back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Artefakte të Panjohura gjetura në Zhilivode të Vushtrrisë – nga Fahri Xharra

Gazeta

Artefakte të Panjohura gjetura në Zhilivodv të Vushtrrisë
Artefakte të Panjohura gjetura në Zhilivode të Vushtrrisë

Artefakte të Panjohura gjetura në Zhilivode të Vushtrrisë

nga Fahri Xharra

Në fshatin Zhilivodë të Vushtrisë (Në mes të kishës së Strofcit dhe Zhilivodës) janë gjetur artefakte shumë të lashta, për të cilat mendoj se me siguri i perkasin “Kulturës së Vinçës” – 7000 vjeçare, e ndoshta edhe më herët.
Historia e jonë është nën dhé, por duhet ta zbulojmë dhe të flasë shqip.

Harta e shtrirje së Kulturës Pellazgjike e quajtur e "Vinçës"
Harta e shtrirje së Kulturës Pellazgjike e quajtur e “Vinçës”


Ja se çka shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçës: “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët, ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Artefakte të gjetura në Zhilivodv të Vushtrrisë
Artefakte të gjetura në Zhilivodv të Vushtrrisë

.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit – M. Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan… “Qytetërim të Vinçës”, sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.

Artefakte të gjetura në Zhilivodv të Vushtrrisë
Artefakte të gjetura në Zhilivodv të Vushtrrisë

.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim – dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët – ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX – M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të “Albanesische Studien”, në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahni arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.