back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Aty ku s’jepet drejtësi nuk ka përparim! Klodi Stralla (fb)

Gazeta

Uli Henes - Bajern Munchen
Uli Henes – Bajern Munchen

Aty ku s’jepet drejtësi nuk ka përparim! Klodi Stralla (fb)

Çeshtja Uli Hënes… dhe Drejtësia Shqiptare!!!

“Pas diskutimesh me familjen, kam vendosur të pranoj vendimin e gjykatës së Mynihut në lidhje me dënimin tim për evazion fiskal. Kam instruktuar avokatët që të mos apelojnë, duke marrë kështu përsipër çdo përgjegjësi personale. Evazioni, ishte një gabim i madh në jetën time, pasojat e të cilit duhet t’i paguaj unë. Veç të tjerash, detyrat e mia si president i Bajernit ia kam dorëzuar menjëherë bordit supervizor për të shmangur çdo dëm që mund t’i shkaktohet klubit.
Puna që kam bërë gjatë gjithë jetës në shërbim të Bajernit do të jetë aty. Do të mbaj lidhje me këtë klub dhe njerëzit pranë tij në çdo formë të mundshme për sa kohë të jem gjallë, përgjithmonë…
Miqtë e ngushtë dhe gjithë tifozët e Bajernit i falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen që më kanë dhënë!”.
Kjo ishte deklarata për shtyp e presidentit të Bajernit të Mynihut, ish futbollistit legjendar të ekipit kombëtar gjerman dhe klubit të Bajernit të Mynihut të viteve ’80, 62 vjeçarit Ulrich (Uli) Hënes. Nepërmjet një letre emocionale, të publikuar në faqen zyrtare të klubit, ku ai deklaroi vendimin për t’u dorëhequr nga drejtimi i klubit dhe njëkohësisht për ta pranuar dhe mosapeluar vendimin e gjykatës.
Gjyqtari i çështjes për evazion fiskal në Gjykatën e Mynihut, Rupert Heidl, ditën e enjte në orën 14:00, pas 4 ditëve shqyrtim mori vendimin përfundimtar për Uli Hënesin: “…deklarimin fajtor, për evazion fiskal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burg…!”
Ky skandal u zbardh për shkak të marrëveshjes së qeverisë gjermane me atë zvicerane, ku çdo llogari e shtetasve gjermanë në Zvicër do u dërgohej autoriteteve të Gjermanisë. Një ndër viktimat e kësaj marrveshje ishte dhe Uli Hënes. Presidenti i Bajernit u gjykua për 3.5 milionë euro evazion fiskal, që vinte nga fshehja e dy llogarive bankare në Zvicër. Por, në gjykatë ai pranoi se shuma shkonte në 28.46 milionë euro.
Ai pagoi direkt 10 milionë euro taksa dhe 5 milionë euro si garanci, si dhe bëri vetëdenoncim sipas rregullave të ligjit gjerman…

Uli Henes dhe Gjermania Kampione 1974
Uli Henes dhe Gjermania Kampione 1974

Shumë kuptimplotë qe edhe reagimi i opinionit publik gjerman në lidhje me ngjarjen:
Presidenti i Ligës, Raubal: “Puna dhe dora e artë e Uli Hënesit për futbollin gjerman nuk shuhen kurrë. Ato do të qëndrojnë në jetë të jetëve. Sjellja e tij me financat ka qenë e gabuar, çka e pohoi edhe vetë…”
Kryetare e Komisionit të ligjeve, Renate Kynast: “Burgu, pa lirim me kusht ishte i pashmangshëm; pa dyshim që gjykata s’kishte si të vendoste ndryshe për këto shuma marramendëse. Para ligjit janë të gjithë të barabartë…”
Ministri i Financave, Peter-Jurgen Shnajder: “Shteti i së drejtës tregoi që nuk ia lejon vetes të ndikohet nga statusi i të pandehurve. Ky vendim tregoi se sa e rëndë ka qenë situata dhe ky skandal…”
Bosi i Hamburgut, Jarhov: “Unë nuk jam jurist dhe të gjitha këto nuk mund t’i paragjykoj dhe kundërshtoj. Por, uroj që për një burrë si Hënes të bëhen përjashtime dhe lehtësime, sepse është njeri human…”

Kur lexoj këto lajme pa dyshim mendja më shkon tek Shqipëria jonë.
Është e pamundur të përparojë një vend i zhytur në korrupsion por pa të koruptuar…; një vend me gjykata, po ku mungon drejtësia…; një vend ku në krye të institucionit ku bëhen ligje gjendet një hajdut…; në krye të qeverisë, një i akuzuar për dhjetra afera të pahetuara…; në krye të opozitës një i akuzuar që i shpëtoi drejtësisë pse kishin kaluar afatet e hetimit…; një vend me një prokuror “eunuk”, me shërbim inteligjent “memec”, me një polici të drejtuar nga sharlatanë, me një Kontroll të Lartë Shtetëror inekzistent apo me një ILDK qesharake…
Çështja “Hënes” na dha një model sjelljeje, si për ata që japin drejtësi ashtu edhe për ata që e respektojnë drejtësinë…
Në se duam të përparojmë duhet të ndjekim shëmbuj të tillë.
Marrë nga muri i fb Klodi Stralla 16 mars 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.