back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Prill, 2025

At e Bir…!! refleksion nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj
At e Bir…!!
refleksion nga Kazanova Aliaj

Lazër Radi, ati, biri dhe shpirti i shenjtë e madhështia e tij njerëzore dhe intelektuale e shpirtërore si njeri dhe si krijues buronte nga shpirti i tij i fuqishëm, gjeneza dhe inteligjenca e tij e trashëguar mbeten një model që e mbijetuan ferrin e diktaturës.
Të gjithë këta tregues njerzorë mblidhen bashkë në një të vetme që asht fisnikëria me kompleksin e tij njerzor të fuqishëm, për të përballue atë periudhë diabolike të shpërbërjes së një vendi si Shqipëria, që luftoi në shekuj për të mos humbur lirinë dhe identitetin, por fati i kishte caktue më të keqen pjesë të historisë së kombeve dhe të individit të shpërbërjes në mënyrën më tragjike nga një diktaturë e egër, që katërcipërisht e bani kët vend modelin më fatkeq të kombeve përreth.
E në këtë vend jetoi dhe mbijetoi një njeri si Promete, që nuk mundi diktatori dhe diktaura ta lidhnin e ai me potencialin e tijë njerëzore e besimin në Zot i fali lirinë e tijë të vërtetës fjalë e fuqizoi atë e pas një Golgota të gjatë, prodhoi pa ndal atëhere dhe vazhdon dhe sot të dhurojë art me fjalën e tij të lirë e të vërtetë. Potenciali i tij njerëzore e si krijues i rrëzoi muret e katakombeve, e përtej tyre e sfidoi diktaturën e mbolli pemën e tij njerzore dhe prodhimtaria e tij shtohej sa herë ndrronte viti e ndrronin stinët, Radët vazhdojnë të prodhojnë edhe më shumë vlera.

Lazer e Jozef Radi / Muret e Muzgut
Lazer e Jozef Radi / Muret e Muzgut

Ky asht realiteti i tyne produktiviteti i mjeshtrit Lazër Radi e vazhdimësinë e vlerave të tija, e vazhdon i biri i tij, ashtu me atë ritëm me ato vlera të shtuara, që gjeneza e tyre i fuqizon e dhurojnë vepra pafund me të vërtetën fjalë, për të ushyer brezat me vlera dhe jo me dogma, për të jetuar si qytetarë të lirë e jo si individ pa principe, por si qytetarë me vlera për një të nesërme progresive. Radët nuk ndalen, ata tashmë kanë një mision të shenjtë janë një burim ku kushdo ndalet e shuan etjen e purifikon vehten nga toksinat e dogmave të diktaturës, por dhe qartësohen nga vërtetësia e fjalës së lirë dhe artistike të binomit Lazër e Jozef Radi, ku ka liri vërtetësi e dashuri njerëzore, për veten jeten dhe atdheun. Një burim njerzor natyral, ku prioritet asht e vërteta ashtu si Zoti e ka falë…!
E sot Lazër Radi ka një përkujtimore të shenjtë e dedikimi i të birit asht një riepilog njerëzor ku dhimbja dhe vlerat e të jatit bahen bashkë e njerzorja sublimon të vërtetën e tyne e i biri përulet me devocion para vlerave dhe vuajtjeve të babait të tij, që s’e thyen, por e naltësuan si njeri e si krijues dhe e sfidoi diktaturën me vlerat e tij pa urrejtje, por me dashurinë e fuqishme të tij, i hapi rrugë e vazhdimsisë krijoi kopështin e jetës së tij dhe fuqizoi vazhdimësinë e vlerave njerëzore e sot i biri i dhuron ato kohë pas kohë, për të fal të vërtetën dhe fjalën e lirë e të fuqishme artistike, që asht domosdoshmëri ne formimin e subjektivizmit të gjeneratave në procesin e qytetërimit tek individi tek familja e formimit të një shteti të vërtetë e të qytetnueme.
Një dedikim njerzor i të birit për të atin i thjeshtë i vërtetë e plot emocion njerëzor, pa i shpërfillë vuejtjet dhe qëndresën e përbashkët, për të mos humbur vlerat e tyre nën diktaturë e lartëson qëndresën e të jatit dhe personalitetin e tij sfidues, që fuqizon të vërtetën e përjashton gjithçka për të shkuar drejt saj.

