back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

At Vinçens Malaj dhe Kuvendi i Arbenit mbajtë në Mërqi – nga Leka Ndoja

Gazeta

At Vinçenc Malaj, Kuvendi i Arberit 1703
At Vinçenc Malaj, Kuvendi i Arberit 1703

At Vinçens Malaj dhe Kuvendi i Arbenit mbajtë në Mërqi

nga Leka Ndoja

Vinçens Malaj në periudhën e studimit në “Propaganda Fide” në universitetin e Urbanos për teologji dhe në Universitetin La Sapienza të Romës, (1966-1973) bashkëpunoi kryesisht me revistën Shêjzat. Ai fitoi gradën doktorit të shkencave në filologji me studimin Concilio Nazionale Albanese del 1703, (Kuvendi i Arbërit) ku kishte udhëheqës të temës Prof. Ernest Koliqin. Më pas u emërua famullitar në Tuz, ku zhvilloi një aktivitet të dendur fetar dhe studimor duke marrë pjesë në konferencat shkencore sidomos në Kroaci dhe Mal të Zi, dhe duke mbrojtur kulturën etnike nga shtrembërimet në atë kohë të rretheve kulturore-studimore të Jugosllavisë. Përveç veprës “Kuvendi i Arbënit – 1703”, ai bëri kërkime në fushën e muzikologjisë e ikonografisë skënderbejane dhe mblodhi folklor nga trevat etnike shqiptare në Mal të Zi sidomos kangë të ciklit të kreshnikëve.
Në Kroaci mori pjesë në konferenca shkencore ku trajtoi çështjet e bashkëpunimit të Republikës së Raguzës me shqiptarët.

At Vinçenc Malaj (1928-200)
At Vinçenc Malaj (1928-2000)
Kuvendi i Arbërit 1703

Ishte vepra e jetës së Malajt, e udhëhequr nga Koliqi është vlerësuar si një nga studimet themelore të albanologjisë, duke nisur që nga kërkimi i burimeve të panjohura më parë të Arkivës Sekrete dhe Bibliotekës së Vatikanit dhe arkivave të tjera përveç burimeve të tjera bibliografike (44 f.) metoda shkencore e drejtimit të studimit e bëjnë këtë vepër autentike dhe të shkallës më të mirë ekdotike. Studimi është shoqëruar në marrjen e doktoratës së Malajt edhe me një material 400 faqesh të veprës së transliteruar të Kuvendit të Arbërit.

Kapitulli i parë: Inkuadrimi i Koncilit Kombëtar Shqiptar i vitit 1703, përfshin pasqyrën letrare, politike dhe kushtet kulturore-fetare të kohës (fq. 1-37),
Kapitulli i dytë: Vizita apostolike e mons. Vinçenc Zmajeviq [Arqipeshkëv i Tivarit] dhe thirrja e Koncilit në Mërqi, (f. 37-178) trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të studimit, botimin e akteve të Koncilit në latinisht dhe shqip, përmbajtja e Koncilit shqiptar, njoftime mbi ritet dhe zakonet në tekstin e Koncilit. Grafia dhe ortografia e teksteve dhe vëzhgime gramatikore janë pjesa më e gjerë shkencore e librit ku analizohen njësi të veçanta e të përgjithëshme të gjuhës së kohës së Koncilit të arbërit.
(Pjesë nga teza e doktoraturës: Leka Ndoja – Letërsia Shqipe e Emigracionit 1945-1990 – Universiteti i Tiranës 2014)

At Vincens Malaj, Leka Ndoja, regjisori Ymer Bala - Kuvendi Franceskan - Tuz 12 qershor 1996
At Vincens Malaj, Leka Ndoja, regjisor Ymer Bala
Kuvendi Franceskan – Tuz 12 qershor 1996
Plagjatura ndaj Vincens Malajt

Studimi i Vinçens Malajt, “Kuvendi i Arbënit 1703” i dorëzuar nga Dr. Vincens Malaj për botim dhe çensuruar nga shtëpia botuese Rilindja, Prishtinë, sipas akuzës së At Vinçensit, u ritematizua ne fushën e studimeve gjuhësore nga një tjetër studiues, Rexhep Ismajli duke u vu në qarkullim po nga Sh.b. Rilindja.
Sipas pohimit të drejtorit të Shtëpise Botuese Nazmi Rrahmani, dorëshkrimi u shfrytëzu pa etikë nga recensuesit, ndonëse nuk iu miratu për botim për pasojë edhe leja e botimit. Studimi i At Vincens Malajt “Kuvendi i Arbenit” u botua vetëm në vitin 1998, në Kosovë. Integralisht studimi ishte korpusi i doktoraturës mbrojtë në Universitetin e Sapiencës nga At Vincensi nën udhëheqjen e Prof. Ernest Koliqit 700 faqe studimi dhe transkriptimi i veprës së Zamajeviqit dhe Radojës.
Përveç Kosovës me anën rrjedhjes së dorëshkrimit të pabotuem të At Vincens Malajt të Shtëpisë Botuese “Rilindja” prodhimi letrar i diasporës u shfrytëzua edhe në Shqipëri. Instituti i Historisë shfrytëzoi nënsistemin e diasporës përveç tematologjise së At Zef Valentinit edhe studimet e bizantologut Babinger.
Tematizimi i romaneve ideologjikë Lindje-Perëndim ishte me emblematiku në romanin me metaforën fshatareske “Mërgata e Qyqeve”.

Marrë nga muri i FB i Vrethee Linka, 16 janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.