back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ato ishin Pesë! – nga Stefan Basko

Gazeta

Stefan Basko
Stefan Basko
Ato ishin Pesë!
nga Stefan Basko

Fëmijë të vegjël të lagjes shkonin përherë te kisha katolike, por gëzimi më i madh ishte kur Ditën e Pashkëve, murgeshat na jepnin vezë të pikturara kaq bukur me ngjyra ngjyra… dhe ndonjë ëmbëlsirë…
Por gëzimi ynë më i madh ishte kur çdo pranverë te Kambanorja e Kishës Katolike, një çift lejlekësh që kushedi se nga vinin… bënin folenë aty!
Ata erdhën aty deri në vitin 1967…
Në vitin 1968, erdhën përsëri por kambanorja ishte prishur dhe ata nuk i pamë më!
Barbarët shkatërruan dy kishat e lagjes tonë por kurrsesi familjet ortodokse e katolike të lagjes, të cilat nisën në fshehtësi të plotë t’i bënin të gjitha ritet fetare!!!
Ne shkëmbenim rregullisht vizitat në familjet katolike po edhe ata tek ne!!
Rinia komuniste me Frontin demokratik u sulën si të terbuar dhe në pak kohë kishat e lagjes tonë si Ortodokse dhe ajo Katolike… ishin nën urdhërat e huliganëve që dogjën ikona e vodhën ç’të mundin!
Për pak orë ne pamë barbarizmat… dhe ulërimat histerike… ndaj Papu Andon Leskos dhe murgeshave aq të dashura për gjithë lagjen tonë, të cilat jetonin te kisha katolike dhe gëzonin respektin e gjithë Vlorës!

Kaluan vite dhe kisha katolike… u kthye në Teatër Kukllash… deri në vitin 1991, kur Murgeshat e kishës katolike, që bënin të gjitha shërbimet fetare te një dhomë e vogël ngjitur me godinën e kishës, u ngritën dhe me guxim kërkuan hapjen e kishës katolike të mbështetura edhe nga banorëtce lagjes, të cilet asnjë moment, me gjithëë terrorin që ekzistonte nuk i braktisën!! Shumë njerëz asaj kohe gjenin mundësinë dhe u bënin një vizite atyre dhe me aq sa mundnin i ndihmonin!
Lagja kishte nga familjet më fisnike të Vlorës… komshinjtë si z. Niqi Mitro, nëna e mjekut Lefter Mitro, Dr. Toli, Familja Pici, Kedhi, Curri, Dema e mjaft të tjera që nuk më kujtohen u rrinin afër atyre, ndoshta dhe me rrezik për kokën!
Por dhe ato përhapnin kulturë dhe edukatë tek të gjithë, ato kishin një disiplinë dhe rregull të paparë, nga duart e tyre dilnin qëndisje fantastike!
Ato ishin të kulturua dinin shumë mirë italisht dhe mjaft familje vlonjate me guxim i çonin fëmijët te murgeshat, te cilat i edukonin e u mësonin edh gjuhë të huaja!
Ato ishin Pesë Murgesha aq të dashura e të kulturuara sa jo vetëm lagja jonë, por e gjithë Vlora i respektonte!
I kujtoj të gjitha për dashurinë dhe kulturën që falën te vlonjatët…
E madhja ishte Madre Tereza, e dyta suor Agustina, që merrej me guzhinën, e treta suor Cecilia që bënte vizitat në shtëpitë e besimtarëve… Ajo ishte nga Kakariqët e Shkodrës… dy të fundit ishin vajza xhaxhai mes tyre suor Julia dhe Nacja!

Ditët e para të rihapjes së kishës katolike në Vlorë
Ditët e para të rihapjes së kishës katolike në Vlorë

Në fotografi! – Janë ditët e para të rihapjes së kishës katolike… pothuaj të gjithë janë banorë të lagjes e rrugicave vërdallë!
Janë tre murgeshat, prifti katolik skocez… ne krah të suor Nacjes… jane Aurora Pici, Efedra Basko, im ate, Marjana Dema dhe Dr. Tol Beltoja! Në krahun tjetër në të majtë: Llamba Papalilo, Landa Pici, Margarita Pici dhe në qendër në të majtë të Priftit organizatori dhe drejtuesi kryesor i Caritas Vlora, Prof. i matematikës Luigj Pici!
Të paharrura murgeshat e kishës katolike Vlorë… që përhapën dije dhe kulturë te vlonjatët!

Marrë nga Muri i FB Stefan Basko 28 Maj 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.