Lazër Radi e Jozef Radi 1996
Lazër Radi e Jozef Radi 1996

E kam lexuar dedikimin e Kipling, për të bijën, “Ne mundsh”, por asht në raporte të tjera sociale dhe shpirtërore dhe asht vlerë, por dedikimi i Jozef Radit asht një përkushtim për mbijetesën e vlerave e sfidën shpirtërore të të atit, që superoi ferrin e dhuron vlera e këtu ndryshon raporti, por mund të shkruaj me koshiencë të plotë si krijesë e lirë, që e dua fjalën e vërtetë me vlerat e sajë, nëse bota e vlerësoi Kipling, shqiptarët duhet të ndalen e të lexojnë Lazër Radin se çmimet nuk kanë për ta vlerësuar atë se diktatura vazhdon, e s’ka çmime këtu s’ka akoma qytetërim, por të ndalen e të prekesh fjalën e lirë dhe vlerat e sajë të çojnë drejt të vërtetës, që këtu mungon. Se madhështia e fjalës së tijë të vërtetë e të lirë, asht krijue mbi dhimbjen, dashurinë dhe lirinë e një krijuesi, qe nuk ju dorzue diktaturës e sfidoi atë dhe vazhdimësia e tij asht fjala e lirë etalon i paqes që nuk asht e lehtë të arrihet në këto kushte. E nëse premio Nobel ju dha Kipling me një dedikim për të bijën në raporte të një shteti me të drejta ligjore, unë quej Lazër Radin një premio të fjalës së lirë në një vend ku liria e fjalës akoma vritet dhe nuk ka ligje, për ta mbrojtur atë dhe vlerat e tij, për të cilat shoqëria ka shumë etje. Dedikime të këtij niveli si të birit për të atin, këtu nuk ka pasur në gjatë kohë se, etërit e diktaturës pollën bijtë bastardë që e fuqizuen diktaturën e sot e një komb i tërë jeton në një kaos që vetëm Zoti e di si do ta sjellë në vijë kët popull të çoroditun, që vetëm ikën e ikën e kjo tragjedi duhet të ndalet me forcën e fjalës së vërtetë e ligjeve të vërteta, që ky vend mos të shpërbahet e që andrra e këtyne njerëzve të fuqishëm atdhetare, të bahet realitet. Ja pse unë ndalem tek Lazër Radi si para një tempulli dhe lexoj herë pas here duke shpresue se atë që ai dishronte dhe unë dhe të gjithë ne që quhemi shqiptarë, të kem një atdhe të vërtetë dhe jo një burg ku asht burgosë liria dhe fjala e lirë…
Ishte një e veçantë ndjesi për mua dhe leximeve të mia dhe i jam mirënjohese Radëve, që krijimet e tyne nuk janë vetëm art po dhe mision në këtë vend që sundon anarshia… dhe le të shpresojmë që fjala e lirë shpejt të ketë ligjet që e mbrojnë dhe fuqizojnë atë ashtu si e donin ky model si Lazër Radi dhe ato krijimet e tije,veprat e tije pa fund të cilat ai shkroi, për njerëzit e lirë edhe pse nuk jam një auditor i akademisë, kështu vërtetësisht e refuzoi atë akademi që nuk mundet të njohë këto vlera, për të cilat qytetari dhe kombi ka etje. Mirnjohje Radit, atë e bir për një mision kaq njerëzor e me vlera si ky!
Marrë nga muri i FB Kazanova Aliaj, 19 Janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen