back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Artisti i madh Abidin Dino… – nga Saimir Kadiu

Gazeta

Abidin Dino (1913 - 1993)
Abidin Dino (1913 – 1993)

Artisti i madh Abidin Dino…

nga Saimir Kadiu

30 vjet më parë,do të shuhej në Paris
Abidin Dino (23 mars 1913 – 7 dhjetor 1993)
Shqiptari Abidin Dino… regjizori Filmit të Famshëm “Goal”
për Botërorin e vitit 1966… – “Goal” (1966)

55 vjet më parë, më 30 korrik 1966, Anglia mundi në finalen e madhe RFGJ 4-2 pas kohës shtesë dhe u shpall Kampione e Botës.Për arsye të moshës (kam qenë vetëm 3 vjeç) nuk kam patur fatin ta shikoj live këtë botëror fantastik.
Por disa vite më pas do të ishte një film fantastik për këtë botëror të cilin do ta shikoja dhjetra herë tekinema “Dajti”.
Dhe yjet e 66-ës: Bobby Charlton, Bobby Moore, Jeff Hurst, Seeler, Beckenbauer, Eusebio, Haller, Jashin, Albert, Ratini etj. më dukeshin si fqinj që i takojaçdo ditë te kinema “Dajti”…
Filmi “Gol” do të bëhej një dashuri e madhe e brezit tim që luante “mendsh” për këmbëtopin…!
Por askush nuk e dinte që ky film dokumentar i jashtëzakonshëm kishte lidhje edhe me shqiptarët…
Një nga regjizorët e tij, ai më artisti, ai më fantazisti, ai më romantiku ishte me gjak shqiptar nga një familje e madhe shqiptare:
quhej Abidin Dino…
Abidin Dino vizatoi një numër skicash të shpejta të skenave në Londër në vitin 1966, në format A4 në përgatitje të dokumentarit “Goal! World Cup 1966”
Me regji nga Abidin Dino dhe Ross Devenish filmi “Goal”, fitoi Çmimin BAFTA për dokumentarin më të mirë për Kupën e Botës 1966.
Ka qenë një nga dokumentarët më të mirë të historisë së futbollit. Detajet fantastike të filmit janë të gjitha made in Abidin Dino…
Nuk ishte thjesht një film për futbollin, por përfshinte jetën, ndjenjat dhe botën e njerëzve që ndiqnin lojën magjike të topit.

Filmi "Goal" 1966 - World Cup
Filmi “Goal” 1966 – World Cup
Kush ishte Abidin Dino?

Dino ishte një nga mjeshtrat e pikturës moderne turke, më i madh piktor turk i shekullit XX.
Ka lindur në Stamboll, 110 vjet më parë, më 23 mars 1913, në një familje me origjinë shqiptare nga Çamëria.
Gjyshi i tij ishte Abidin Dino (lindur në Prevezë të Çamërisë në vitin 1843, dhe vdekur në Turqi në vitin 1906), Ministër i Jashtëm i Turqisë dhe një nga organizatorët e Lidhjes së Prizrenit. Një personalitet i madh i kohës… e njëkohësisht edhe themeluesi Bursës së Stambollit.
Babai i Abidin Dinos se ri ishte Rasih Dino (1865-1928), firmëtar i Pavarsisë më 28 nëntor 1912.
Në vitin 1913, Rasih Dino ishte kryetar i delegacionit të Shqipërisë së Ismail Qemalit në Londër në kohën e nënshkrimit te Traktatit të Londrës, i shoqëruar nga Mehmet Konica dhe Filip Noga.
Ky delegacion i paraqiti kryetarit të konferencës, ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Britanike, Eduard Greit, vijën e kufirit shtetëror të viseve etnike shqiptare, një pasqyrë të hollësishme mbi përbërjen e popullatës që banonte krahinat që duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar.
Artisti i ardhshëm jetoi bashkë me familjen e tij në Zvicër dhe Francë deri në moshën 12 vjeç.
Më pas filloi shkollën e mesme amerikane “Robert College” në Stamboll, por u largua për t’u bërë piktor. Punoi si karikaturist dhe ilustrues dhe i përfshirë në projekte në Paris, Leningrad, Moskë, Kyiv (i ftuar nga kineasti i famshem rus Sergey Yutkevich, regjizori i ardhshëm i fimit Skënderbeu).
Dino projektoi gjithashtu Pavionin turk për Panairin e New York-ut në 1939.
Pas luftës ai nuk parapëlqehej nga politika turke e kohës… u internua në Turqinë juglindore dhe më pas me ndihmën e miqve të tij emigron në Paris, ku jetoi deri në vdekjen e tij, në vitin 1993.
Mik i ngushtë i personaliteteve të tilla si Picasso, Gertrud Stein, Tristan Tzara, Nazim Hikmet, Jashar Qemal, Max Ernst etj.
Para katër vitesh isha për një vizitë pune në Stamboll. Shfrytëzova rastin edhe për të parë disa librari të famshme të qytetit më të rëndësishëm turk, midis të cilave edhe librarinë e famshme Denizler Kitabevi në Beyoglu, sidomos për librat e vjetër, hartat e shekujve të kaluar, gravurat, vizatimet e piktorëve të mëdhenj turq apo fotografitë e të madhit Ara Guler…
Krenari e veçante kur librashitësi shumë i kulturuar përmendi “arnautin” Abidin Dinon si piktorin më të madh dhe më të rëndësishem turk të shekullit XX…
Nga fisi Dino kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të si dhe deputet në parlamentin grek.
Motra e tij Lejla Dino ishte kryetare e Shoqatës së Grave shqiptare të diasporës që do t’i shkruante letër gruas së presidentit Ëilson për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.
Vëllai tjetër Ahmet Dino ishte një nga vallëzuesit modernë më në zë të Zvicrës në kohën e vet.
Në atdheun e të parëve të tij, në Sarandë, ka një rrugë që mban emrin Abidin Dino. Por nuk dihet është për gjyshin apo për nipin… (mendoj që është për gjyshin. Nipin nuk e njohin).
Përkthyesi i njohur Jusuf Vrioni (nga nëna) ishte kushëri i afërt i Abidin Dinos. (gjyshërit janë vëllezër).
Të dy personalitetet u takuan me njeri-tjetrin në Paris në tetor 1992.
Dino vdiq më 7 dhjetor 1993, në spitalin Villejuif në Paris. Trupi i tij shtrihet në varrezat Asiyan në Stamboll.

Marrë nga muri i FB Saimir Kadiu, 28 dhjetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.