back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Arti i Ndaluar”, – 154 veprat e para që ndaloi regjimi komunist nga Admirina Peci

Gazeta

154 veprat e para që ndaloi regjimi komunist
154 veprat e para që ndaloi regjimi komunist

“Arti i Ndaluar”, – 154 veprat e para që ndaloi regjimi komunist

nga Admirina Peci

Kjo listë, ku renditen mbi 154 libra dhe periodikë në gjuhën shqipe,
rezulton të jetë e para listë zyrtare e dokumentuar deri më sot,
ku regjimi komunist i porsainstaluar në Shqipëri,
shpallte në mars 1948 autorët dhe veprat që i ndalonte rreptësisht
dhe urdhëronte heqjen e tyre nga çdo librari e bibliotekë
në çdo kënd të Shqipërisë.
Vendimi ishte marrë në Gjykatoren Popullore të Tiranës,
duke i cilësuar këto vepra të përkohshme si të dëmshme për shoqërinë. Vendimi i Gjykatës u botua në gazetën “Bashkimi”
në numrin e 27 të marsit 1948, dhe është dokumenti i parë
me të cilin nis ekspozita “Arti i ndaluar në Shqipëri 1945-1990”
e hapur në ambjentet e “BunkArt” në fund të muajit dhjetor
në kuadër të festivalit të artit të ndaluar (FAN).
Ekspozita nga është shkëputur dokumenti fakton përmes dokumenteve
dhe fotografive ndalimet dhe censurën në letërsi,
publicistikë, teatër, kinematografi, etj nga 1945-a deri në 1990-n.
Festivali i Artit të ndaluar është një iniciativë e Qendrës ura,
e mbështetur nga AMSHC, dhe është konceptuar si një gërshetim
i ekspozimit me dëshmi, rrëfime, dhe histori konkrete rreth autorëve
dhe veprave të ndaluara në vitet e diktaturës.

Në linjën e ekspozimit veç ekspozitës dokumentare fotografike, u ekspozuan për herë të parë 16 partiturat e festivalit të 11-të,, të cilat në fillim të viteve 2000 ishin dorëzuar në Arkivin e shtetit nga kompozitori Tish Daija, i cili i ruante që nga viti 1972-1973, kohë kur festivali u dënua. Po ashtu u ekspozuan edhe rreth 30 ekzemplarë të librave të ndaluar gjatë viteve të regjimit komunist, marrë nga fondet e bibliotekës kombëtare.
Sa u takon dëshmive dhe rrëfimeve, festivali i artit të ndaluar solli për gjashtë mbrëmje rresht gjahstë tema kushtuar këtij arti: Një mbrëmje kushtuar festivalit të 11-të, një mbrëmje kushtuar At Gjergj Fishtës, një mbrëmje kushtuar Mitrush Kutelit, një mbrëmje kushtuar Martin Camajt e Arshi Pipës, një mbrëmje kushtuar censurës në shtypin e shkruar dhe një mbrëmje kushtuar autorëve të huaj të ndaluar.
Duke nisur nga sot, gazeta do të sjellë për lexuesit dëshmitë, dokumentet dhe faktet më interesante që u shpalosën në këtë festival, duke e nisur pikërisht me dokumentin që fakton të parën listë zyrtare të shpallur nga regjimi për veprat dhe autorët e ndaluar. Interesant është fakti se kjo listë, e cila vlen të studiohet në imtësi, nis me një vepër të Fishtës “Amerika” dhe përfundon po me Fishtën, “Vallja e Parizit” duke shtuar në mbyllje të saj, se janë të ndaluara edhe “të gjitha veprat e At Gj. Fishtës si Anzat e Parnasit, Gomari i Baba Tasit, etj”.
Sjellim me poshtë këtë listë të zbardhur sipas botimit në gazetën “Bashkimi” me datë 27 mars 1948, si dhe faksimilen e saj.

Gjergj Fishta (1866-1940)
Gjergj Fishta (1866-1940)

Dokumenti i zbardhur E shtunë, 27 mars 1948

Gjykatorja Popullore e Tiranës vendos heqjen nga qarkullimi të librave e të përkohshmeve të dëmshme për shoqërinë
Gjykatorja Popullore e Tiranës vendosi të hiqen nga qarkullimi një sasi librash e të përkohëshmesh të dëmshme për shoqërinë. Ky vendim aplikohet në gjithë Shqipërinë.

