back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Arti i të “dëgjuarit” – nga Emi Krosi

Gazeta

Emrije Krosi
Emrije Krosi
Arti i të “dëgjuarit”
nga Emi Krosi

Të dish të dëgjosh të tjerët, është art. Është arti i durimit.
Njerëzit kanë shumë histori apo “halle”. Por, shkruesit dinë si ti sendërtojnë, duke përmirësuar tekset me kumte estetikisht të bukura dhe të ndikojmë tek “dhimbja e tjetrit”. Duke ngulmuar tek bymimi apo narrativa rrëfimtare e realitetit të njëmentë, ne shqiptarët dallohemi herë cinikë, herë keqdashës, herë miqësorë, herë duke e “qëruar” lëkurën e fjalës “ne dhe tjetri”, “unë dhe ata”, sepse vetëm imja është e vërtetë, tronditëse, dhembëse, ajo e “huaja”, “e tjetrit” nuk është imja.
Fjala popullore, “lodër për kokë” por besoje, është e vërtetë. Është thikë dytehëshe, por dhe e pranueshme fjala popullore: “halli, hallit, nuk i ngjan” Apo, kur flitet shpesh se: “thuamë me kë rri, të them kush je!”, duket dikur themi: “tregomë hallin tënd, të them se kush je!”
Në këtë imazh rrëfimesh, tregimesh, hamendjesh dhe supozimesh, mes dilemash ndaj/ e për të vërtetën, poetët dhe prozatorët, kërkojmë të mishërojnë apo të “imitojnë, përmes shkrimit për të gjetur zgjidhjen, për të “mesmen e artë”. A ekziston vallë? Në ekzistencën tonë, të gjithë komponentët e gjithësisë, ajri, uji, zjarri, toka, janë mbulesa e Qenies nga në frymojmë dhe marrin eliksirin e jetës tonë, si qëllim të vetëm rritjen njerëzore dhe vazhdmësinë, pëmes shumë sentencave të jetës, që herë ngushtohet e herë zgjanohen, herë rritet e herë zvogëlohet, herë hapet e herë mbyllet, herë dritohet e herë errësohet, por jeta vazhdon. Rrëfimet për jetën njerëzore janë një univers i tërë, i pafund dhe i pacak…
I dëgjoj dhe shumë herë nuk kam tekst. Tekst, për të përshkruar dhimbjen dhe hallin, vuajtjen apo sakrificat. Kur vjen radha ime i them vetes: mjaft u ankove, ka hall përmbi hall. Dua t’ua lehtësoj, por si? Ndoshta edhe duke i dëgjuar, sa herë dhe ndihmuar.
Mirëmbetshi miq!

Dialektika dhe estetika e parasë
Me paranë nuk i kam mirë marrëdhëniet. Nuk e vlerësoj shumë atë. Jam “arrogante” dhe e nënvlerësoj atë. Teksa lexoja një shkrim rreth parasë, vlerësimit dhe estetikës së saj (nuk e dija se paraja ka estetikë), jetojmë duke mësuar, se paraja duhet “përkëdhelur”, “vlerësuar”. Po si?
Shumë prej nesh paratë, kartëmonedha i flakim, i shtypim, i zhubrosim, i palosim, i shtupojmë, i shukosim, i grisim, i trajtojmë si një leckë, kur vlera e saj është marramendëse. Ata që kanë para (milionerët dhe miliarderët kanë paranë virtuale ose bankare), por ne që mbajmë kartëmonedha kesh, i shtupojmë nëpër cepat e portofolit apo xhepat e çantave dhe rrobave, si lecka çimentoje. Por ja ç’thoshte shkrimi. Paratë, sidomos kartëmonedhat në kesh (kash) duhen të mbahen me kujdes, të rradhiten në portofol si në bankë, sipas prerjes apo madhësisë, që nga qindëshet deri tek mijëshet, duke u kujdesur që të mos thyhen dhe grisen etj.
Ata parellinjtë, ndaj quhen të tillë, se i “përkëdhelin” paratë, kurse ne të tjerët, thjesht i përdorim si shkëmbime për nevojat tona të përditshme. Mjafton, të kemi aq sa na nevojiten.
Por, kurrë nuk mjaftojnë.
Respekt për paranë!
©copyright Emi Krosi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.