitit 1990, i ka dhënë neonarrativës, një ngjyrim dhe një regjistër stilesh. Libri përtërin skenat e siteve të tjetërsuara të memories së Tiranës dhe Shkodrës të viteve ’70-’80, si dhe shpirtin përfaqësues, bazuar në fenomenologjinë e kohës si triní.
Disa tregime, ndonëse shtrihen mbi kronotopi të përfytyruara, janë ndërtuar mbi koncepte mitike dhe filozofike. Shfaqja e interteksteve të Shën Agustinit, Hegelit, Heideggerit, Paul Ricoerit, Le Goff-it nuk arrin deri aty sa të zhvendosë intrigën nga caku artistik.
Libri “Apollo 11 dhe misione të tjera”, është libri i katërt në prozë i Leka Ndojës, mbas romanit autobiografik të memories Motel El Salvador shkruar më 1997, me temë zhvilluar mbi kampin e internimit të ishullit të Zvernecit dhe botuar më 2002, librit me tregime Ajkuna në Shqipërinë Unite botuar më 2008 dhe romanit epiko-historik Patriarku Moreas, kushtuar kryengritjes së vitit 1596, të Athanas Moriotit në Himarë, nën suazën spanjole, botuar më 2017.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.