back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Arrestimi dhe vrasja e Prek Calit – nga Agustin Miraka

Gazeta

Legjenda e Maleve Prek Cali
Legjenda e Maleve Prek Cali

Arrestimi dhe vrasja e Prek Calit

nga Agustin Miraka

Figuron replika në “Rapsh te Hotit” ndërmjet të lidhurit Prenk Calit edhe komunistit horr e të pabesë, Mehmet Shehut, por ajo kurrë nuk u ka ardhë për mbarë historianëve komunistë lakej të “diktaturës” ta përmendnin…
I tha Mehmeti: “E more Prenk Cali, të pat ardhur dita ta mbyllje historinë tënde me shkronja ari po të ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?” I përgjigjet trimi legjendar burrnisht: “Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit ia kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë.
Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit.
Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku (Bikaj), u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pëllumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalët e fundit: “Poshtë komunizmi!” Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali.
.
Prek Cali mes kelmendasve
Prek Cali mes kelmendasve
Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndëshkua përsëri. Këta janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit… Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundun në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka). Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të dënuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “Nuk shkohet n’Parajsë me shpinë dhe me sy t’mbyllun…” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkye pullat e këmishës dhe u tha: “Kështu vdes shqiptari!”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “Rrnoftë Shqipnia! Rrnoftë populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë!”
.
Marrë nga muri i Agustin Miraka 10 prill 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.