Librat e të përkohëshmet në fjalë janë:

– At Gjergj Fishta, Amerika (Botim i veçantë për Ballkanin).
– Kristo Floqi, Administrata ose e drejta sundimore.
– D. Ndre Zadeja, At Fulvio Cordignano në gjyq.
– Piro Floqi, Bajram Curri (Vjershë).
– Mehdi Frashëri, Arben lajmëron.
– Mehdi Frashëri, Hylli i Dritës.
– Mehdi Frashëri, Aventurat e Tom Miksit.
– Mehdi Frashëri, Aveniri i Shqipërisë.
– Skënder Guri, Antologji dashurije.
– Hamit Gjylbegaj, Agimet e fillozofisë.
– Sotir Paparisto, Bojskautizma.
– Pjetër Gjini, Besniku.
– Bendo Shapërdani, Çudi me Zotin.
– Bendo Shapërdani, Çupat e Vançit.
– Hamit Gjylbegaj, Cikrime Fillozofije.
– Shefqet Dauti, Çeta e të treve.
– Buffallo-Bill, Cila ka qenë Sadije Zogu.
– Buffallo-Bill, Çeta e Tigërve.
– Vasil Xhaçka, Ç’duhet të dijë çdo i ri.
– Prof. Lorenzini, Çështja agrare Shqiptare.
– Mark Çuni, Çudija e ligjëratës.
– Luigj Thaçi, Doktrina fashiste e shpjeguar popullit.
– Luigj Thaçi, Don Gjon Vata, prift me kobure.
– Kristo Floqi, Djelmërija shpresë e s’ardhmes.
– Kristo Floqi, Drejt një politike shoqërore ekonomike.
– Hamid Gjylbegaj, Drita e së vërtetës.
– Alen Bernard, Djali i Myftisë.
– De la Grande, Ditët e prapme të Jeruzalemit.
– A. Mille, Dashuri në Hong-Kong.
– Kristo Floqi, Dëshmorëty e rilindjes.
– A. Diery, Dy të vdekur në një qivur.
– F. M. Angoni, Dora e Fatit.
– Mikel Zevako, Doktrina e madhe.
– Mikel Zevako, Dashnorët e Venedikut.
– Hasan Kaloshi, Dedektivi.
– Hasan Kaloshi, Detyrat e komandantit.
– Jani Gjëmbi, Dashurija e Anmes moderne.
– Terenc Toçi, E drejta ndëshkimore.
– I. B., E vërteta mbi ndodhjen në Spanjë.
– Hamit Gjylbegaj, Flutura ndër lule.
– Pjetër Gjini, Fletorja e Klerit Katolik.
– Pjetër Gjini, Fashizmi.
– Pjetër Gjini, Fjalimi i Patër Anton Harapit.
– Pjetër Gjini, Fjalimi i Kontit Çiano.
– Pjetër Gjini, Flamuri i shënjtë.
– Pjetër Gjini, Frushullime.
– Terenc Toçi, Gramatika Italisht.
– Lumo Skëndo, Gijom Telli.
– Ernest Koliqi, Gjurmat e Stinëve.
– Bendo Shapërdani – Vasil Alarupi, Gesa prej Rugove.
– Conan Doyle, Gjarpëri me pika.
– Conan Doyle, Gracka e vdekjes.
– E. Vallace, Gruaja e katër katrorët.
– D. Dumas, Gjakmarrja e kusarit.
– P. Gjon Shllaku, Hylli i Dritës.
– P. Gjon Shllaku, Historija flet kështu.
– Vill Durant, Herojtë e mendimit.
– Fiqiri Llagami, Hitleri.
– Historija dhe psikollogjia e fashizmit.
– Historija politike ushtarake.
– Dhimiter Fallo, Harun-el Rashit.
– Mitrush Kuteli, Havadan më havadan.
– Dr. Kristo Dako, Hyrja në historinë e Shqipërisë.
– Kristo Dako, Jeta dhe veprat e Zogut.
– Java (revistë).
– Piro Floqi, Kosova e lirë.
– Hamit Kokalari, Kosova djepi i shqiptarizmës.
– Fulvio Corgignano, Këshilla nga Nëna Mbretneshë.
– Fulvio Corgignano, Kush janë Jezuitët.
– Mehdi Frashëri, Koka e Ali Pashës.
– Ramo S. Frashëri, Kriza dhe bota.
– Pjetër Gjini, Këngë të reja.
– Pjetër Gjini, Kurtha e Dashurisë.
– Teki Selenica, Kalendari Shqipënija e ilustrueme.
– “Hylli i Dritës”, Kulturë kundër kulturës.
– Aqif Domini, Konferenca patriotike për djelmoshat.
– Hamid Gjylbegaj, Kunora e Lavdisë.
– “Hylli i Dritës”, Letër e hapur e Hilë Mosit.
