At Lekë Luli* në 80 vjetorin e masakrimit
nga Kastriot Dervishi
Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” e vrau dhe e dogji At Lekë Lulin.
80 vjet nga ngjarja makabre e shkruar nga vetë kriminelët e kuq.
Më 16 korrik 1944, At Lek Luli udhëtonte nga Kastrati i Malësisë së Madhe, për në Tropojë, për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët e justifikuan vrasjen sikur ajo ndodhi për shkak se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve…!!”
Partizani, vrasësi kryesor e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër ndaj At Lekë Lulit:
“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit, Abaz Kupi, që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës, e për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL, për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit, Patër Lekë Luli, u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur…”
Lekë Luli (Kastrat, 1908 – 16 korrik 1944) – frat françeskan, veprimtar i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtar i Lëvizjes së Legalitetit. Kleriku i parë i vrarë nga komunistët.
Marrë nga Muri i Fb Kastriot Dervishi, 16 korrik 2024