back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Arba Kokalari – Mbesa e Musine Kokalarit, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian

Gazeta

Arba Kokalari & Musine Kokalari
Arba Kokalari & Musine Kokalari

Arba Kokalari – Mbesa e Musine Kokalarit,

deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian

Eurodeputetja e parë shqiptare
e sapozgjedhur në Parlamentin Europian është Arba Kokalari.
Deputetja që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian
është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.
“Para disa minutave u publikuan rezultatet e zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Europian.
Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë.
Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian
duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.
Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë.
Arba Kokalari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986.
Ajo ishte mjafte aktive në Partine Moderate ku udhëhoqi rininë
dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.
Urime Arba, gëzuar shqiptarë kudo ku ndodheni”,
shkruan gazetari Astrit Gashi. Marre nga http://www.gsh.al/2019/05/27/
***
Shqipëria, do pasardhës kriminelësh.
Nuk ka vend, për pasardhës Kokalarësh….
Ermira Dine
Parlamenti Europian
Parlamenti Europian
Kur në vitin 2008 nisa studimet Master në Universitetin e Upsalës në Suedi, zgjodha për të jetuar në Stokholm si një qytet që të ofronte më shumë mundësi, (punë, qira më të lira sesa një qytet universitar si Upsala, etj.), dhe kalova një vit mrekullueshëm mes lagjeve periferike Rinkeby dhe Tensta. Në këto dy lagje, ku përqëndrimi i emigrantëve është tejet i madh, pata fatin të njihesha me familjen Koka, një familje mikpritëse dhe e ngrohtë nga Dibra, por edhe Dinçerët, një familje tradicionale turke. Mbresa këto që i ruaj të forta edhe sot.
Këto dy lagje dhe komunitetet e emigrantëve në Stokholm duket se do të vendosin shumë edhe mbi fatin e Arba Kokalarit, (mbesë e Musinesë, intelektuales së jashtëzakonshme dënuar nga regjimi komunist), në zgjedhjet për Parlamentin Europian që do zhvillohen në 25 Maj.
Javën e fundit, Arba, që renditet e gjashta në listën e Partisë Liberal Konservatore (Moderaterna) të kryeministrit Fredrik Reinfeldt, që nga Tirana u kërkoi votën bashkatdhetarëve në Suedi. Nga studiot e televizoneve, me shqipen e pastër të shqiptares së denjë, Arba garantoi që do të bëhet një zë-mbrojtës i mbarë shqiptarëve nëse do t’i fitojë zgjedhjet. Mes euroskepticizmit dhe një nacionalizmi të dëmshëm në rritje në vendet e BE-së, një eurodeputete me origjinë shqiptare do të bëhej zëri ynë më i fuqishëm në agjendën e integrimit.
Arbës i duhet dhënë mbështetje maksimale nga rreth 50 mijë shqiptarët nga trojet që përllogaritet se jetojnë në Suedi (kryesisht në jug të vendit). Këto vota do t’i forconin njërin krah Arbës, e cila ka kërkuar mbështetje edhe nga komunitetet e tjera të emigrantëve në Suedi.
Përmes një interviste për agjencinë turke të lajmeve “Xhihan”, Arba u tregua e mençur duke iu drejtuar edhe komunitetit turk që jeton në vendin skandinav që të votojnë për të. Turqit, që tok me turqit e Bullgarisë, numërohen rreth 150 mijë në Suedi, janë joshur nga fjalët e Arbës se do të jetë mbështetëse e fortë e çeljes së derës së BE-së për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë përkrahje e konfirmon edhe mbështetja e pakursyer e deputetiti turk në Parlamentin suedez, Sedat Dogru.
Me daljet publike të javës së fundit, e reja me origjinë nga Gjirokastra do të fitojë jo vetëm mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe atij turk në Suedi, por edhe mbështetjen e komuniteteve të tjera që shohin tek Arba shembullin e përsosur sesi një e “sojit” të tyre, pra një e huaj, integrohet e ka sukses në shoqërinë suedeze.
Por, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Arba tashmë e ka fituar një betejë. Atë në Tiranë. Teksa në një intervistë televizive e pyesnin përse zgjodhi të merrej me politikë, ajo shprehej modestisht me togfjalëshin që sot në Shqipëri e cilësojnë si idiotësi me okë: “sepse jam idealiste”. Kur e thumbonin për ngjyrën e flokëve dhe fytyren engjëllore dhe sa e kishin ndihmuar të ngjiste shkallët e karrierës në partinë e djathtë në Suedi, Arba i vinte gishtin kokës si për të treguar se është vlerësuar vetëm dija e saj dhe asgjë tjetër.
Ishte pikërisht idealizmi që e nxiti Arbën të bashkohej me forumin rinor të partisë së të moderuarëve, partia e parë e qendrës së djathtë që ka ardhur në pushtet në Suedi që pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, bazuar në një garë meritokracie ajo fitoi edhe epitetet e një ylli në ngjitje në politikë. Arba ka qenë për tri vite këshilltare për Politikat e Jashtme dhe Europën e Ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt. Të mos harrojmë, pavarësisht ndonjë dritëhijeje të këtij personazhi (ekziston një kabllo e Wikileaks-it ku Bildt shprehet se urren kroatët dhe shqiptarët), ishte Suedia e Bildtit ndër të parat vende që njohu shpalljen e pavarësisë së Kosovës, thuajse dy javë pas 17 shkurtit historik. Ishte po ashtu Carl Bildt, Ministri i Jashtëm i parë që zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovën e post-pavarësisë. Edhe në këtë rast do të ishte e tepërt të ngrinim qoftë hijen e dyshimit më të vogël se ka qenë fati që e ka ndihmuar 27 vjeçaren të nisë rrugëtimin e saj në politikë me kaq këmbë të mbarë.
Le të ndalemi për një çast e të pyesim veten sinqerisht se ku do të ishte Arba sikur të jetonte në Shqipëri? A do ta ndihmonin studimet dhe puna e jashtëzakonshme e saj për t’u bërë pjesë e skenës politike? Nëse dëshironi, mund ta shtrojmë pyetjen edhe ndryshe: A do të përpiqej Arba idealiste të bëhej pjesë e politikës thellësisht pragmatiste, uzurpatore të gjithçkaje, e pak ose asfare idealiste shqiptare? Sido që ta drejtoni pyetjen, përgjigjia do të ish njëlloj: “Ti vajzë nuk bën për politikë; je shumë e ndershme…; shumë idealiste…; në politikë duhet ta mashtrosh, gënjesh, të dish ta “dredhësh”, etj. etj. Shqip e shkurt, sot e gjithë ditën, je një e marrë“.
Arba Kokalari - Parlamentarja e Pare shqiptare ne Europarlament...
Arba Kokalari – Parlamentarja e Pare shqiptare ne Europarlament…