– “Meshtari Shqiptar”, Kombësija e Klerit Katolik.
– Vasil Xhaçka, Kalendari enciklopedik.
– Nexhat Hakiu, Kënga e gjakut.
– Ernest Koliqi, Kushtrimi i Skënderbeut.
– Prej Irineut, Lordi Listër.
– Prej Irineut, Libra Feta e kl. I, kl. II, kl. III, kl. IV, kl. V.
– Mit’hat Frashëri – Përkthim, Maksime.
– Mit’hat Frashëri, Liga e Prizrenit.
– P. Anton Harapi, Ligjëratë.
– P. Gjergj Fishta, Libër i pëvjetshëm.
– P. Gjergj Fishta, Lahuta e Malsis.
– De Monfe, Maska e zezë.
– Pjetër Gjini, Malsori në Paris.
– Villy Forst – T. Zavalani, Mazhurka.
– Dhimiter Fallo, Mata-Hari.
– Konan Doyle, Mbretëresha e Pareve.
– “Minerva” – revistë.
– G. Petroff, Mësuesi idealist.
– Mustafa Kruja, Mussolini.
– Lumo Skëndo, Mbi një udhëtim në Zvicër.
– A. Bernard, Misteri i Luvrit.
– Sh. Vendresha, Novella.
– Tajar Zavalani, Nogi.
– E. Wallace, Ndëshkimi i spiunit.
– Shaban Vranishti, Ndjenja e Malcorit.
– Nebil Çika, Njëmëndësija Shqiptare.
– Vangjel Koça – Nebil Çika etj., Neoshqiptarizma.
– Clifford Ralch, Nat Pinkerton, Njeriu i padukshëm.
– Fulvio Cordignano, Një tjetër filozof.
– Dhimiter Fallo, Një mijë e një net.
– Kristo Floqi, Një predikim mbi patriotizmin.
– Mis Durham – Selaudin Toto, Njëzet vjet Ngatëresa Ballkanike.
– Ernest Koliqi, Ugo Foscolo, Vjersha të zgjedhura.
– Mentor Sojli, Nisem.
– A. Marlaska, Një monument historik.
– Mehdi Frashëri, Një polemikë mbi kulturën greke në Shqipëri.
– Hubdard, Një mandat për gjeneral Gareia.
– J. N. At Ilia, Një përgjigje të shkurtër shkencës.
– F. Vokopola (Revistë), Njeriu.
– Dh. Beduli, Orthodhoksia.
– Krist Maloki, Oriental apo oksidental.
– Pjeter Gjini, Ora e dishërueme.
– Sh. Vendresha, Organizata e djelmërisë.
– Sh. Vendresha, Poezitë e Ali Asllanit.
– Hamid Gjylbegaj, Pasqyra e së vërtetës.
– Mehdi Frashëri, Problemet shqiptare.
– Lumo Skëndo, Pritmi i Shqipërisë.
– Ismet Toto, Platoni.
– Ernest Koliqi – Manzoni, Pesë Maj.
– “Drini” (revistë), Perëndija ka folur.
– A. Tennysen, Eno Ch. Arden.
– Kristo Floqi, Elementa të ekonomi-politikës.
– Fulvio Cordignano, Epopeja kombëtare e popullit shqiptar.
– Kristo Floqi, Qerthulli Politik.
………………………………………..
– KristoFloqi, Shkëndija.
– G. Progri, Shqipëria dhe bijt e saj.
– Lumo  Skëndo, Shkurtabiqi i verdhë.
– Dhimiter Pasku, Tri probleme në lidhje me Bankën Kombëtare.
– Ministria Arësimi, Triumfi i legalitetit.
– Ministria Arësimi, Te praku i jetës.
– Mehdi Frashërit – Tradhtia.
– Pjetër Gjini, Tridhjet e dyshi.
– G. Petroff, Ungjilli si bazë e jetës.
– P. Anton Harapi, Vlerë shpirtërore.
– Ernest Koliqi – U. Foscolo, Vjersha të zgjedhura.
– P. Frashëri, Viktimat e fatit.
– Ernest Koliqi – Ugo Foscolo, Vorret.
– V. Monti – Ernest Koliqi, Vjersha.
– Selaudin Blloshmi, Zëri i fronit.
– Fulvio Cordignano, Zëri i misionit.
– MustafaKruja, Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha.
– At Gjergj Fishta, Vallja e Parizit.

Dhe të gjitha veprat e At Gj. Fishtës si Anzat e Parnasit, Gomari i Baba Tasit etj.

Marre nga http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=335916

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.