Sikur Arba…

Xhafer Rakipllari – 26 Prill 2014

Sikur Arba të punonte në administratën shqiptare pas ndërrimit të pushtetit, shefi i saj me diplomë që shkëlqen “kristal” do t’i thosh: “As që më intereson që ke mbaruar në Stokholm”. E Arba me urtësi do t’i gjegjej: “Ty ndoshta nuk të intereson zotëri, por detyrës së cilës unë i shërbej e vendit tim iu intereson shumë”. Arba mandej do thyhej, do kish dhënë dorëheqjen e do të ish larguar. Bash kështu i ngjau edhe një studenti të diplomuar në Harvard e kthyer për të kontribuuar në Shqipëri para do muajsh.
Sikur Arba të vendoste një ditë të linte Suedinë, familjen e saj dhe të vinte të angazhohej me politikë në Shqipëri atëherë do të fillonin thashethemet: “iku prej andej se ka probleme familjare…; se është e dhënë pas meshkujve…; se Shqipëria është xhungël dhe bëhet para e madhe. Afërmendshëm”. Zot na ruajJ! Ja, thuajse kështu i ndodhi një politikani që erdhi nga Perëndimi, rritur e formuar atje, vetëm sepse i prishte punë dikujt atje lart.
Arba është rritur në Suedi. Aty nuk të vlerësojnë nga sytë e bukur e fytyra engjëllore. Aty nuk të sulmojnë për ndershmëri. Aty s’mbush kopertina revistash e kryetituj gazetash kur je servil i shefit-xhelat i miletit, por kur ke diç për të thënë. Ndaj të marrim pak kohë për të reflektuar dhe ta falenderojmë Arbën që i bëri shqiptarët për vete me idealizëm, jo sharlatanizëm. Ta falenderojmë që na kujtoi edhe një herë Samiun e fjalët e tij të hidhura: “Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe”. Ndoshta të kuptojmë edhe psenë. Që shqiptarët në vendin amë shpenzojnë energji duke u marrë me thashetheme, vogëlsira e duke luftuar me njëri-tjetrin. Shqipërinë bëjmë sikur e duam të gjithë, shoshoqin e urrejmë.
Marre nga Tirana Observer
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.